Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

Fitim Dumani, vëllai i Nuredin Dumanit, bashkëpunëtorit të drejtësisë që ka ndihmuar në zbardhjen e disa vrasjeve të bujshme në vendin tonë, ka folur për herë të parë lidhur me këto ngjarje kriminale. Sipas Fitimit, i cili vetëm pak kohë më parë është liruar nga burgu, vëllai i tij nuk ka qenë “ushtar” i asnjë grupi kriminal, por një vrasës i kontraktuar nga grupe të ndryshme kundrejt pagesës.
Fitim Dumani thotë për "MaShqip" me Flamur Vezaj se vëllai i tij ka informacione edhe për shumë ngjarje të tjera kriminale tronditëse që pritet të zbardhen në vijim dhe që do të sjellin arrestime. Ai shton gjithashtu se i penduari tjetër i drejtësisë, Erjon Alibeaj është një dëshmitar “kot”, pasi sipas tij, SPAK nuk ka pse ta përdorë, sepse ai vetëm ka dëgjuar dhe tregon me thashetheme ngjarjet.
Nga ana tjetër, Fitim Dumani tregon se vëllai i tij nuk donte të dorëzohej dhe po priste kirurgët nga Tirana për ta operuar, pas pritës që i bëri Suel Çela. Por e gjeti dhe e arrestoi policia përmes telefonit që Çela i kishte dhënë para atentatit. Sipas Fitimit, Nuredini pranoi të bashkëpunojë me drejtësinë pasi u tradhtua nga të gjithë shokët e tij dhe filloi të flasë, duke treguar pazaret, takimet dhe ngjarjet ku kishte marrë pjesë si autor apo bashkëpunëtor.
Ai ka folur edhe për tritolin në derën e banesës së motrave Nikolli në Elbasan, ku humbi jetën i riu Enea Thomaraj. Fitim Dumani thotë se tritoli është vënë nga Suel Çela për të dëmtuar Nuredinin, dhe për t’i hequr atij statusin e të penduarit të dreëjtësisë. Ai është shprehur i sigurt gjatë fjalës së tij se i shumërkërkuari Talo Çela është vrarë nga vellëzerit Hajdar e Franc Çopja në restorantin e tyre në Elbasan. Fitim Dumani thotë se Çopjat e vranë Çelën që ai mos të tregonte gjërat që dinte për ta.
PJESË NGA INTERVISTA:
Vezaj: Vetëm vëllai jot ka 13 vrasje të zbardhura.
Dumani: Nuk ke dëgju gjë akoma, prit se do shohësh edhe më. Në sa vrasje ka marrë pjesë ai…, ka një grumbull me dosje, se kur do zbardhen. Ushtar është ai që kërkon vrasjet, jo ai që i bën. Ne nuk kemi qenë kurrë ushtar i askujt.
Vezaj: Kur është hera e fundit që ke fol me vëllain?
Dumani: Para një jave, u takuam. Vëllai im i ka gjitha me fakte. Vëllai im nuk ka qenë ushtar i askujt. Talo Çela ishte shoku i ngushtë i vëllezërve të mi. E bënë atë që është, njeriun më të kërkuar në Shqipëri. Vëllai im nuk ka asnjë gënjeshtër. Kur ka tregu për vëllain e vet, nuk ka si gënjen për tjerët. SPAK nuk po bën drejtësi. Pse Erjon Alibej duhet të merrte statusin e drejtësisë. Erjoni nuk po bashkëpunon. Është dëshmitar kot.
Kush e vrau çunin e huaj në shtëpinë e vet? Pse se nxjerr SPAK. Vëllai im tani nuk hedh një tullë, jo më të vendosë tritol. Ajo vajzë nuk e ka taku vëllain tim asnjëherë. Nuk ka pasur lidhje me të. Tritoli te motrat Nikolli u vendos për të akuzuar vëllain tim. Xhovana Nikolli ka tentu të hyjë te 313 me taku vëllain tim me pasaportë të vjedhme. Gjithë këtë e ka bërë grupi i Suel Çelës, për ti hequr statusin dhe ta bëjnë të mosbesueshëm. Se po i hoqën statusin ai nuk kapet më. Suel Çela e ka spiunuar Dumanin. Vëllai im u tradhtu nga grupi i vet. 5 makina e vëzhgonin. Vëllait tim i dha telefon me çip brenda. Si e gjeti policia ku ishte vëllai im. Sueli ka dhënë 500 mijë euro me vra vëllain tim.
Me shpëtu veten, Suel Çela njoftoi policinë për të arrestuar vëllain tim. Ndryshe si e gjetën. Vëllai im shkoi në Elbasan për të taku Suel Çelën, i dhuroi një armë dhe ai id ha një telefon. Vëllai im u bë bashkëpunëtor i drejtësisë se e tradhtoi i gjithë grupi i vet.
Vezaj: Pse u prish Talo Çela me Nuredin Dumanin?
Dumani: Janë prish për 10 mijë euro që Altin Ndoci i kishte Dashnorit. Altini ishte ushtar i Talos. Dora e parë që njihej me Çopjat. Talo Çelën e kanë vrarë duke ngrënë buk. Në restorant në Elbasan. U vra nga vëllezërit Çopja. Vetë restoranti ishte i vëllezërve. E vranë që mos të fliste. E vranë që të humbnin gjurmët.
Në episodin e radhës, MaShqip do të sjellë serinë e dytë, ku Fitim Dumani flet për politikanët e përfshirë në ngjarje kriminale, kush zyrtar i lartë i Partisë Socialiste mbron Suel Çelën dhe kush nga të fortët i ka ofruar para Nuredin Dumanit për të heshtur.
Një 17-vjeçare është vënë nën hetim nga policia, pasi ka ushtruar dhunë ndaj një 10- vjeçari në Bal...
Një aksident u regjistrua mbrëmjen e sotme në zonën e Unazës së Re, në afërsi të Paskuqanit. Policia tha se nga ak...
Ish-kapiteni i anijes tregtare “Vlora” Halim Milaqi kujton natën e paharrueshme të gushtit 1991, kur mbi 20 mijë shqiptarë hip...
Gjykata e Lartë italiane çon në Gjykatën Kushtetuese ligjin që lejon ndalimin pa urdhër gjyqësor të azilkërkuesve...
Detaje të reja kanë dalë nga hetimi i policisë dhe prokurorisë së Tiranës, lidhur me rastin e kontrabandimit të ila&cc...
Një rast jo fort i zakontë i ka ndodhur një qytetari. Edmond Hoxha tregon se në vitin 2010 ka ardhur me pushime në Shqipëri dhe ka...
Pas të shtënave me armë zjarri mbrëmjen e sotme në qytetin e Kukësit, detajet e para kanë dalë në dritë. Ngjar...
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Kukësit, në afërsi të lagjes nr. 4. Ng...
Fitim Dumani, vëllai i vogël i Nuredin Dumanit, rrëfen për MaShqip me Flamur Vezaj vrasjet e vëllait të tij, duke dhënë...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Kukës. Paraprakisht thuhet se ngjarja është regjistr...