AKTUALITET

Vrasja e biznesmenit Reçi në Tiranë, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: Njeri i zi!

Piranjat Përditësimi i fundit 7 Dhjetor 2025, 11:04
Vrasja e biznesmenit Reçi në Tiranë, zbardhen

Nga Elton Qyno

Vrasja e Eduart Reçit në 13 nëntor 2024 në Tiranë, për policinë dhe prokurorinë e Tiranës lidhet me konfliktet që viktima ka pasur me komshinjtë e tij në lagjen ku banonte, pranë Fakultetit të Gjuhëve të Huaja.

Për këtë ngjarje të rëndë tashmë janë marë të pandehur dy vëllezërit Florjan dhe Shkëlqim Dukaj, (ky i fundit ish-oficer policie pranë Komisariatit Nr.2 në Tiranë), të cilët mbahen në burg si të dyshuar për akuzën e “Vrasjes me paramendim” kryer në bashkëpunim.

Të dy vëllezërit asnjëherë nuk e kanë pranuar akuzën e ngritur, duke pretenduar se me Eduart Reçin kanë pasur diskutime normale për një pjesë toke, por asnjëherë konflikt.

Thuajse të gjithë komshinjtë e Eduart Reçit janë marë në pyetje, mes tyre dhe polici i zonës Haziz Niçaj, të cilët kanë deklaruar se Eduart Reçi, ishte një banor lagjeje konfliktual.

Në dosjen hetimore të siguruar nga gazetari Elton Qyno, pasqyrohen dëshmitë e komshinjve të viktimës, ku njëri prej tyre I.E, i ka pohuar policisë se:

”…në datën 13 nëntor 2024 kam qënë në lokal “NOA”, që ndodhet rreth 50 metra larg shtëpisë dhe kam qënë në shoqërinë e disa miqve të tij. Eduart Reçin, e njoh shumë mirë pasi e kam pasur komshi. Eduarti, ka qënë njeriu më i zi në botë, më konfliktual dhe më i papërshtatshëm për të jetuar në komunitet. Në çdo 5 veta në lagje, me 2 ka pasur konflikt. Me të kam debatuar shumë herë verbalisht para shumë viteve, për shkak se më vidhte tek faturat e ujit dhe e dritave të një ambienti që kam marrë me qëra për disa kohë…”.

Konfliktet e Eduart Reçit, i ka radhitur dhe bashkëshortja e tij Lindita Reçi, si dhe dy djemtë e viktimës, të cilët kanë treguar një seri konfliktesh që kryefamiljare kishte me banorët e zonës, për çështje prone, çështje qiraje dhe çështje ndërtimi.

Lidhur me këtë ngjarje të rëndë është marrë në pyetje dhe efektivi i policisë SPZ-ja i zonës Haziz Nicaj, i cili ka deklaruar se në fillim të muajit Shtator 2024 ka marrë një mesazh nga Eduart Reçi, i cili e informonte për një takim me dy vëllezërit Florjan dhe Shkëlqim Dukaj.

SPZ-ja i zonës Haziz Nicaj ka treguar në polici se këtë informacion as nuk ja ka kërkuar Eduart Reçit dhe as e ka kuptuar pse biznesmeni ja ka çuar atij.

Përmbajtja e mesazhit të dërguar në 2 Shtator 2024, dy muaj e gjysmë para vrasjes së Eduart Reçit është e tillë si më poshtë vijon:

”…miku im për info. Me djemtë komshinj, me Shkëlqimin dhe Florjanin e kam lënë një takim nga ora 19. Te lokali i tyre, ja thashë ta lëmë diku tjetër po nuk pranuan.....Jua konfirmova se do vijë në orën dhe vendin ku doni. Ta thashë për informacion. Ti ruhemi ndonjë kurthi të pabesë, nëse do të jetë nga ata…."

Në dëshminë e tij polici Haziz Nicaj, është shprehur se, në të njëjtën ditë kur viktima i ka dërguar mesazhin, Nicaj është takuar me Eduart Reçin dhe janë sqaruar midis tyre në lidhje me mesazhin.

Vetë Eduart Reçi, i ishte shprehur në lidhje me takimin midis tij dhe vëllezërve Dukaj duke theksuar se, ai i kishte takuar vëllezërit Dukaj, kishin pirë kafe së bashku në lokalin e tyre qetësisht dhe çdo gjë kishte shkuar shumë mirë.

Ata ishin ndarë midis tyre miqësisht dhe në parim kishin rënë dakord për kufijtë e pronësisë, me qëllim bashkimin e dy parcelave tokë për ndërtimin e një pallati.

Sipas policit Haziz Nicaj, ai e kishte pyetur Eduart Reçi në lidhje me atë mesazh alarmues dhe biznesmeni i është përgjigjur se: "…mu duk e çuditshme arsyeja përse duhej të takoheshim në lokalin e tyre dhe për këtë arsye ai e kishte vënë në dijeni…".

Por, veç këtij mesazhi të dërguar Specialistit të Policisë së Zonës Haziz Nicaj, Eduart Reçi, ka dhe shumë mesazhe komunikimi me dy vëllezërit Shkëlqim dhe Florjan Dukaj, të cilëve u kërkon krejt normalisht takim për diskutim të një sipërfaqe toke.

Fiks 1 muaj e gjysmë, para se Eduart Reçi të vritej në oborrin para biznesit të tij, biznesmeni në datën 2 Tetor 2024, i shkruan Shkëlqim dhe Florjan Dukaj, duke i thënë se:

”… Mirmëngjesi Shkëlqim dhe Flori! Ditë të mbarë. Kemi dakortësuar verbalisht për të koordinuar së bashku për rrugën ligjore të pronës suaj për ta përfituar ligjërisht e më pas për bashkëpunim me mua. Por deri më tani skeni platformë të saktë. E lamë para dy javësh se do të takoheshim të flasim, por nga ana juaj vë re jo impenjim, por zvarritje me justifikimin jemi në punë. (të gjithë punojmë dhe pas pune bëjmë takime për familjen). Të dashur komshinj e miq, me respektin më të madh për ju personalisht dhe për familjen. Të nderuar veprimet e juaja më pengojnë mua për kapjen e afateve ligjore, në përgatitjen përfundimtare të dosjes në institucionin përkatës për të marrë lejen e ndërtimit. Ju lutem gjeni kohën të takohemi të tre së bashku për ti diskutuar e për të ecur para. Ju pres për takim, mua më keni gati në çdo çast nga ky moment. Sinqerisht Eduarti. Nëse mund të takohemi sot ose nesër të tre meqë e lamë për një përgjigje nga ju…." /Syri/

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?