Shpërthim në një pikë karburanti, shembet një godinë një katëshe! Shikoni pamjet
Një shpërthim ka ndodhur në zonën e Brrylit te një pikë karburanti Eida. Burime bëjnë me dije se ka shpërthyer n...
Një shpërthim ka ndodhur në zonën e Brrylit te një pikë karburanti Eida. Burime bëjnë me dije se ka shpërthyer n...
Kriza demografike po shndërrohet në një nga rreziqet më të mëdha afatgjata për Ballkanin Perëndimor. Rajoni jo vet&eum...
Për ditën e mërkurë, vendi ynë do të vijojë të jetë në ndikim të masave ajrore relativisht të q&eu...
Shqiptarët kanë një nivel konsumi individual shumë më të ulët se mesatarja europiane, por për ushqimet shpenzojnë...
DASHI Ka ende disa tensione në punë që po ju pengojnë të çoni përpara projektet ashtu siç dëshironi. Nuk ju m...
Dy persona janë plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në zonën e Laprakës në Tiranë. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur ...
Me thirrjet 'polici këtu na ke, ti mbron krimin dhe jo ne' protestuesit po protestojnë para Drejtorisë së Policisë së Ti...
Ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës, pas protestës së zhvilluar para Kuvendit. Protestuesit janë nisur në...
Situata vijon të jetë e tensionuar në qendër të Tiranës, ku protestuesit janë përqendruar pranë ambienteve të ...
Që prej gushtit 2025, shteti shqiptar i ka paguar mesatarisht më shumë se tre milionë euro në muaj një kompanie që ...

SPAK ka zbardhur rolet e katër të pandehurve në vrasjen e Fatbardh Licit, krim i ndodhur me 10 Gusht 2018 ne qytetin e Shkodres.
Prokuroria e Posaçme informon se krimi është organizuar nga Behar Brajoviq si shenjë hakmarrje për vrasjen e Boran Bërcanas dhe bashkëshortes së tij, Silvi Ndoci (të njohur të të pandehurve), ngjarje e ndodhur në korrik të vitit 2018, po ashtu në Shkodër.
Sipas SPAK, Behar Brajoviq ia ka atribuar vrasjen e dyfishtë Ibrahim Licit, nipit të Fatbardh Licit.
“Në dinamikë të këtyre ngjarjeve të ndodhura, i pandehuri Behar Brajoviq, në bashkëpunim të vecantë me të pandehurit, Safet Rustemi dhe Astmer Bilali kanë organizuar dhe vrarë në datën 10.8.2018, në Shkodër, shtetasin Fatbardh Lici, xhaxhain e shtetasit, Ibrahim Lici”, thuhet në njoftim.
Ekzekutori i drejtpërdrejtë, informon organi i akuzës, ka qënë Astmer Bilali, ndërsa autorët kanë lëvizur me një automjet të vjedhur.
“Të pandehurit Safet Rustemi dhe Astmer Bilali kanë përdorur një mjet të vjedhur të markës, Benz ngjyrë gri me targa AA 760FX, i cili rezulton i vjedhur. Ata janë afruar tek vendi ku ndodhej lokali me qira i shtetasit, Sokol Lici, ku çdo ditë pothuajse në të njëjtën orë shkonte dhe pinte kafen, vëllai i tij, viktima Fatbardh Lici, xhaxhai i Ibrahimit. Viktima ka qenë i ulur jashtë lokalit dhe pasi automjeti është afruar pranë tij, nga dera e pasagjerit ka zbritur i pandehuri Astmer Bilali, i cili ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij, duke e lënë atë të vdekur”, informon SPAK.
Pas krimit, mjeti është larguar në drejtim të zonës së Dobraçit, ka hyrë në njërën nga kthesat ku ndodhej banesa e Safet Rustemit dhe më pas është kthyer duke u larguar.
Makina e autorëve është djegur po në zonën e Dobraçit. Pas krimit, Safet Rustemi ka qëndruar në Shkodër, ndërsa Astmer Bilali është larguar menjëherë drejt Tiranës, së bashku me të dashurën e tij Eria Ago, e cila rezulton të ketë përkrahur autorët pas kryerjes së vrasjes, sipas SPAK.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe ka dërguar pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykimin e procedimit penal nr. 112/2019 në ngarkim të të pandehurve:
Behar Brajoviq – I akuzuar për kryerjen e veprave penale;“Vrasje me paramendim” kryer për hakmarrje në dëm të viktimës Fatbardh Lici, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”; “Mbajtje pa leje të armëve luftarake” kryer në formë të vecantë të bashkëpunimit atë të grupit të struktuar kriminal; “Grup i strukturuar kriminal” në formën e drejtimit dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 78/2 e 28/4, 278/1 e 28/4; 333a/1 dhe 334/1/2 të Kodit Penal;
Safet Rustemi, i akuzuar për kryerjen e veprave penale; “Vrasje me paramendim” kryer për hakmarrje në dëm të viktimës Fatbardh Lici, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”; “Mbajtje pa leje të armëve luftarake” kryer në formë të vecantë të bashkëpunimit atë të grupit të struktuar kriminal; “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 78/2 e 28/4, 278/1 e 28/4; 333a/2 dhe 334/1/2 të Kodit Penal;
Astmer Bilali, i akuzuar për kryerjen e veprave penale; “Vrasje me paramendim” kryer për hakmarrje në dëm të viktimës Fatbardh Lici, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”; “Mbajtje pa leje të armëve luftarake” kryer në formë të vecantë të bashkëpunimit atë të grupit të struktuar kriminal; “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 78/2 e 28/4, 278/1 e 28/4; 333a/2 dhe 334/1/2 të Kodit Penal;
Eria Ago, e akuzuar për kryerjen e veprës penale; “Përkrahja e autorit të krimit” e kryer në lidhje me veprën penale 333/a të këtij Kodi parashikuar nga neni 302/2 i Kodit Penal.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, mbi bazën e akteve hetimore dërguar për moskompetencë nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, ka regjistruar procedimin penal nr. 112 të vitit 2019 në lidhje me veprat penale, “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim”,“Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, e kryer në bashkëpunim, “Mbajtja pa leje prodhimi armëve lëndëve shpërthyese e municionit” dhe ”Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet 78-25, 79/ë-25, 109-25, 197, 278, 279 dhe 333/a i K.Penal.
Hetimet në kuadër të këtij procedimi lidhen me disa ngjarje kriminale të ndodhura në qytetin e Shkodrës në vitin 2018. Nga tërësia e provave të grumbulluara rezulton e provuar se mes të pandehurve dhe familjes Lici, kanë ekzistuar konflikte të hershme, të lidhura kryesisht me kontrollin e territorit të qytetit të Shkodrës, të shoqëruara me ngjarje kriminale.
Pas vrasjes së shtetasve, Boran Bërcana dhe bashkëshortes së tij, Silvi Ndoci (të njohur të të pandehurve) në korrik të vitit 2018, në Shkodër, i pandehur Behar Brajoviq, ia ka atribuar këtë vrasje, shtetasit Ibrahim Lici, nipit të shtetasit, Fatbardh Lici.
Në dinamikë të këtyre ngjarjeve të ndodhura, i pandehuri Behar Brajoviq, në bashkëpunim të vecantë me të pandehurit, Safet Rustemi dhe Astmer Bilali kanë organizuar dhe vrarë në datën 10.8.2018, në Shkodër, shtetasin Fatbardh Lici, xhaxhain e shtetasit, Ibrahim Lici. Ekzekutori i drejtpërdrejtë ka qënë i pandehuri Astmer Bilali.
Të pandehurit Safet Rustemi dhe Astmer Bilali kanë përdorur një mjet të vjedhur të markës, Benz ngjyrë gri me targa AA 760FX, i cili rezulton i vjedhur. Ata janë afruar tek vendi ku ndodhej lokali me qira i shtetasit, Sokol Lici, ku çdo ditë pothuajse në të njëjtën orë shkonte dhe pinte kafen, vëllai i tij, viktima Fatbardh Lici, xhaxhai i Ibrahimit. Viktima ka qenë i ulur jashtë lokalit dhe pasi automjeti është afruar pranë tij, nga dera e pasagjerit ka zbritur i pandehuri Astmer Bilali, i cili ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij, duke e lënë atë të vdekur.
Më pas mjeti është larguar në drejtim të zonës së Dobraçit, ka hyrë në njërën nga kthesat ku ndodhej banesa e të pandehurit Safet Rustemi dhe më pas është kthyer duke u larguar. Mjeti është djegur po në zonën e Dobraçit. Pasi personat kanë kryer vrasjen, i pandehuri Safet Rustemi ka qëndruar në Shkodër, ndërsa i pandehuri Astmer Bilali është larguar menjëherë drejt Tiranës, së bashku me të pandehurën Eria Ago, e cila rezulton të ketë përkrahur autorët pas kryerjes së vrasjes.
Zbardhen detaje nga operacioni në Itali, në pranga edhe shqiptari Artur Hoxhosmani për trafik droge. Autoritetet italiane kanë zbardh...
Më 25 nëntor të vitit 1913, në fshatin Dhërmi të Himarës, lindi shkrimtari Petro Marko. Kreu Shkollën Tregtare të ...
Spitali Rajonal Durrës ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në zonën e ish-Kënetës, ku nj&e...
Gazetari Flavio Qarri duke komentuar provat dhe faktet e reja që dalin në dritë nga afera e tunelit të Llogarasë ka publikuar një...
Zona e “Besëlidhjes” në Lezhë, të cilën kryebashkiaku Pjerin Ndreu e ka cilësuar më herët si “...
Media spanjolle ABC.es raporton se një bandë e huaj grabitësish kreu dy sulme të dhunshme ndaj argjendarive në rajonin e Madridit gja...
Ende pa mbaruar skandalet qeveritare, një tjetër ka shpërthyer, por kësaj radhe në institucionet arsimore 9-vjeçare, duke alar...
Sot shënohen 6 vite nga tërmeti shkatërrimtar i 26 Nëntorit 2019, që la pas dhjetëra viktima dhe mijëra banesa të shka...
Ndarja nga jeta parakohe në moshën 40-vjeçare e këngëtarit Shpat Kasapi tronditi opinionin publik. Shpat Kasapi ndodhej në It...
Prej shtatorit të këtij viti, mjeka Evis Sala ka nisur punën part-time si Ministre e Shëndetësisë në kabinetin “Rama ...