Pak para protestës, Policia “rrethon” Parlamentin
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Tre nga gjashtë të kërkuarit për vrasjen e Ardian Nikulajt janë arrestuar nga policia në Britaninë e Madhe. Mes të arrestuarve është edhe Edmond Haxhia, i cili dyshohet si organizator i atentatit ndaj biznesmenit nga Lezha. Po ashtu në pranga janë vënë edhe Thomas Mithan dhe Steven Hunt. Lajmin e ka konfirmuar Policia e Shtetit, që thotë se atajanë arrestuar në Londër nga një operacion i kryer nga Agjencia Kombëtare për Krimin (NCA).
“Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore dhe kërkimore, për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim për vrasjen e 51-vjeçarit Ardian Nikulaj, falë shkëmbimit të informacionit në kohë, Policia britanike mundi të lokalizojë në Londër, të kapë dhe të vërë në pranga, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, 3 prej shtetasve të shpallur në kërkim, konkretisht shtetasit Edmond Haxhia, Thomas Mithan dhe Steven Hunt“, njoftoi policia.
Pritet që të arrestuarit të ekstradohen në Tiranë sepse mes dy vendeve ka një marrëveshje që e lejon diçka të tillë.
Edmond Haxhia u largua nga Shqipëria më 20 Prill, një ditë pas vrasjes. Shqiptari, i cili mban edhe nënshtetësi britanike, është zbuluar nga hetimet që ka marrë me një makinë tip “Golf 5” Harriet Bridgeman dhe Thomas Mithan në Rinas duke i zhvendosur në Shëngjin. Po në të njëjtin vend ka marrë edhe portugezin Ruben Saravia.
Ndërkohë britanikët dyshohen se në vrasjen e Nikulajt kanë pasur rolin e vëzhguesve të lëvizjes së viktimës. Në lidhje me këtë ngjarje vijojnë të jenë në kërkim tre persona të tjerë. Bëhet fjalë për portugezin Ruben Saravia, i cili dyshohet se është ekzekutori i Nikulajt dhe britanikët Harriet Bridgeman e Harry Simpson.
“Ndërkohë, Policia e Shtetit vijon intensivisht punën, në bashkëpunim të ngushtë me partnerët për lokalizimin dhe kapjen e personave të tjerë të shpallur në kërkim në lidhje me ngjarjen”, thuhet në njoftimin e policisë
Policia ka deklaruar se vrasja ka ndodhur për motive gjakmarrjeje. Menjëherë pas lajmit të arrestimit të 3 personave ka reaguar Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi. Çuçi shprehet se reagimi i shpejtë i palës britanike është tregues i bashkëpunimit në nivelet më të larta me policinë e shtetit. Ai shprehet se vijon puna intensive për të arrestuar 3 personat e tjerë në kërkim.
“Përgëzime Policisë së Shtetit dhe partnerëve tanë britanikë për lajmin e konfirmuar për arrestimin e 3 personave të përfshirë në ngjarjen e rëndë në Shëngjin disa ditë më parë. Reagimi i shpejtë i palës britanike është tregues i bashkëpunimit në nivelet më të larta me Policinë e Shtetit dhe një punë e shkëlqyer hetimore e operacionale. Vijon puna intensive edhe për arrestimin e personave të tjerë në atë ekzekutim kriminal dhe vënien e tyre para drejtësisë”, shkruan Çuçi.
TIRANË- Një konflikt është regjistruar në orën 3 të mëngjesit të së shtunës, afër spitalit “...
Joy Ayoko 4 banesa janë kontrolluar dhe 6 persona janë shoqëruar për vdekjen e kenianes Joy Ayoko. Policia dhe prokuroria janë...
I irrituar nga të qarat e fëmijës, një burrë ka dhunuar gruan e tij. Për këtë çështje 34-vjeçari sh...
Dy banesa janë djegur në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në fshatin Llakatund në Vlorë dhe z...
Historia e trishtë vjen nga qyteti i Librazhdit. Viola është nëna e një 13-vjeçari, i cili prej dy vitësh është...
Pak jave me pare ju kemi treguar me ze dhe me figure se si kompanite ndertuese ne Tirane, operojne me shuma te medha CASH duke shmangur detyrimet ndaj shtetit...
Gjatë gjithë këtyre 33 viteve tranzicion, i kemi dashur të gjithë kryetarët postkomunizëm me shpresën se do e bëj...
Xhevdet dhe Ibrahim Xhafa janë dy vëllezër që akuzohen për trafikim qëniesh njerëzore. I pari ka bërë 4 vite e gj...
LEZHË- Prokuroria e Lezhës ka zbardhur të gjitha lëvizjet e atentatorit portugez, para dhe pas vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj....
Prokuroria e Tiranës pas hetimeve ka zbuluar një rast të pastrimit të parave nëpërmjet tregtisë së floririt dhe k...