AKTUALITET

‘Uragani’ i qytetarëve vërshon në rrugët e Tiranës, rikthehen nga ‘Unaza’ në qendër

Piranjat Përditësimi i fundit 13 Qershor 2026, 23:42
‘Uragani’ i qytetarëve vërshon në rrugët e

Marshimi historik rrugëve të Tiranës po vijon me një varg kilometrik qytetarësh që hedhin thirrje, parulla kundër qeverisë dhe kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama edhe në ditën e 14-të të revoltës.
Pas fjalimeve para kryeministrisë ka nisur marshimi tradicional nga bulevardi tek Bashkia, Kuvendi dhe më tej “Rruga e Elbasanit” dhe më tej “Ali Demi”, “Policia e Shtetit”, zona e “Brrylit”, “Rruga Bardhyl”.

Më tej duke ndjekur itinerarin e “Unazës”, deri te QSUT “Nënë Tereza” protestuesit ndoqën itinerarin drejt “Medresesë” duke pushtuar edhe një tjerë rrugë me tubimin paqësor. Pastaj u kthyen drejt “Rrugës së Dibrës” për të dalë drejt qendrës së Tiranës me thirrjet “Shqipëria e shqiptarëve”, “Shqipëri etnike”, dhe “Rama jepe dorëheqjen”.

Nga aty kanë dalë te “9-Katëshet” për t’u rikthyer aty ku e nisën, në sheshin “Skënderbej”. Qytetarë, të rinj dhe përfaqësues të diasporës kanë “pushtuar” plotësisht këtë aks të rëndësishëm rrugor, duke bllokuar totalisht qarkullimin e automjeteve dhe duke e kthyer zonën në një tjetër pikë të revoltës.

Thirrjet kryesore kanë qenë, “Revolucion”, “Shqipëri e re”, “Rama jepe dorëheqjen”, “Ju erdhi fundi”, “pa rini nuk ka Shqipëri”, “Pelikanin Kaçurrel, do ta sjellim në Kuvend”, “Bojkotoni këta plehra”, “Çohuni nga kafja”, dhe “Këtu vendosim ne”.

Nuk munguan as thirrjet e ndryshme si “Poshtë patronazhistët”, por edhe ato patriotike “Shqipëri etnike”.

Për të 14-tën ditë më radhë mijëra qytetarë u mblodhën sërish në revoltën e tyre kundër qeverisë së Edi Ramës. Pas fjalimeve para kryeministrisë, qytetarët vijuan marshimin nëpër rrugët e kryeqytetit, ashtu sikurse edhe e kanë bërë tashmë traditë.

Edhe në këtë ditë të revoltës së tyre nuk munguan mesazhet e forta përmes pankartave. “Kur diktatura është fakt, revolucioni është detyrë!”, “Kur populli flet, revolucioni troket”, “Pa ndryshim të politikës nuk ka të ardhme”, “Kur të hyjë në BE, a do të na ketë mbetur Shqipëria?”, ishin disa nga mesazhet e tyre.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?