Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...
TIRANË- Në takimin e zhvilluar në prani të përfaqësuesve të Autoritetit për Informim mbi Dosjet e ish Sigurimit të Shtetit, kryetari i shoqatës se ish të burgosurve politikë të Shkodrës, Zenel Drangu, tha se, megjithë premtimet, ende nuk kanë nisur në terren gërmimet për gjetjen e trupave të kundërshtarëve politikë të pushkatuar gjatë regjimit komunist.
“Ka mbetur në kuadër të fjalëve dhe se bëhet pengesë një vendim i Këshillit të Ministrave. Tek varrezat e Rrmajit dihet se gjenden 10 të ekzekutuar dhe Autoriteti i Dosjeve ka thënë se po fillojmë sot, po fillojmë nesër, por deri tani nuk është bërë asgjë. Ka qenë fjala për të filluar gërmimet tani, në muajin shtator, por nuk u bë e mundur. Të paktën të nisë puna për t’u gjetur ata që mund të gjenden, me qëllim që familjarët e tyre te kenë një vend varrimi ku të çojnë një tubë me lule”, thotë ai.
Anëtari i bordit drejtues të Autoritetit për Informim mbi Dosjet e ish Sigurimit të Shtetit, Gjergj Marku, tha gjatë takimit se pritet një vendim i qeverisë, i cili do të mundësojë nisjen e gërmimeve për gjetjen e eshtrave të ekzekutuarve gjatë komunizmit.
“Ne aktualisht presim edhe një VKM që shpresojmë të bëhet nga qeveria për të filluar me gjetjen e tyre. Në këtë moment jemi në kuadrin e kërkimit dhe gjetjes së dëshmive. Kemi caktuar vendet e ngjarjeve në të gjithë territorin e Shqipërisë ku ne mendojmë dhe shpresojmë të gjejmë këto persona të zhdukur në regjimin komunist”, thotë ai.
Prej të paktën 5 vitesh Autoriteti, në bashkëpunim me familjarët dhe institucionet, po punon për evidentimin e vendit te pushkatimit të kundërshtarëve politikë të regjimit.
Në vitin 2018 qeveria e Shqipërisë nënshkroi një marrëveshje me Komisionin Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur, por deri tani puna eshtë në fazën përgatitore dhe gërmimet në terren për gjetjen e eshtrave ende nuk ka filluar. Ndërkohë, familjarët e të zhdukurve vazhdojnë ende të kërkojnë mes malesh, por edhe tek institucionet, me shpresën se në arkivat e kohës së diktaturës do të kenë mbetur gjurmë të krimit.
Kolë Vladaj, nga Shala e Dukagjinit, thotë se prej 33 vitesh vazhdojnë të kërkojnë eshtrat e gjyshit të tyre, të ekzekutuar pa gjyq në vitin 1945, dhe ende nuk i kanë gjetur. Ai thotë se kanë kërkuar ndihmë edhe tek autoriteti i dosjeve për të gjetur gjurmë të vendit të ekzekutimit, por kjo ka qenë e pamundur.
Kryetari i Shoqatës Antikomuniste të ish të Burgosurve Politikë të Shqipërisë, Et’hem Fezollari, thotë se ende në institucione ka persona të së kaluarës që pengojnë procesin e gjetjes së të zhdukurve në komunizëm.
“Mjaft me mashtrime. Populli është i ngopur. Ne i kemi vënë detyrë vetes që kjo punë të shkojë deri në fund. Të mos ngelin në harresë”, thotë ai.
Gjatë periudhës së komunizmit në Shqipëri mendohet se u ekzekutuan, me gjyq dhe pa gjyq, rreth 6 mijë kundërshtarë politikë. Pas rrëzimit të komunizmit, familjarët nisën me nxitim kërkimet dhe rreth 2 prej tyre u gjetën dhe u rivarrosën me nderime./ VOA
SARANDË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Sarandë, ku si pasojë ka mbetur e plagosur një 3-vje&ccedi...
foto ilustruese MALËSI E MADHE- Një 28-vjeçar është arrestuar në Koplik pasi kishte përshtatur një banesë t&...
PUKË- Një aksiden t ka ndodhur ditën e sotme në aksin “Hadroj-Qafë Benë’’. Mësohet se një automjet t...
TIRANA- Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, do t’i përcjellë Këshillit të Ministrave, si kandidat për Drejtor të ...
ITALIA- Një 32-vjeçar me origjinë shqiptare ka plagosur me thikë një italian për shkak të një debati në nj...
TIRANA- Ka dëshmuar ditën e sotme në gjyqin për vrasjen e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut në vitin 2005, Julian Meçe. Ky ...
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga mesazhet shantazhuese që i janë dërguar kreut të Grupit Parlamentar të P...
TIRANA- Prokuroria e Tiranës i ka sekuestruar pasuritë e Irma Hasanit, pasi dyshohet se janë produkte të veprës penale ose veprimtari...
SHKODRA- 75-vjeçari Pal Gjolaj është arrestuar në Shkodrës pasi gjatë kontrollit në banesën e tij n&...
Elton Sina KAVAJË- 35-vjeçari Elton Sina është arrestuar në aeroportin e Rinasit. Ky i fundit akuzohet se ka abuzuar seksua...