AKTUALITET

Vrasja e Renato Hoxhajt në Vlorë/ Zbulohen detaje të reja: Vrasësi me pagesë hyri nga Greqia, Range Rover u ble në Kamëz

Piranjat Përditësimi i fundit 24 Shkurt 2026, 20:13
Vrasja e Renato Hoxhajt në Vlorë/ Zbulohen detaje të reja:

Detaje të reja kanë dalë nga dosja e vrasjes së Renato Hoxhajt në Vlorë, më 27 prill 2025. Hetimet e deritanishme zbulojnë se vrasja dyshohet të ketë qenë e porositur nga jashtë vendit. Sipas hetimeve, Hoxhaj u ekzekutua ndërsa po shkonte mëngjesin e 27 prillit për të marrë turnin e tij të rojës në një pallat në ndërtim pranë banesës së tij.

"Mëngjesin e krimit, Renato sapo kishte dalë nga banesa dhe ndërsa po ecte në rrugicën këmbësore u qëllua me armë zjarri, duke humbur jetën menjëherë,” thuhet në dosjen hetimore.

Autori i vrasjes u identifikua si Daniel Cornea, një shtetas rumun me banim në Greqi dhe me rekorde të shumta penale. Hetimet tregojnë se ai hyri në Shqipëri përmes Greqisë nga pika kufitare e Qafë Botës një javë para krimit dhe u largua po nga e njëjta pikë kalimi kufitar.

Makina që përdori, një Range Rover Sport me targa AB898IH, ishte blerë nga një shtetas shqiptar, Eris Mehmetaj, banues në Tiranë me origjinë nga Bajram Curri, i cili u arrestua një ditë pas ngjarjes për sigurimin e mjetit që përdori Cornea, por me kartën e identitetit të një gruaje me banim në Vlorë.

Sipas të dhënave të dosjes hetimore, vrasja ishte e porositur nga Dubai, megjithatë, ende nuk është e qartë se kush qëndron pas urdhrit dhe motivet e eliminimit të Hoxhajt mbeten të paqarta.

“Nga hetimet rezulton se automjeti me të cilin lëviz autori i vrasjes së Renato Hoxhaj, ka qenë në pronësi të një kompanie private këpucësh në Kamëz. Ku nga kontakti me administratorin e kësaj kompanie si dhe me punonjës të tjerë del se më datë 9 Prill 2025, ky automjet është shitur nëpërmjet një fature të rregullt, shtetases D. Sako, e cila është banuese në qytetin e Vlorës.

Por nga ajo që konstatohet është se automjeti është tërhequr fizikisht në ambientet e kompanisë nga një person mashkull i panjohur për administratorin dhe punonjësit e kompanisë.

Por edhe pse në fillim personi që tërhoqi makinën ‘Land Rover’ nga kompania ishte i panjohur, grupi hetues pas kqyrjes së pamjeve filmike, mundi të bjerë shpejt në gjurmët e tij.

Dhe të krijojë bindjen se ky person ishte Eris Mehmetaj. I cili këtë ditë ishte paraqitur bashkë me një person tjetër në kompaninë e këpucëve ku ndodhej makina.

Edhe pse makina ishte blerë nga shtetasja D. Sako, nga pamjet filmike të kamerave të kompanisë, u pa se për të tërhequr këtë automjet në kompani u paraqit në fillim një shtetas i panjohur, por që më pas u identifikua si Eris Mehmetaj”, thuhet në dosjen hetimore.

Ende nuk është e qartë se kush është porositësi i vrasjes së tij, dhe arsyeja përse u eleminua.

Por saktësia gati kirurgjikale me të cilën ai u ekzekutua mëngjesin e herët të datës 27 Prill 2025, gjatë kohës kur po shkonte te merrte turnin e tij të rojës në një nga pallatet në ndërtim pranë banesës së tij, sigurisht që dëshmonte se pas ngjarjes, ishte një grup kriminal.

