AKTUALITET

VOA: Shqipëria përballet me zjarre të shumta dhe temperatura të larta

n.f Përditësimi i fundit 12 Gusht 2024, 17:07
VOA: Shqipëria përballet me zjarre të shumta dhe temperatura
Zjarr

TIRANË- Prej më shumë se 2 muajsh zjarret vazhdojnë të djegin në Shqipëri me mijëra hektarë pyje dhe kullota. Thuajse çdo ditë, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile njofton për dhjetëra vatra zjarri nga veriu në jug të vendit. Vetëm gjatë ditës së hënë u raportuan 47 vatra zjarri, nga të cilat është bërë e mundur të shuhen 36 prej tyre, ndërsa 11 vatra vijojnë të mbeten aktive. Kjo është edhe dita me numrin më të madh të vatrave të zjarrit, të përhapura në sipërfaqet pyjore të vendit, si dhe një nga ditët me temperaturat më të larta të regjistruara gjatë muajve qershor, korrik dhe gusht në Shqipëri.

Situata është më problematike në zonat e mbrojtura, ku vatrat e zjarreve po vazhdojnë me shpejtësi të përhapen. Kështu, zjarret e përhapura në territorin e Maqedonisë së Veriut janë shfaqur edhe në brendësi të territorit të Shqipërisë, në Parkun Kombëtar të Prespës, në Malin e Thatë, ku pavarësisht ndërhyrjes së strukturave vendore, zjarri vazhdon të jetë aktiv për shkak të terrenit të vështirë.

Gjithashtu, në Tropojë, në fshatin Çerem, vatra e zjarrit pranë Parkut Kombëtar të Alpeve është përhapur dhe terreni i thepisur vështirëson ndërhyrjen e forcave të specializuara për shuarjen e zjarreve në sipërfaqet pyjore. Por zjarret kanë prekur gjatë muajit të korrikut dhe ditëve të para të gushtit edhe parkun kombëtar të Lurës në Dibër si dhe parkun arkeologjik të Finiqit, ndërsa rrezikuan edhe një numër resortesh në vijën bregdetare të Shëngjinit.

Gjatë ditës së hënë u raportuan vatra zjarri në pyjet e Tropojës, Bulqizës, Matit, Shkodrës, Kurbinit, Dropullit, Finiqit dhe Selenicës.

Sipas Qendrës Operacionale të Emergjencave Civile, në bashkinë e Tropojës janë aktive dy vatra zjarri në zonat pyjore të fshatit Rajë dhe Geghysen si dhe në fshatin Çeren. Në fshatin Tërnovë të bashkisë Bulqizë vatra e zjarrit vijon të jetë aktive, pavarësisht përpjekjeve të shumta nga forcat në terren për ta vënë nën kontroll. Në fshatin Selicë të bashkisë së Matit zjarri është aktiv në dy vatra dhe, për shkak të erërave të forta, izolimi i zjarrit ende nuk është arritur. Ndërsa në fshatin Skuraj, në bashkinë e Kurbinit, nuk ka zjarr të hapur, por tymi vijon si rezultat i djegies së humusit nën bimësi, duke rrezikuar riaktivizimin e flakëve.

Vatra të shumta zjarri vazhdojnë prej ditësh të djegin sipërfaqet pyjore dhe të rrezikojnë zonat e banuara edhe në jug të vendit. Në vendin e quajtur Mali i Pusit, përballë fshatit Zhulat dhe mbi fshatin Sotirë, në bashkinë e Dropullit, situata paraqitet e vështirë për shkak të terrenit, ku zjarri aktiv ka kaluar në kurorën me pisha. Edhe në fshatin Kostar, në bashkinë e Finiqit si dhe në fshatin Mërtiraj të bashkisë Selenicë, zjarri vijon të jetë aktiv, por sipas autoriteteve të mbrojtjes civile, nuk paraqet rrezik për banesat.

Në Shqipëri, zjarret në sipërfaqet pyjore janë të përvitshme dhe autoritetet pohojnë se ato shkaktohen nga temperaturat e larta, por një pjesë e konsiderueshme edhe nga pakujdesia e banorëve vendas si dhe zjarrvëniet e qëllimshme. Vetëm nga viti 2009 deri në vitin 2021, sipas të dhënave të INSTAT, në Shqipëri u dogjën nga zjarret rreth 230 mijë hektarë me pyje dhe kullota, një dëm ky i konsidrueshëm për ekonominë e vendit, por edhe mjedisin natyror.

Në përpjekje për të mbajtur nën kontroll vatrat e zjarreve aktivizohen, përveç forcave dhe mjeteve zjarrfikese, edhe ato të policisë dhe ushtrisë, një kosto kjo shtesë, mjaft e lartë për qeverinë shqiptare me një buxhet vjetor të kufizuar.

Vetëm në operacionin e një dite më parë, më 11 gusht 2024, për shuarjen e vatrave të zjarrit u angazhuan 665 forca operacionale, 43 automjete, 99 trupa ushtarake si dhe helikopteri i Forcës Ajrore.

Megjithëse zjarret vazhdojnë prej më shumë se 30 vitesh të dëmtojnë pasurinë kombëtare të pyjeve, Shqipëria vazhdon të ketë kapacitetë të pakta teknike dhe njerëzore për mbrojtjen e pyje nga zjarret dhe dëmtimet e qëllimshme. Vendi ka rreth 1300 punëtorë dhe ekspertë pyjesh, rreth 140 automjete zjarrfikëse, shumica të vjetra dhe të papërshtatshme për shuarjen e zjarreve në sipërfaqet pyjore, dhe asnjë helikopter të specializuar për shuarjen e vatrave të zjarrit nga ajri./ VOA

zjarr shqiperi

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan