Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

Kush po thotë të vërtetën?
Në Shqipëri është më e lëhtë të bëhën dy gurë bashkë se sa dy institucione shtetërore
Përse do thoni ju? Në fakt as unë nuk është se e kam një përgjigje.
Do flasim sot për Reformën në Drejtësi, apo siç tashmë e njohin të gjithë, Vetting-un.
Një “Shpatë e Demokleut” në sistemin e drejtësisë, përballë të cilës janë rrëzuar me radhë juristët më të njohur të këtij vendi.
Në përgjithësi, dy janë vendimet më të shpeshta të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit: përjashtimi nga sistemi, për ata që s’e kalojnë dot Vettingun, apo rikonfirmimi për më fatlumët.
Por a ka edhe një vlerësim të tretë nga ky komision, që në realitet mund të përkthehet edhe si një mundësi tjetër për gjyqtarët dhe prokurorët?
Transferimi i çështjeve për inspektim tek Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë, për një rivlerësim të secilit prej tyre.
Dhe si zbatohet kjo procedurë?
Për ta mësuar këtë, në datën 21 shkurt të këtij viti iu drejtuam me një kërkesë për informacion dy institucioneve shtetërore, konkretisht Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë dhe Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ku kërkonim të dinim se sa raste magjistratësh: gjyqtarësh dhe prokurorësh ka referuar kjo e fundit për proçedim disiplinor? Ishte një pyetje e njëjtë në të dy shkresat e dërguara.
Që mori dy përgjigje të ndryshme.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit deklaroi se ka transferuar për inspektim tek ILD 28 subjekte dhe bashkëngjitur na dërgoi listën emërore, (ku mes tyre bien në sy emra gjyqtarësh si:
-Gerd Hoxha, i njohur së fundmi për gjyqin e Dan Hutrës
-Valbon Çekrezi, që ka gjykuar çështjen e Viktor Ymerit
-Genc Shala, gjyqtari i dosjes së Endrit Doklës
-Ridvan Hodo, gjyqtari i çështjes së Gërdecit
-Astrit Kalaja, i cili ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm si pjesë e trupës gjykuese sa i përket vendimit se kujt i përkiste vula e Partisë Demokratike
Pra, të gjithë emra të njohur mediatikisht për çështje të rëndësishme.
Ndërsa nga ana tjetër, Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë pohoi se ka administruar 39 praktika të referuara nga KPK, nga të cilët 19 janë gjyqtarë dhe 20 prokurorë.
KPK thotë 28, ILD thotë 39. Kemi një diferencë prej 11 subjektesh.
Kë të besojmë ne tani?
Por absurditeti nuk qëndron vetëm në këtë fakt. Nëse KPK iu përgjigj kërkesës sonë, duke na vënë në dispozicion listën emërore të 28 subjekteve, ILD ka refuzuar të na paraqesë, me arsyetimin për të mbrojtur integritetin dhe figurën e magjistratëve.
Dhe duke qenë se në këtë rast ILD na mohoi të drejtën e informimit, ne ju drejtuam sërish me një shkresë të cilës i bashkangjitëm edhe përgjigjen nga KPK me listën emërore të subjekteve.
Dhe këtu ILD reflektoi menjëherë duke mohuar konfidencialitetin e subjekteve të pretenduar në shkresën e parë.
Dhe na dërgoi listën në fjalë, jo me 28, por me 39 subjekte.
Kaq shpejt ranë parimet?
Pavarësisht këtyre xhonglimeve burokratike, dilema jonë ende nuk ka një përgjigje.
Përse numri i referuar i magjistratëve nga KPK nuk korrespondon me numrin që ka administruar ILD?
Ndoshta një përgjigje të saktë, mund të na e japë, vetë zoti Artur Metani, Inspektori i Lartë i Drejtësisë.
Artur Metani: Keni bërë kërkesë për këtë dhe do të merrni përgjigje brenda afatit siç keni marrë për 3 përgjigjet e tjera.
Piranjat: Kemi marrë një përgjigje, por nuk korrespondon përgjigja. Kush po gënjen nga ju?
Artur Metani: Ju kam çuar përgjigje.
Piranjat: Po pra, por nuk korrespondon.
Artur Metani: Do t’ju kthej përgjigje me shkrim për këtë.
Piranjat: Po si do na ktheni? Kush po gënjen nga ju?
Artur Metani: A keni bërë kërkesë me shkrim?
Piranjat: Po, por nuk korrespondon.
Artur Metani: Do merrni përgjigje me shkrim për pyetjen që keni ngritur ra, këtë po them.
Çfarëdo që të jetë përgjigjja nga ILD, jemi të sigurtë se njëri nga të dy institucionet ka një gabim në listën emërore të subjekteve. Se cili është, do të na duhet të presim.
Euro po vijon rënien në kursin e këmbimit dhe ka rënë për herë të dytë në historinë e vet poshtë k...
Një 35-vjeçar është arrestuar në Elbasan, pasi akuzohet për dhunë në familje. Mësohet se i riu me inic...
Policia e Lezhës ka vënë në pranga një 35 vjeçar i cili po qarkullonte me armëmbajtje pa leje me vete. Sipas policisë...
Një 37 vjeçare ka rënë në prangat e policisë së Durrësit pasi akuzohet për shpërdorim detyre. Sipas njoft...
Pak ditë më parë, u bë e ditur në media se 38-vjeçari Reald Tahiri humbi jetën brenda qelisë së burgut '302' . V&...
BERAT- Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në aksin rrugor 'Dimal-Berat'. Mjeti tip 'Mercedez Benz', humbi kontrol...
DURRËS- Sherr me thika pranë shkollës së muzikës 'Jan Kukuzeli', në lagjen numër 3 në qytetin bregdetar. Raportohet se n...
ShqipëriaTerritori Shqiptar mbetet i përfshirë nga masat ajrore të paqëndrueshme, të cilat do të sjellin në të gj...
Moti i keq dhe temperaturat e ulëta që kanë përfshirë prej ditësh vendin tonë kanë sjellë reshje bore në Llo...
•Pranvera duket se ka sjellë surpriza të papritura për motin. •Në ditët e para të muajit Prill, temperaturat kanë s...