
Politologu Afrim Krasniqi ka komentuar deklaratën e Ramës, që quajti rast unikal kërkesën e GJKKO për pezullim nga detyra të Belinda Ballukut.
Krasniqi shkruan se asnjë zyrtar nën akuzë nuk duhet të qëndrojë në detyrë dhe se ata kanë detyrime institucionale, politike dhe etike.
Po ashtu ai ka dhënë shembuj sesi vende të ndryshme kanë vepruar në këto raste.
''Ja p.sh., Brazili ka indeksin e shtetit së të drejtës 10 pikë më të lartë sesa Shqipëria dhe aty ka pasur raste të njëjta për zyrtarë të lartë, në Ekuador, një vend me nivel pak më të ulët sesa Shqipëria në indeks, është shkarkuar në detyrë zv/presidenti i zgjedhur me një vendim gjyqësor; në vende të tjera ka ndodhur të shkarkohen zyrtarë edhe më të lartë, përfshirë presidentë e kryeministra'', shkruan ndër të tjera Krasniqi
Shkrimi i Afrim Krasniqit
“Ky është një rast unikal në historinë e Europës dhe po ashtu dhe në historinë dhe trupave speciale të drejtësisë që janë krijuar në proceset e ku nuk ka ndodhur kurrë që një prokuror dhe një gjykatës të mblidhen kokë më kokë dhe të pezullojnë nga detyra një anëtar qeverise”, thotë piktori ynë kryeministër. Ky ishte konkluzioni i 6 orëve debat dje në zyrën e tij.
Është i njëjti kryeministër që shkarkoi një zv/ministër sepse doli në foto në US duke pirë cigare në një lokal dhe një tjetër zv/ministre sepse një anëtar i familjes nuk kishte paguar energjinë elektronike për dy muaj.
A mund të shkarkohet një zyrtar i lartë i zgjedhur / në kabinet nga Gjykata?
Në Europën Perëndimore ka standard tjetër: asnjë zyrtar i lartë nën akuzë dhe masë sigurie nuk vonon, por jep menjëherë dorëheqjen. Kështu që duhen kërkuar vende “si Shqipëria” për të krahasuar.
Ja p.sh., Brazili ka indeksin e shtetit së të drejtës 10 pikë më të lartë sesa Shqipëria dhe aty ka pasur raste të njëjta për zyrtarë të lartë, në Ekuador, një vend me nivel pak më të ulët sesa Shqipëria në indeks, është shkarkuar në detyrë zv/presidenti i zgjedhur me një vendim gjyqësor; në vende të tjera ka ndodhur të shkarkohen zyrtarë edhe më të lartë, përfshirë presidentë e kryeministra. Në një vend të BE, si Spanja, kryeministri pezulloi funksionet e tij për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, në republikat baltike me nivel shumë më të lartë demokracie sesa ne, rasti i fundit është pezullimi i një deputeti nga gjyqtari.
Ka raste e raste, - por parimi i demokracisë kudo në botë është i njëjtë: asnjëherë dhe në asnjë rast një vendim gjyqësor nuk është quajtur “grusht shteti”, e kundërta, moszbatimi i vendimeve të gjykatave është konsideruar akt kundër shtetit.
Zyrtarët e lartë të akuzuar për korrupsion kanë detyrime etike, politike dhe institucionale edhe kur ato janë zv/kryeministra të Shqipërisë: japin dorëheqje, përballen me drejtësinë. Praktika, sipas të cilës dorëheqja refuzohet, përdoret qeveria e shteti kundër prokurorit/gjykatësit dhe refuzohet zbatimi i vendimit gjyqësor, - ka pasoja thelbësore në cilësinë e shtetit dhe demokracisë dhe në aspektin kushtetues, mund ta çoj në një pozitë jo kushtetuese të vetë organit vendimmarrës, kryeministrit apo qeverisë. Cilido që ka këshilluar ndryshe, vetëm sa ka menduar me llogarinë afatshkurter të forcës “83 mandate” jo me logjikën kushtetuese, pasojën afatgjatë dhe konceptin e shtetit të së drejtës.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
21 Nëntor13:34
''Vendimit i GJKKO për Ballukun është rast unikal''/ Irena Beqiraj i përgjigjet Ramës
Irena Beqiraj ka reaguar përmes një postimit në rrjetet sociale, pas komentit që Rama bëri për vendimin që GJKKO dha dit&eu...
AKTUALITET
21 Nëntor13:39
GJKKO: Balluku rrezikon 5 vite burg, mund të kryejë të tjera krime të rënda dhe të arratiset!
Belinda Balluku mund të rrezikojë deri në 5 vite burg. Kështu thuhet në vendimin e zbardhur të GJKKO, që e pezulloi atë...
AKTUALITET
21 Nëntor13:20
Siguria kibernetike, KLSH ngre shqetësimin: Sistemi e-Taxation shfaq ende dobësi
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka vlerësuar se sitemi e-Taxation i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve shfaq ende mangësi n...
AKTUALITET
21 Nëntor13:21
U pezullua nga detyra, GJKKO cakton datën e seancës për Belinda Ballukun
Ditën e nesërme në orën 09:00 GJKKO do të zhvillojë seancën për Belinda Ballukun, e cila u pezullua nga detyra...
AKTUALITET
21 Nëntor12:56
Boçi ironi me Ramën: Duhet t’i hedhë ca ujë surratit e jo kos
Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi nuk e ka kursyer ironinë ndaj kryeministrit Edi Rama, teksa GJKKO ka pezulluar nnga detyra një dit...
AKTUALITET
21 Nëntor12:51
Balluku u pezullua nga detyra, ironizon këngëtarja shqiptare: I marrsh me vete dhe shokët e t’u!
Pezullimi nga detyra si zv.kryeministres dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë i Belinda Ballukut me vendim të Gjykatës së Pos...
AKTUALITET
21 Nëntor12:40
Konferenca me Komisioneren Marta Kos/ Rama pas samitit: Rajoni më afër BE-së, takim i frytshëm!
Kryeministri Edi Rama dhe Komisionerja e BE për Zgjerimin, Marta Kos, nisën një konferencë të përbashkët, pas samitit t&eum...
AKTUALITET
21 Nëntor12:32
Përmbytjet nga moti i keq/ Ja si paraqitet situata në qarqet e vendit
Moti i keq me reshje të denura shiu ka shkaktuar probleme në shumë qarqe të vendit.
Reshjet intensive kanë përmbytur toka bujq&...
AKTUALITET
21 Nëntor12:26
Akuzohet se siguroi kushtet për vrasjen e Durim Bamit, mbyllet hetimi për Aldo Avdylajn
Aldo Avdylit i është komunikuar këtë të premte mbyllja e hetimeve për dosjen “Revanshi”, dhe materialet tashmë ...
AKTUALITET
21 Nëntor11:41
Vdekja e gruas së Alban Hoxhës pas lindjes së djalit/ Gjykata jep vendimin
Gjykata ka shpallur fajtorë mjekët Petrit Rexhepi dhe Elona Burba, të akuzuar për vdekjen e Dorjana Hakës, bashkëshortes s&...