Nga Parisi në Tiranë, çfarë po ndodh në Evropë? Shtatë vende përballë protestave
Një valë protestash ka përfshirë disa vende të Evropës, ndërsa Franca përballet me përshkallëzimin e trazirave...
Një valë protestash ka përfshirë disa vende të Evropës, ndërsa Franca përballet me përshkallëzimin e trazirave...
Protestat studentore në Shqipëri kanë hyrë sot në ditën e 14-të radhazi, ndërsa një numër i madh të rinjs...
Deputetja demokrate Ina Zhupa ka reaguar ndaj qëndrimit të Edi Ramës për rastin e Erjon Vishkullit, duke e akuzuar për degradimin e s...
Një i ri protestues, i sapodiplomuar në Fakultetin e Drejtësisë, i ka dërguar një mesazh të drejtpërdrejtë kryemi...
Momente tensioni janë regjistruar në Aeroportin Ndërkombëtar të Birminghamit, në Britaninë e Madhe, pasi një avion pasag...
Sali Berisha deklaron se Belinda Balluku duhet të ishte prapa hekurave dhe jo të ecte e lirë. Në një komunikim me gazetarët, kre...
Policia e Shtetit ka nxjerrë një shkresë urgjente drejtuar komisariateve të Tiranës, ku kërkon marrjen e një sërë...
Detaje të reja janë mësuar në lidhje me ngjarjen në Roskovec, ku Besmir Mustaj ka qëlluar me armë zjarri në portë...
Kreu i PD Sali Berisha nga selia blu ditën e sotme ka dënuar dhunën policore në protestat e studentëve, sidomos dy ditë më ...
Elisa Spiropali ka reaguar pas zgjedhjeve në Serbi, ku Lista e Studentëve fitoi përballë Alexandar Vuçiç. Deputetja sociali...
SPAK ka dërguar për gjykim procedimin penal nr. 112 të vitit 2019, në ngarkim të katër të pandehurve: Behar dhe Safet Bajri, Astmer Bilali dhe Eria Ago. Vendimi u mor në seancën paraprake të zhvilluar më 19 mars 2026 nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë, e cila pranoi kërkesën e SPAK dhe urdhëroi kalimin e çështjes për gjykim me një trup gjykues prej tre gjyqtarësh.
Gjykata vendosi që fashikulli gjyqësor të përfshijë të gjitha aktet e hetimeve paraprake, si dhe veprimet e kryera gjatë seancës paraprake. Po ashtu, pjesë e dosjes do të jetë edhe kërkesa për gjykim të shkurtuar e paraqitur nga një prej të pandehurve.
Njoftimi i GJKKO:
1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 25.11.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin në gjyq të çështjes penale që i përket procedimit penal nr. 112, të vitit 2019, në ngarkim të të pandehurve: Behar Brajoviq, Safet Rustemi, Astmer Bilali dhe Eria Ago”.
2. Në seancën e datës 19.03.2026 (seanca paraprake), Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Elsa Ulliri, pasi shqyrtoi pretendimet e palëve, me vendimin nr. 42/180, datë 19.03.2026, bvendosi:
1. Pranimin e kërkesës.
2. Dërgimin në gjyq të çështjes penale që i përket procedimit penal nr. 112, të vitit 2019, në ngarkim të të pandehurve:
i. Behar M. Brajoviq i akuzuar për kryerjen e veprave penale:
a. “Vrasja me paramendim”, kryer për hakmarrje në dëm të viktimës F.L, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të
strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 78 paragrafi i dytë dhe 28, pika 4 e K.Penal;
b. “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 278 paragrafi i parë dhe 28, pika 4 e K.Penal;
c. “Grupi i strukturuar kriminal”, në formën e drejtimit dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar
kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi i parë dhe 334 pika e parë dhe e dytë e K.Penal.
ii. Safet J. Rustemi i akuzuar për kryerjen e veprave penale:
a. “Vrasja me paramendim”, kryer për hakmarrje në dëm të viktimës F.L, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të
strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 78 paragrafi i dytë dhe 28, pika 4 e K.Penal;
b. “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 278 paragrafi i parë parashikimit të bërë sipas ligjit nr.82/2016 dhe 28, pika 4 e K.Penal;
c. “Grupi i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrësit dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i
strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi i dytë dhe 334 pika e parë dhe e dytë e K.Penal.
iii. Astmer A. Bilali i akuzuar për kryerjen e veprave penale:
a. “Vrasja me paramendim”, kryer për hakmarrje në dëm të viktimës
F.L, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 78 paragrafi i dytë dhe 28, pika 4 e K.Penal;
b. “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 278 paragrafi i parë dhe 28, pika 4 e K.Penal;
c. “Grupi i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrësit dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi i dytë dhe 334 pika e parë dhe e dytë e K.Penal.
iv. Eria G. Ago e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga neni 302 paragrafi i dytë i K.Penal.
3. Dërgimin e çështjes për gjykim pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me tjetër trup gjykues, të përbërë nga tre
gjyqtarë.
4. Fashikulli i gjykimit në bazë të nenit 332/ë pika 4 e K.Pr.Penale do të përmbajë të gjitha aktet që janë kryer gjatë hetimeve paraprake dhe që ndodhen në dosjen
penale të procedimit penal Nr.112/2019 të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar si dhe aktet e kryera gjatë seancës paraprake.
5. Pjesë e fashikullit të gjykimit bëhet edhe kërkesa për gjykim të shkurtuar e paraqitur nga e pandehura Eria Ago.
6. Kundër këtij vendimi nuk lejohet ankim.
Pas Fierit, kompania farmaceutike Rejsi Farma është paditur nga Drejtoria qendrore e Fondit të Sigurimit të detyrueshëm për shkak ...
Rreth 4 mijë rrënjë kanabis sativa janë gjetur ditën e sotme në një banesë, në një fshat t&eum...
Këshilli i Ministrave ka emëruar këtë të enjte Anisa Rusetin në detyrën e zv.ministres së Brendshme. Vendimi ësht&e...
Një ditë pasi Gjykata e Posaçme vendosi të kalojë për gjykim dosjen penale ndaj Ilir Metës. Ish-presidenti paraqet kë...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Itali, ku ka humbur jetën në mënyrë tragjike një emigrant shqiptar, i cili ...
Një përleshje e armatosur ka ndodhur gjatë një operacioni mes policisë italiane dhe një bande kriminale e përbërë...
Një 26-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia e Vlorës këtë të enjte, pasi ka kanosur me armë nj...
Ish-ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca, ka dhënë dëshmi për disa orë, të martën e 17 marsit në Prokurorin&e...
Çmimi i naftës është rritur sërish gjatë ditës së sotme edhe me 10-14 lekë për litër, duke arritur n&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur ditën e sotme që të kalojë për gjykim dosjen për vrasjen e Fatbardh Licit. Për kë...