Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
TIRANA- Gjykata e Apelit në Tiranë ka lënë të pa ndryshuar dënimin me 15 vjet burg ndaj Fredi Rrushit, i akuzuar për vrasjen e biznesmenit Ruzhdi Hoxha në vitin 2021, trupi i pajetë i të cilit u gjet në malin e Dajtit. Mësohet se vendimi i Shkallës së Parë ishte ankimuar nga babai dhe i biri i viktimës, por Apeli vlerësoi të mos pranojë animin për mungesë legjitimiteti.
Në korrik 2023, Gjykata e Tiranës dënoi me 15 vite burg Fredi Rrushin, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi përfundimtar shkoi në 10 vite burg dhe në pretencë prokuroria e kryeqytetit kishte kërkuar 18 vite burg për Rrushin.
Njoftimi:
Më datë 24.01.2021, në Komisariatin e Policisë nr. 5 Tiranë, është paraqitur dhe ka bërë kallëzim shtetasi me iniciale S. H, i cili ka deklaruar se babai i tij shtetasi me iniciale Rr. H është larguar prej disa ditësh nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Në bazë hetimeve të kryera u bë mundur gjetja e kufomës së të ndjerit Rr. H., në zonën e Dajtit. Të akuzuar për faktin e mësipërm janë të pandehurit me iniciale Fredi Rrushi dhe P. Rr., ndaj të cilëve u ngritën akuzat :
1. i pandehurit me iniciale Fredi Rrushi, u akuzua për kryerjen e veprës penale “Vrasje me paramendim”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”, parashikuar nga neni 78, 278/1 dhe 303 të Kodit Penal, si dhe
2. të pandehurit me iniciale P. Rr, u akuzua për kryerjen e veprës penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal.
Në përfundim të gjykimit në shkallë të parë, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin nr. 1751, datë 05.07.2023 ka vendosur:
Deklarimin fajtor të të pandehurit Fredi Rrushi për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me dashje”, e parashikuar nga neni 76 i K. Penal dhe në bazë të kësaj dispozite, dënimin e të pandehurit me 14 (katërmbëdhjetë) vite burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Fredi Rrushi për kryerjen e veprës penale të “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, e parashikuar nga neni 278/1 i K. Penal dhe në bazë të kësaj dispozite, dënimin e të pandehurit me 5 (pesë) vite burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Fredi Rrushi për kryerjen e veprës penale të "Fshehja ose asgjësimi i kufomës", e parashikuar nga neni 303/1 i K. Penal dhe në bazë të kësaj dispozite, dënimin e të pandehurit me 1 (një) vit burgim.
Në aplikim të nenit 55 të K. Penal në caktimin e një dënimi të vetëm për disa vepra penale i pandehuri F. Rr dënohet me një dënim të vetëm prej 15 (pesëmbëdhjetë) vite burgim. Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit dhe përfundimisht i pandehuri Fredi Rrushi dënohet me 10 (dhjetë) vite burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit P. Rr për kryerjen e veprës penale të “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, e parashikuar nga neni 301 i K. Penal dhe në bazë të kësaj dispozite, dënimin e të pandehurit me 1(një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim. Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit dhe përfundimisht i pandehuri P. Rr dënohet me 1 (një) vit burgim.
8. Ngarkohet Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për ekzekutimin këtij vendimi.
9. Kundër vendimit lejohet ankim brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve nga dita e njoftimit të këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
Pas komunikimit të vendimit, në datë 01.08.2023 kanë ushtruar ankim trashëgimtarët e viktimës të të ndjerit Rr. H, babai i tij me iniciale Xh. H, si dhe djali i tij me iniciale E. H, të cilët kërkuan:
1. Ndryshimin e vendimit të gjykatës dhënë ndaj të pandehurit me iniciale F. Rr, në lidhje me kualifikimin e veprës penale nga ajo e “Vrasjes me dashje”, në atë të “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 78/2 të Kodit Penal dhe në bashkim të dënimeve të vendoset dënimi i tij me burgim të përjetshëm.
Më datë 15.09.2023 është regjistruar në gjykatën e apelit çështja penale, mbi bazën e ankimeve të lartpërmendura.
Në këto kushte gjykata e apelit, në dhomë këshillimi, vuri në diskutim pranueshmerinë e ankimit të paraqitur nga viktimat ndaj vendimit të gjykatës së shkallës së parë, në lidhje me legjitimitetin e tyre. Gjatë verifikimit në dhomë këshillimi, gjykata e apelit konstatoi parregullsi në aktin e njoftimit të vendimit, drejtuar prokurorisë, duke qenë e paqartë nëse komunikimi ishte kryer apo jo. Në këto kushte, gjykata e apelit vlerësoi të verifikojë këtë aspekt procedural, si dhe të kalojë çështjen për shqyrtim në seancë gjyqësore
Në seancën gjyqësore të datës 02.07.2024, referuar shkresës nr. 1883 prot., datë 23.02.2024 të dërguar nga Prokuroria e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, rezultoi se prokurori i çështjes kishte marrë dijeni për vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe nuk kishte ushtruar ankim. Në këto rrethana, gjykimi i çështjes në apel vijoi vetëm me ankimin e viktimave nga vepra penale (trashëgimtarët e viktimës).
Lidhur me këto ankime, prokurori i apelit Z. Arben Qosja dhe mbrojtësi i të pandehurit F. Rr., kërkuan të vendoset mospranimi për shkak të mungesës së legjitimitetit të viktimës nga vepra penale për të ushtruar ankim ndaj vendimit përfundimtar të gjykatës së shkallës së parë.
Mbrojtësi i ankuesve i kërkoi gjykatës së apelit që ta vlerësojë të pranueshëm ankimin e viktimave dhe të prishë vendimin e gjykatës së shkallës së parë.
Në përfundim të gjykimit, më datë 02.07.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Relatore Gjyqtare znj. Marsela Pepi dhe anëtar znj. Edlira Petri dhe z. Fatri Islamaj, vendosi:
- Mospranimin e ankimeve të paraqitura nga viktimat e veprës penale E. H dhe Xh. H, kundër vendimit nr. 1751, datë 05.07.2023 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për mungesë legjitimiteti.
Foto ilustruese ITALIA- Policia e shtetit ka njoftuar zyrtarisht për arrestimin e 35-vjeçarit Juri Ymeraj në Itali. Në njoftim t...
Foto ilustruese ITALI- Një mega operacion është zhvilluar së fundmi nga autoritetet italiane. Sipas raportimeve nga mediat italian...
Foto ilustruese TIRANË- Një person është vënë në pranga ditën e sotme ne Tiranë. Mësohet se arrestimi i t...
Foto ilustruese TIRANË- Numri i aksidenteve rrugore është rritur ndjeshëm në pesë muajt e parë të këtij viti, ...
Foto ilustruese KAVAJË- Një 64-vjeçar është vënë ën pranga ditën e sotme në Kavajë. Mësohet s...
Sekustrimet VLORË-Një 24-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Vlorë. Policia bën me d...
Sekustrimet ELBASAN- Një 28-vjeçar është vënë pranga ditën e sotme në Elbasan. Mësohet se i arrestuari po he...
pamje nga kontrollet TIRANË- SPAK kërkoi sot zbatimin e masave të sigurisë të lëshuara nga GJKKO lidhur me abuzimet e fondeve...
Foto ilustruese GJIROKASTËR- Një 25-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Gjirokastër. Arre...
pellumb gjoka TIRANË- Biznesmeni Pëllumb Gjoka i burgosur në kuadër të operacionit "Metamorfoza", ka thyer këmbën teksa...