Pak para protestës, Policia “rrethon” Parlamentin
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
ANGLI- Prokuroria e Lezhës e akuzon shqiptarin me pasaportë britanike Edmond Haxhia, nën dyshimin, si organizator të vrasjes së Ardian Nikulajt bashkë me skuadrën e vëzhgimit përbërë nga katër britanikë, që të gjithë të arrestuar në Britaninë e Madhe në pritje të ekstradimit në Shqipëri.
E njëjta prokurori në akt-akuzë thekson se Edmond Haxhia është kushëri i brezit të parë me Elton dhe Klodian Lekstakaj, në konflikt hasmërie me familjen e viktimës Ardian Nikulaj. Hetimet vijojnë për të mbërritur tek provat e financuesit të vrasjes. Por disa dokumente zyrtare nga policia e Birminghamit, siguruar nga gazetari Muhamed Veliu, tregojnë se financuesit e vrasjes në Shëngjin 15 muaj më parë, janë pjesë e një grupi të organizuar kriminal.
Për disa vite me radhë, ky grup kriminal përfitoi miliona paund, nga përfshirja në prostitucion në një lokal nate striptizmi në një prej rrugëve kryesore të Birminghamit. Përmasat e përfitimit monetar nga ky grup kriminal, tregohen në këtë dokument të policisë angleze, që tashmë disponohet edhe nga autoritetet e drejtësisë shqiptare.
“Informacionet tregojnë se prej Janarit 2017, 1.6 milionë sterlina, janë kredituar brenda kësaj kompanie. Informacionet e kontrolluara na tregojnë se personi ka lidhje me Krimin e Organizuar shqiptar”.
Edmond Haxhia punonte si menaxher në klubin e natës ku ofrohej edhe striptizëm dhe marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës ekstra. Licencën e këtij biznesi e mbante një i afërm i tij shtetas shqiptar, me pasaportë britanike. Në dosjen e policisë Westmidland Police me 144 faqe, tregohet me detaje se në këtë lokal nate klientëve u spërkateshin pijet me drogë, e më pas nga kartat e tyre bankare u vidheshin mijëra paund.
Në raportin e policisë të Birminghamit thuhet: I vendosur në rrolin e supervizorit të këtij lokali, në sistemin e licesimit të Këshillit Bashkiak të Birminghamit është Edmond Haxhia. Krimi më i rëndë raportuar në këtë lokal ka ndodhur në 13 Mars 2017, ku viktima u drogua dhe 9.000 stërlina iu morën nga karta e kreditit. Një ditë më pas viktima bleu në farmaci, një test droge nga ku rezultoi se ai ishte nën efektin e Metadonit. Ky ishte një medikament që viktima i tha policisë, se nuk e merr dhe nuk e ka përdorur asnjëherë në jetën e tij.
Për të njëjtin lokal nate, ku Edmond Haxhia punonte si menaxher, policia e Birminghamit mbërrin në këtë përfundim.
“Policia e West-Mindlands ka nisur të mbledh të dhëna të cilat ngrenë shqetësimin se ky ambient përdoret dhe menaxhohet nga anëtar të një grupi të organizuar kriminal shqiptarë”.
Këto të dhëna të siguruara e publikuar nga Top Channel, tregojnë se paratë e fituara nga aktivitete kriminale në Angli, u vunë në përdorim për të organizuar e finalizuar vrasjen e Ardian Nikulajt më 19 Prill 2023. Është caktuar data e dhënies së vendimit nëse Anglia do ta pranojë kërkesën e shtetit shqiptarë, për të ekstraduar një shqiptarë dhe katër britanikë të dyshuar si të përfshirë në vrasjen e Ardian Nikulajt në Shëngjin./ Top Channel
Foto ilustruese DURRËS- Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Gjirin e Lalzit. Mësohet se...
Ekspozita SHKODËR- Në galerinë “ODA” të qytetit të Shkodrës është hapur ekspozita fotografike “Ke...
Foto ilustruese BERAT- Pasditen e sotme janë përfshirë nga flakët plantacionet me fiq dhe ullinj në lagjen “Uznovë...
Foto ilustruese GJIRI I LALZIT- Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Gjirin e Lalzit. Mësoeht...
Foto ilustruese BULQIZË- Pasditen e sotme janë paraqitur në ambientet e spitalit të Bulqizës disa persona me simptoma helmimi. N&e...
Sarande SARANDË-Një drejtuesi i një Jet Ski është gjobitur ditën e sotme në Tiranë pasi u kthye në rrezik p&eu...
Foto ilustruese GJIROKASTËR- Një zjarr është regjistruar pasditen e sotme në Gjirokastër. Ndërkohë raportohet se ng...
Aksidenti DURRËS- Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Durrësit. Mësohet se një automjet ka...
Foto ilustruese TIRANË- Një apartament i regjistruar në emër të Artan Lames, që ndodhet në një godinë 3 kat&eu...
Foto ilustruese BULQIZË- 20 persona kanë përfunduar ditën e sotme në spital në Bulqizë. Policia përmes një njo...