“Keni paralajmëruar nesër anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste
Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbaj...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbaj...
Në fjalën e saj në Kuvend Ina Zhupa ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj qeverisë Rama. Zhupa theksoi se ësht&e...
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) raporton se gjatë vitit 2025 ka vijuar ...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Lozhan, ku mbeti i vrarë nj&e...
Kanë dalë pamjet nga ngjarja e rëndë e regjistruar mëngjesin e kësaj të enjte në Maliq, ku u vra me armë zjarri g...
Violand Braçellari, i cili vrau me armë zjarri efektivin e Forcave Shqiponja Enea Mekolli gjatë një operacioni mëngjesin e së ...
Presidenti Bajram Begaj ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje në Maliq, ku gjatë...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka dënuar ngjarjen e rëndë që ndodhi në Maliq ku gjatë një operacioni u vra nj...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv i Policisë humbi jetën gjat...
Violand Bracellari, autori i ngjarjes së rëndë Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër ...

KOSOVA- Në Kosovë, shoqata e gazetarëve dhe përfaqësues të shoqërisë civile reaguan me shqetësim të premten lidhur me procesin e zgjedhjes së kryetarit të ri të Komisionit të Pavarur për Media, i cili është përgjegjës për rregullimin, menaxhimin dhe mbikëqyrjen e frekuencave të transmetimit në Kosovë.
Ky komision lëshon licenca për transmetuesit publik e privat si dhe përcakton dhe rregullon të drejtat dhe përgjegjësitë e personave fizik dhe juridik të cilët ofrojnë shërbimet mediale audio dhe audiovizuele. Pasditën e së premtes Komisioni i Pavarur për Media zgjodhi Besnik Berishën kryetar të ri, pak ditë para skadimit të mandatit të kryetarit të deritashëm Jeton Mehmeti.
Votimit i parapriu një ndryhsim i rregullores së punës, me arsyetimin se Komisioni i Pavarur për Media do të mbetët vetëm me tre anëtarë nga shtatë sa duhet të ketë, pasi dy prej tyre u përfundon mandati në fillim të javës së ardhshme dhe ky komision do të mbetët pa udhëheqës.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës tha se e ka ndjekur me shqetësim mbledhjen e KPM-së dhe zgjedhja e kryetarit të ri, “ngre pikëpyetje ligjore për mënyrën e ndryshimit të Rregullores së KPM-së, e cila parasheh që kryetari i ri zgjidhet në mbledhjen e parë pasi t’i ketë skaduar mandati ose të jetë shkarkuar kryetari aktual”. Në reagim thuhet se ky votim është “përpjekje e hapur për politizimin dhe instrumentalizimin e KPM-së për interesa të partisë në pushtet, duke u bazuar në qëndrimet publike të nismëtarëve për ndryshimet e sotme”.
Organizata joqeveritare “Lëvizja FOL” dënoi ashpër siç tha, veprimet e motivuara politike për ndërhyrje në pavarësinë e institucioneve shtetërore. Kjo organizatë tha se ndryshimet aktuale në Komisionin e Pavarur për Media janë në kundërshtim me procedurat ligjore, duke krijuar një precedent të rrezikshëm që synon kapjen politike të institucioneve të pavarura.
“Çdo përpjekje për të politizuar KPM-në është një sulm jo vetëm ndaj këtij institucioni, por edhe ndaj të drejtës së qytetarëve për t’u informuar lirshëm dhe në mënyrë të paanshme. Kjo cenon lirinë e shprehjes dhe krijon një atmosferë frike dhe autocensure në sektorin medial, duke dëmtuar seriozisht besimin e publikut në integritetin e mediave dhe në proceset demokratike”, thuhet në reagimin e Lëvizjes FOL, në të cilun theksohet se çdo përpjekje për ta dobësuar mediat e lira, duhet të trajtohet si një kërcënim serioz ndaj vetë të ardhmes demokratike të vendit.
Flutura Kusari, këshilltare ligjore në Qendrën Evropiane për Liri të Shtypit dhe Medias, shkroi në rrjetet sociale se “ky është sulm politik ndaj pavarësisë së Komisionit të Pavarur për Media dhe është bërë për të ushtruar presion në televizione”.
Nuk pati ndonjë reagim nga lëvizja Vetëvendosje në pushtet, ndërsa nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës në opozitë, Vlora Çitaku shkroi se “nga kapja politike e KPM-së mund të pritet vetëm sulme politike mbi mediat e pavarura dhe cenim i mëtutjeshëm i lirisë së të shprehurit për të gjithë. Nëse procesi është bërë duke shkelur ligjet e rregulloret, atëherë duhet të reagojë menjëherë edhe gjyqësori”, shkroi ajo në rrjetet sociale./ VOA
Skënder Brataj TIRANË - Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka dhënë detaje në lidhje me gjendjen shën...
KOSOVA- Policia e Kosovës njoftoi të premten vonë se e ka arrestuar një burrë dhe ka konfiskuar mjete shpërthyese, municion dhe ...
KRUJA-Policia e Krujës ka ngritur disa pika kontrolli në akset kryesore të këtij rrethi veçanërisht në akset që lidh...
BERAT- Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Berat-Dimal. Mësohet se një 25-vjeçar ka p&e...
ITALIA- 13-vjeçarja me origjinë shqiptare Jennifer Alcani, e cila u aksidentua në Itali ka ndërruar jetë në spital. Sipas...
Klodiana Lala TIRANË - Gazetarja Klodiana Lala, ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila rrëzoi kërkesën e Berishë...
GJIROKASTËR- Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen “18 Shtatori” të Gjirokastrës,...
Pamje nga evakuimi TIRANË - Një fëmijë 1-vjeçar nga Gaza u evakua dy ditë më parë në Shqipëri dhe u sht...
Jennifer Alcani ITALI - 13-vjeçarja me origjinë shqiptare Jennifer Alcani, e cila u aksidentua në Itali ka ndërruar jetë në...
FRANCA- Një 30-vjeçar shqiptar është plagosur rëndë me thikë në qendër të qytetit të Nices n&eum...