AKTUALITET

Vrasja e Mondi Mëhallës! Jep dëshminë ish-ortaku i arrestuar: E lamë të takohemi te karburanti, më tha OK

Piranjat Përditësimi i fundit 9 Dhjetor 2025, 13:47

Vrasja e Mondi Mëhallës! Jep dëshminë ish-ortaku i

Një pjesë e dëshmisë së një prej të arrestuarve për ekzekutimin e biznesmenit Mondi Mëhalla, ish-ortaku Xhino Ago, është bërë publike. Sipas dokumenteve hetimore që ka siguruar gazetarja Anila Hoxha, Ago rrëfen se ditën e vrasjes është takuar me Mëhallën në ambientet e një karburanti, ku sipas tij kanë pirë kafe së bashku.

Më tej, ai shprehet se pas rikthimit në banesë ka qëndruar aty deri rreth orës 15:45, ndërsa gjatë kësaj periudhe ka kryer një video-thirrje në WhatsApp me Mondin. Sakaq ka shtuar se gjatë telefonatës së ktyer, i ka kërkuar viktimës të shkonin në tiranë së bashku, pasi sipas tij, tek karburanti ku edhe ndodhi atentati, do t'i çonte në darkë kunatin për ti vendosur disa llamba në magazinë.

PJESË NGA DËSHMIA: 

“Rreth orës 9 të mëngjesit kam dalë nga shtëpia ime dhe me automjetin e markës Hyundai me traga AB 516, automjeti është në emër të kompanisë së një shoku tim, i cili quhet Nazif Bajrami.

Rruga që kam ndjekur është në drejtim të qytetit te Elbasanit dhe kam shkuar tek zyrat e taksive, pasi unë jam administratore i “** Taksi”, zyrat e të cilave i kam tek karburati ‘’Xh*** OIL”.

Më pas kemi dalë në këmbë dhe kemi lëvizur për qark karburantit ku ndodhet magazina dhe kemi ndenjur deri në orën 13:00, ku gjatë kësaj kohe unë kam qenë vetëm me Mondin. Më pas unë me mjetin e përshkruar më lart jam larguar në të njëjtën rrugë për në banesën time, ndërsa Mondi mori “Range”-in dhe më tha se do të iki për Kavajë për drekë me të shtëpisë.

Mondi më tha se tani do te kthehem nga Kavaja dhe për 20 minuta rreth orës 15:45 jam në Elbasan. Pas kësaj bisede kemi folur me video në WhatsApp ku i thash Mondit a do të vish me mua në Tiranë, që të çojmë Fatlinda Istrefin në Tiranë, që e njihte dhe Mondi, dhe Mondi më tha Ok do të ikim bashkë dhe do të takohem tek karburanti, pasi unë do i dërgoja dhe kunatin tim Urim Topuzin, i cili do t’i vendoste disa llamba tek magazina e tij, pasi Urimi ishte në shtëpinë e tij”.

Si ndodhi ngjarja? 

Mbrëmjen e së dielës (30 Nëntor), biznesmeni Edmond Hyka alias Mondi Mëhalla u ekzekutua brenda mjetit të tij tip Range Rover. Trupi i pajetë i 43-vjeçarit u gjet brenda makinës rreth orës 20:35, në lagjen “Emin Matraxhiu” të qytetit të Elbasanit. Viktima sapo kishte dalë nga zyra, në afërsi të së cilës ndodhen bizneset dhe shtëpia e nënës së tij.

Në momentin kur është futur në makinë, është qëlluar me armë zjarri dhe ka marrë tre plumba, dy prej të cilëve në kokë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Më pas në vendngjarje mbërritën shërbimet e Policisë, të cilat kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha daljet e qytetit, ndërsa janë bërë kontrolle në zonë dhe në ambiente të ndryshme për kapjen e autorëve.

Gjithashtu automjeti i përdorur nga ekzekutuesit dyshohet të ketë qenë një Audi me ngjyrë të zezë, i cili është larguar me shpejtësi në drejtim të aksit rrugor Elbasan–Librazhd.

Atentatorët pasi janë siguruar se 43-vjeçari ndërroi jetë larguar me Audin e zi në drejtim të aksit Elbasan-Librazhd. Policia ndërkohë njoftoi se një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të krimit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë