AKTUALITET

Vrasja e biznesmenit Edmond Mëhalla, kush është Oklid El Ouejdi dhe konflikti për 700 mijë euro

Piranjat Përditësimi i fundit 8 Dhjetor 2025, 17:44

Vrasja e biznesmenit Edmond Mëhalla, kush është Oklid El Ouejdi

Pas vrasjes së biznesmenit Edmond Mëhalla në Elbasan, hetuesit po zbulojnë çdo ditë të dhëna të reja që mund të çojnë në zbardhjen e ngjarjes.  Dyshohet se shkak për ekzekutimin e 43-vjeçarit ka qenë një konflikt për një borxh të madh ndërsa në qendër të hetimeve ka dalë një emër i njohur në zonën e Elbasanit.  Ai është 35-vjeçari Oklid El Ouejdi, i njohur me nofkat “Kiço” dhe “Oliver”, dhe i identifikuar nga komuniteti lokal si nip i personazhit të njohur “Timi i Elbasanit”. 

El Ouejdi është larguar nga pika kufitare e Qafë-Thanës drejt Maqedonisë së Veriut dhe konsiderohet person kyç në dosjen hetimore. 

Hetuesit po verifikojnë gjithashtu aktivitetin e biznesit “SOLEIL”, një kompani import-eksporti dhe tregtimi automjetesh e regjistruar në emër të tij që prej vitit 2018, marrëdhëniet tregtare të së cilës dyshohet se kanë shkaktuar konfliktin me Mëhallën.  Rreth 10 ditë para vrasjes, në ambientet e karburantit “Xhaxhi Oil” ka ndodhur një përplasje fizike midis dy biznesmenëve, lidhur me një marrëveshje tregtare prej rreth 700 mijë eurosh, e cila nuk ishte finalizuar.  Sipas dëshmitarëve okularë, Mëhalla ishte i revoltuar dhe përplasja ndodhi në prani të një personi që shoqëronte El Ouejdin. 

Hetuesit dyshojnë se ai mund të ketë ofruar si kompensim katër apartamente në Tiranë, të cilat sipas të dhënave paraprake kishin probleme pronësie, duke tensionuar situatën. 

Pas konfliktit, dyshohet se El Ouejdi ka ndërmarrë hapa për organizimin e atentatit që çoi në ekzekutimin e Mëhallës.  Deri tani për vrasjen janë arrestuar tre persona me role të ndryshme: 

Nevzat (Nevi) Spaho, nga Përrenjasi, i dyshuar si shoferi që ndihmoi autorin të largohej nga zona e Mirakës.  Kujtim Pisha, punonjës karburanti, proceduar për moskallëzim të informacionit.  Xhino Ago, ortak në biznes me Mëhallën, i akuzuar për mosndryshimin e pronësisë së mjetit “Audi” të përdorur në krim.  Në kërkim janë shpallur: Armando Kola, nga Laçi, dhe Marselo Arani, nga Elbasani, i cili ka thyer edhe masën e “arrestit në shtëpi” për çështje të mëparshme.  Edmond Mëhalla, i njohur si Mondi, u ekzekutua me tre plumba mbrëmjen e 30 nëntorit në Elbasan, pranë biznesit të tij./ Euronews.al

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?