I biri hapi zjarr drejt policëve, nëna e Violand Braçellarit merret në pyetje nga autoritetet
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Një qytetar i është drejtuar redaksisë me një denoncim lidhur me një situatë që, sipas tij, po ndodh në zonë...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...

Ka ndërruar jetë ditën e djeshme në spitalin e Traumës në Tiranë, 58-vjeçari Jorgi Ajredini nga fshati Rëmbec i Maliqit, i cili prej ditësh ishte në gjendje kome. Ai u dërgua më datën 13 gusht në spitalin e qytetit të Korçës me plagë të rënda në kokë, por për shkak të gjendjes kritike ku ndodhej, u dërgua për mjekim më të specializuar tek Trauma, ku sërish nuk arriti do t’u mbijetonte plagëve të marra.
Policia e Korçës e referoi ngjarjen si një ngjarje aksidentale, ku dyshimet paraprake ishin që plagët e shkaktuara në kokën e 58-vjeçarit ishin nga goditja e kalit. Ndërkohë familjarët e viktimës kanë ngritur pretendime se ngjarja nuk është aksidentale, por kriminale. Sipas tyre, 58-vjeçari u gjet në një kanal pranë fushës së sportit të fshatit Rëmbec, me disa plagë në kokë, konkretisht në ballë dhe pas veshëve të viktimës. Një element që ngre dyshime është dhe një bisedë e shkurtër që i plagosuri ka pasur me njërin prej vëllezërve të tij, Agustin Ajredinin, të cilit i ka pohuar se e ka goditur një person i shkurtër nga Pogradeci. Ky ka qenë komunikimi i fundit i 58-vjeçarit me familjarët e tij, pasi gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua dhe ai ra në gjendje kome.
“Kam qenë në Rëmbec bashkë me vëllanë. U ndamë aty. E gjeta duke pirë ndonjë gotë te muzeumi, tek klubi. Vëllai mori kalin dhe shkoi ta lidhte në jonxhë, unë ika në shtëpi. Vjen kushëriri, më zgjon dhe më thotë: “Është goditur vëllai nga kali.” Shkuam 45 minuta para se ta nisnin në Tiranë. E pyeta vëllain dhe më tha: “S’më ka goditur kali, por një person nga Pogradeci.”. Shkova në Tiranë një ditë, të nesërmen e denoncova në Maliq. Çështja ishte shumë e rëndë. Ishte në gjendje kome, doktorët e ngritën lart, sepse ishte pak më mirë. “Më goditi,” tha vëllai, por s’qe i vetëdijshëm. Pastaj vajti prapë poshtë dhe e ngritën përsëri. Fundi ja ku është… Me pak fjalë e kanë goditur. Në vendin që duhej lidhur kali nuk ishte kali; ai duhej të ishte në jonxhë. Atij i bënë pritë. Kur tha “më goditën” tha edhe “një i shkurtër nga Pogradeci”. Këtë e tha vetë. Dua të vërtetën. Policia s’ka bërë asgjë”,– tha Agustin Ajredini, në një prononcim për mediat.
“Ngjarja ka ndodhur në fshatin Rëmbec të Korçës. E gjetën kushërinjtë tanë dhe e sollën në Korçë. U tha se e kishte goditur kali. Vëllain e gjetën të hedhur në kanal, në dy vende kishte gjak dhe 4-5 metra më larg gjetën vëllain. E sollën në Korçë. Në kohën që do ta çonin në Tiranë, vëllai tha që nuk e kishte goditur kali, por e kishte goditur një njeri nga Pogradeci. Doli gjak nga goja dhe nuk mundi të fliste dot më. Vetullën e kishte të çarë, pas veshit kishte goditje tjetër dhe në nofull gjithashtu. Kjo vërteton që nuk është goditje kali, sepse ka goditje në disa vende.
Këta djemtë që kanë dhënë deklaratat ishin të parët që e gjetën. Ka pasur një konflikt me një djalë nga Rëmbeci, ai u dënua dhe bëri burg. Ishte punë dashurie, ndarje familjare. Vëllait tim ia mori të shoqen ky djalë dhe e goditi me sopatë. Ngjarja ka mbi një vit e gjysmë. Nuk besoj të jetë i njëjti autor, por nga goditjet që pashë janë me sende të rënda, nga ato që pashë unë në spital në Tiranë. Në Tiranë ndenji 15 ditë në koma, mjekët thanë se ishte në gjendje të rëndë. Ekspertiza nuk na dha përgjigje, por prokurorisë së Korçës. Ne po e varrosim vëllain, por duam të zbardhet ngjarja. Nuk e ka goditur kali, 1000%”,– deklaron Ilia Ajredini, vëllai tjetër i viktimës.
Një tjetër dëshmi që ngre dyshime se 58-vjeçari është goditur me sende të forta, vjen nga daja i viktimës, i cili thotë se mjeku që e ka trajtuar në Tiranë, përjashton mundësinë që Jorgo Ajredini të jetë goditur nga kali.
“E çoi djali më përpara. Unë me vëllain e të ndjerit shkova në Tiranë dhe nuk dinin identitetin e nipit tim. Ia dhanë relacionin, infermierët thirrën doktorin. Kur vjen doktori thotë: “Çfarë u bë me këtë djalë? Çfarë e ke ti?” Unë i thashë: “E kam nip.” Ai e ka vëlla. “Si u aksidentua ky person?” tha doktori. Ishte e dyta herë që e kishin goditur këtë djalë; qëlloi i njëjti mjek që kishte qenë edhe herën tjetër kur e kishin goditur.
Vëllai tha: “Çfarë u bë këtu, kush e ka goditur?” Ne e informuam se policia e Korçës tha se e kishte goditur kali, por ai na tha se nuk e ka goditur kali, por është goditur me mjete të forta. U nxeh duke shtuar: “Ku është policia e Korçës, pse nuk vjen këtu?” Ne i kërkuam ta shohim, por mjeku na tha: “Nesër do t’ju kontaktoj.” Pas dy ditësh e pamë, ishte në gjendje të rëndë”,– shprehet Kostaq Kosturi, daja i viktimës.
Një ngjarje e rëndë tronditi Shkodrën pak ditë më parë ku 34-vjeçari Kristian Kola u ekzekutua me breshëri plum...
Kryekomisioneri i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi vazhdon përplasjet me kompaninë postare “DHL”, e cila fitoi tenderin për shpërnd...
Mëngjesin e sotëm, Shkodra u trondit nga një atentat me armë zjarri në një lokal pranë godinës së bashkisë, ku...
Zbulohet shkaku që çoi Nuredin Dumani me urgjencë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” mbrë...
58-vjeçari nga fshati Rëmbec i Maliqit ka ndërruar jetë ditën e djeshme në QSUT, pas 15 ditësh në gjendje kome. Jorgo...
Mëngjesin e kësaj të hëne Shkodra është zgjuar nga “krismat” e një atentati, i cili ka tronditur të gjith&...
Këtë të hënë Shkodra u trondit nga një atentat me breshëri plumbash pranë Bashkisë, ku humbën jetën dy ...
Një nga personat e plagosur në atentatin me armë zjarri që tronditi Shkodër mëngjesin e sotëm, Erogen Vaso (Brajoviç) ...
Shkodra u trondit mëngjesin e kësaj të hëne nga një atentat me breshëri plumbash që la pas dy viktima dhe dy të plagos...
Është zbardhur dinamika e atentatit që i mori jetën dy personave dhe plagosi dy të tjerë në Shkodër. Autori i dyshuar, ...