AKTUALITET

Vrasja e Eduart Reçit, dëshmia e gruas: Burri, konflikte me të gjithë komshinjtë, s’di kush e vrau

Piranjat Përditësimi i fundit 24 Nëntor 2025, 16:27
Vrasja e Eduart Reçit, dëshmia e gruas: Burri, konflikte me të

Prokuroria e Tiranës brenda afatit 1 vjeçar ka mbyllur hetimet ndaj dy vëllezërve Shkëlqim dhe Florjan Dukaj, duke i cilësuar ata si të dyshuarit kryesorë për ngjarjen e rëndë të ndodhur në 13 nëntor 2024, ku mbeti i vrarë biznesmeni me origjinë nga Dibra, Eduart Reçi.

Të dy vëllezërit Dukaj, që nga momenti kur janë arrestuar dhe deri në këtë fazë nuk kanë pranuar autorësinë e krimit, duke pretenduar se kanë pasur njohje me viktimën, por në asnjë moment nuk kanë marrë pjesë në vrasjen e tij.

Lidhur me këtë ngjarje të rëndë është marrë në pyetje nga ana e policisë kriminale edhe gruaja e viktimës së Eduart Reçit, e cila në dëshminë e saj ka deklaruar se bashkëshorti i saj kishte konflikte të theksuara me të gjithë komshinjtë që ishin kufitarë me pronën e tij:

Gruaja e viktimës ka dhënë dy herë deklarim në polici, duke treguar fillimisht se me të gjithë komshinjtë dhe qiramarrësit Eduarti ka pasur konflikte, por vetë ajo nuk ishte në gjendje të jepte informacion se ku dyshonte për vrasjen.

“...bashkëshorti im ndër vite ka ndërtuar në Tiranë dy pallate dhe një vilë, lokal “Folium Lounge” dhe të gjitha njësitë e banimit, garazhe, njësitë tregtare, vila e prona të tjera i ka dhënë me qëra tek persona të ndryshëm...”-ka pohuar gruaja.

Gruaja e Eduart Reçit, pas vrasjes së tij ka drejtuar gishtin në disa persona komshinj të tyre me të cilët biznesmeni kishte pasur konflikte të theksuara.

Ndërsa më pas në një deklarim të dytë të dhënë në policinë e Tiranës, bashkëshortja e biznesmenit të vrarë ka nxjerë dhe emrat e dy vëllezërve Shkëlqim dhe Florjan Dukaj, të cilët pas verifikimeve nga policia, u arrestuan disa ditë pas ngjarjes dhe ende vijojnë të mbahen të izoluar në ambientet e paraburgimit Nr.313 në Tiranë.

Në deklarimin e para që gruaja ka dhënë në polici pas vrasjes së burrit të saj Eduart Reçi, ajo ka treguar se bashkëshorti ka pasur mosmarrëveshje dhe konflikte me shumë nga personat që i kishte dhënë ambientet e me qera.

Sipas saj një ndër personat që i shoqi kishte pasur konflikte ishte qiramarrësi me inicialet I. Gjithashtu sipas gruas së viktimës Eduart Reçi ka pasur konflikt me personin H.B, pronar i një hoteli aty pranë, komshi me pronën e tyre. Shkak i sherrit mes tyre sipas gruas ka qenë kufiri ndarës i një muri mes hotelit të H.B dhe pronës së tyre që është shesh pushimi i pallatit.

“...gjithashtu një tjetër konflikt Eduart Reçi ka patur edhe me shtetasin K.Selishta, lidhur me një sipërfaqe toke e llojit arë në fshatin Zdojan të Dibrës, e cila është regjistruar në pronësi të Eduardit dhe në posedim e ka shtetasi K. Selishta”-ka treguar në polici gruaja e Eduart Reçit.

Gruaja në dy deklarimet e saj, nuk ka qenë në gjendje të përcaktojë se kush nga personat që kishin konflikte mund ti kishte vrarë burrin.

Në dëshminë e dytë që ajo ka dhënë në polici ka rrëfyer se:

”...të tjerë persona që Eduart Reçi ka patur mosmarrëveshje për çështje pronësie janë dhe dy vëllezërit Shkëlqim dhe Florjan Dukaj, pronarë të lokal “Polis” ose “Cikos” afër vendit të ngjarjes, pasi një pjesë e këtij lokali është ndërtuar në pronën tonë...”.

Sipas dosjes hetimore, dy ditë pas vrasjes së Eduart Reçit, më 15 nëntor 2024, familjaret e viktimës Eduart Reçi kanë dorëzuar në polici aparatin celular që përdorej prej tij, të markës “Iphone 12”.

Nga këqyrja paraprake e këtij aparati celular (komunikime, foto, dokumente), ka rezultuar se viktima Eduart Reci po angazhohej për të ndërtuar një pallat, ndërtimi i të cilit kërkonte bashkëpunim dhe dakortësim edhe me persona të tjerë, kufitar me pronën e viktimës.

Në dosje thuhet se: “...nga të dhënat e siguruara në rrugë operative dhe proceduruale ndër personat me të cilët viktima Eduart Reci, ka diskutuar lidhur me këtë problematike dhe nuk ka gjetur dakortësinë për ndërtimin e këtij objektit (pallati) janë vëllezërit Florjan Dukaj dhe Shkëlqim Dukaj, pronarë të një lokali të ndërtuar me tendë dhe biznesmeni i një hoteli H.B në Tiranë...”.

Lidhur me këtë problematike, Eduart Reci ka komunikime me vëllezërit Florjan Dukaj dhe Shkëlqim Dukaj, pronarë të një lokali ngjitur me pronën e tij, si dhe persona të tjerë që në këtë rast është specialist i Policisë së zonës, që Eduart Reçi i shkuan se ato (Vëllezërit) janë të pa besë.

Policia dhe prokuroria e Tiranës, pretendojnë se vendi nga është qëlluar me pushkë snajper Eduart Reçi është tek shkallët e emergjencës së një hoteli aty afër, por largimi i autorit është bërë përmes një hapësire të ngushtë që ndodhet midis murit të hotelit dhe lokalit me tendë të ndërtuar nga dy vëllezërit e arrestuar, Shkëlqim dhe Florjan Dukaj.

Këta të fundit janë arrestuar 10 ditë pas krimit të rëndë, ndërsa asnjëri prej tyre nuk ka pranuar autorësinë e krimit, duke pretenduar se nuk janë ata autorët e vrasjes së komshiut Eduart Reçi.

Prokuroria në dosjen e saj thotë se vëllezërit e zgjodhën vendin prej nga ku qëlluan, përdorën si karrem fishekzjarrë që njëri prej tyre i hodhi në oborrin e lokalit në mënyrë që shënjestra të dilte jashtë dhe tjetri ta qëllonte. /Syri.tv/

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan