Gjykata e Tiranës liron 18 të arrestuar gjatë protestave, lihen në detyrim paraqitjeje
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitjeje për 18 persona të arrestuar gjatë protestave në Tiran&eum...
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitjeje për 18 persona të arrestuar gjatë protestave në Tiran&eum...
Profesori Aleksandër Biberaj, ish-deputet i PD-së nga protesta jashtë Kuvendit i bëri thirrje presidentit Bajram Begaj që të shp...
Kryetarja e trupit gjykues, Donika Shala-Abdyli shpalli fajtor Millorad Gjokoviçin për krime lufte ndaj popullsisë civile. Ai në Gjykat&...
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...

TIRANA- Autori i dyshuar i vrasjes së bashkëmoshatarit Martin Cani në shkollën “Fan Noli”, 14-vjeçari Mario Përlleshaj ka lënë ditën e sotme ambjentet e spitalit privat dhe është transferuar në burgun e të miturëve në Kavajë. Më parë u raportua se mjeku i spitalit privat ka zvarritur ekspertët dhe nuk ua ka dorëzuar epikrizën e 14-vjeçarit që mbahet nën masën e arrestit me burg.
Prokuroria e ka akuzuar Përlleshajn për dy vepra penale “Vrasje në rrethana cilësuese” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Seanca për masën e sigurisë u zhvillua më datë 22 nëntor në ambientet e spitalit.
Çfarë dihet deri tani për vrasjen e Martin Canit?
Martin Cani humbi jetën mesditën e 18 tetorit pasi u qëllua me thikë në bark nga bashkëmoshatari i tij, Mario Përlleshaj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një konflikti mes dy të miturve që ka degraduar në përdorimin e thikës. Mario Përlleshaj dyshohet se ka qenë në klasë paralele me viktimën, në shkollën 9-vjeçare Fan Noli. Konflikti mes të miturve raportohet se ka nisur në oborrin e shkollës, ndërsa ka agravuar jashtë ambienteve të saj. Autori ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar mbi 14-vjeçarin, Martin Cani.
Pasi është goditur me thikë, Cani është afruar tek shkolla, ka ecur disa metra dhe pasi ka nisur të humbë gjak, është rrëzuar në trotuarin para shkollës. Si pasojë e plagëve të marra, Cani ka ndërruar jetë në spital. I plagosur nga ky sherr ka mbetur edhe shoku i ngushtë i viktimës, i cili nuk mësonte në të njëjtën shkollë me to, po stërviteshin në të njëtin klub futbolli. I plagosur mbeti edhe vetë autori, i cili po trajtohet në një spital privat. Pak çaste pas krimit të rëndë autori kishte postuar foto me thikën më të cilin autori kreu vrasjen dhe dorën e tij e gjakosur që u plagos gjatë konfliktit. Po ashtu edhe në aplikacionin "Snapchat", kishte publikuar një tjetër foto ku shihet i pashqetësuar për krimin që ka kryer.
Bazuar në imazhe, autori ndodhej në një makinë, të cilët dyshohen se e kanë (persona të tjerë) marrë atë nga vendngjarja, menjëherë pas krimit që kishte kryer. Ata që kanë marrë autorin e mitur nga vendi i ngjarjes, dyshohet se janë lajmëruar nga vetë ai dhe kanë ardhur me automjetet e tyre nga Sauku. Sipas informacioneve, ky grup nga Sauku rezultojnë të përfshirë edhe në konflikte të tjera.
TIRANA- Prokuroria e Posaçme ka dalë me njoftim zyrtar lidhur me operacionin goditjen e grupit kriminal ku u lëshuan masa sigurie pë...
pamjet pas termetit TIRANË- Sot, 5 vjet nga tërmeti shkatërrues që goditi Shqipërinë dhe që mori jetën e 51 persona...
Foto ilustruese DURRËS- Një 50-vjeçar humbi jetën në mënyrë tragjike ditën e djeshme në Durrës. Më...
TIRANË- Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani ka marrë një rrjedhë tjetër, për shkak të dyshimeve se ngjarja nuk ka...
carabinieri ITALIA- Një tjetër shqiptar është vrarë në Itali, pas një sherri në mes të rrugës. Ngjarja e ...
TIRANA- Ditën e sot vendoset në lidhje me transferimin nga spitali të 14-vjeçarit Mario Përlleshaj i cili dyshohet se i mori j...
Nikolin Nika ITALIA- 42-vjeçari shqiptar, Nikolin Nika u vra mbrëmjen e 24 nëntorit në Bettola të Italisë, teksa hetimet e ...
TIRANA- Ish-gjyqtarja e Elbasanit, Pajtime Fetahu e cila ishte pjesë e listës së masave të sigurisë që lëshoi SPAK, dy...
TIRANA- Policia e Tiranës ka reaguar lidhur me protestën e thirrur nga opozita ditën e sotme në kryeqytet, ku pritet bllokimi i 5 aks...
SHKODRA- Personin i cili kishte vjedhur më 17 prill të këtij viti makinën tip "Range Rover Sport" në Durrës që dyshohe...