Viktima ishte Renato Hoxhaj, por që njihej edhe me gjeneralitetet Alfred Hoxhaj, i moshës 58 vjeç, që nuk kishte në CV-në e tij, një spektër të tillë kriminal, aq sa të dyshohej te e shkuara e tij e errët.

Por që vetë atentati të linte të dyshohej për një një vrasje të mirëorganizuar, ashtu siç në fakt do të zbulohej edhe në vazhdim.

Ku të gjitha rrethanat krijuan besimin se kishim të bënim me një krim të porositur, por që edhe sot motivet mbeten të paqarta. Se përse një personazh si Renato Hoxhaj, ishte kaq i rëndësishëm për krimin, sa jo vetëm të urdhërohej eleminimi i tij por edhe të ftohej nga jashtë Shqipërisë për të një vrasës me pagesë i huaj.

Vrasës që u evidentua si Daniel Cornea.

Një shtetas rumun me banim në Greqi, me rekorde të shumta penale, që hyri dhe doli nga Shqipëria me të vetmin mision, atë të një ‘pastruesi’.

Atë të vrasjes së Renato Hoxhaj.

Ndërsa më vonë në skenë do të dilnin emra të njohur të botës së krimit nga veriu i vendit si të implikuar në krimin e rëndë, por që baza e tyre ishte Dubai.

Sikurse është Alesio Dobrozi, i dyshuar për krime të rënda në veri të vendit, por asnjëherë ndaj tij ska patur një akuzë zyrtare. Por çfarë i bëri bashkë grupet e veriut dhe jugut për të ekzekutuar Renato Hoxhaj? Cila ishte pesha e tij në krimin e organizuar që ai duhej me çdo kusht të qëllohej për vdekje?

Përse nevojitej një shtetas i huaj?

Lajmin e parë për atë që i kishte ndodhur bashkëshortit të saj e dha bashkëjetuesja e tij, e cila në momentin e ngjarjes ndodhej në banesë, ku sapo e kishte përcjellë të shoqin për në punë.

Dhe ora shënonte 06:25 e mëngjesit të datës

Renato Hoxhaj alias Alfred Hoxhaj, i moshës 58 vjeç, është gjetur i pajetë në rrugicën këmbësore që të çon për në banesën e tij private në këtë vend.

Nga ajo që u konstatua është se viktima sapo kishte dalë i vetëm nga banesa, dhe ndërsa po shkonte në punë, në gjysmë të rrugës është qëlluar me armë zjarri, ku edhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Por si u zbulua që autori i krimit ishte një vrasës i huaj me pagesë, i identifikuar më pas si Daniel Cornea, me shtetësi rumune.

Që sipas hetimeve të kryera kishte hyrë në Shqipëri nëpërmjet Greqisë, një javë para se të kryhej krimi dhe ishte larguar nga këtu, po nga e njëjta pikë kalimi kufitare e Qafë-Botës në Sarandë.

Por para se të shkojmë te mënyra se si Daniel Cornea veproi dhe u soll si një ujk i vetmuar në Vlorë, deri në çastin kur asgjësoi objektivin e tij, është me interes të shikohet si u zbulua fillimisht makina me të cilin ai lëvizi, para dhe pas krimit. Makinë e cila kishte qarkulluar për ditë të tëra në qytet.

Ashtu si dhe mëngjesin e krimit.

Ku pamjet filmike e panë atë të largohej jo shumë larg nga skena e vrasjes. Një automjet tip ‘Land Rover’ fuoristradë, i modelit ‘Range Rover Sport’, me targa AB898IH. Që rezultoi se ishte blerë nga një shtetas shqiptar në një fabrikë këpucësh në qytetin e Kamzës.

Ky shtetas që shpejt i identifikua si Eris Mehmetaj, banues në Tiranë, por me origjinë nga Bajram Curri. I cili sipas hetimeve ishte paraqitur vetë në këtë filial për të kryer tërheqjen e automjetit që më pas u pa të përdorej nga autori i krimit në vrasjen e Renato Hoxhaj.

Eris Mehmetaj, që u arrestua nga policia më datë 28 Prill 2025, vetëm një ditë pas krimit të ndodhur në Vlorë, në akuzën e personit që ka siguruar kushtet dhe mjetet për të kryer vrasjen e Renato Hoxhajt. Në dyshimin se u kishte dorëzuar makinën ‘Land Rover’, modeli ‘Range Rover’ sportiv të blerë nga ai në Kamëz, personave të përfshirë në organizimin dhe realizimin e vrasjes së shtetasit Renato Hoxhaj.

Nga hetimet rezulton se automjeti me të cilin lëviz autori i vrasjes së Renato Hoxhaj, ka qenë në pronësi të një kompanie private këpucësh në Kamëz. Ku nga kontakti me administratorin e kësaj kompanie si dhe me punonjës të tjerë del se më datë 9 Prill 2025, ky automjet është shitur nëpërmjet një fature të rregullt, shtetases D. Sako, e cila është banuese në qytetin e Vlorës.

Por nga ajo që konstatohet është se automjeti është tërhequr fizikisht në ambientet e kompanisë nga një person mashkull i panjohur për administratorin dhe punonjësit e kompanisë.

Por edhe pse në fillim personi që tërhoqi makinën ‘Land Rover’ nga kompania ishte i panjohur, grupi hetues pas kqyrjes së pamjeve filmike, mundi të bjerë shpejt në gjurmët e tij.

Dhe të krijojë bindjen se ky person ishte Eris Mehmetaj. I cili këtë ditë ishte paraqitur bashkë me një person tjetër në kompaninë e këpucëve ku ndodhej makina.

Edhe pse makina ishte blerë nga shtetasja D. Sako, nga pamjet filmike të kamerave të kompanisë, u pa se për të tërhequr këtë automjet në kompani u paraqit në fillim një shtetas i panjohur, por që më pas u identifikua si Eris Mehmetaj. Ku gjatë marrjes në pyetje, shoferi i kësaj kompanie pohoi se më datë 9 Prill 2025, ai ishte kontaktuar me anë të telefonit nga një shtetas që iu prezantua si nipi i Palit, ky i fundit roje pranë kësaj kompanie.

Bisedë gjatë së cilës, personi në anën tjetër të telefonit, i tha se ishte i interesuar për të blerë automjetin fuoristradë, ‘Range Rover Sport’.

Ku pasi ranë dakord për çmimin, personi i interesuar ka pranuar t’a blejë automjetin në fjalë dhe për këtë fakt i ka nisur në telefon shtetasit A. S. foton e dokumentit ‘Kartë Identiteti’ të shtetases D. Sako, me qëllim që blerja e automjetit të bëhej në emër të kësaj shtetase.

Po sipas rojes së kompanisë, në po të njëjtën datë ai u telefonua sërish nga personi që ishte i interesuar për të blerë makinën.

I cili mesa duket nxitonte që ta bënte të vetën. Dhe ashtu siç edhe kishin biseduar, ata u takuan me njëri-tjetrin mesditën e kësaj date në ambientet e kompanisë.

Person që sipas rrëfimit të rojes së objektit, duke qenë se kishte vështirësi orientimi, u desh që të shkonin dhe ta merrnin në rrugën kryesore. Dhe pasi ia kanë dorëzuar makinën, sërish e kanë shoqëruar deri në dalje të aksit rrugor.

Dosja HetimoreNga kqyrja e pamjeve filmike të kamerave të sigurisë në kompaninë e këpucëve në Kamëz, të datës 9 Prill, evidentohet qartë momenti kur personi i panjohur merr nga ky filial automjetin për të cilin kishte rënë dakord për ta blerë. Person i cili vjen te ky filial si pasagjer me automjetin e markës ‘BMW’, me targë AB298EI, i drejtuar nga një shtetas tjetër. Automjet i cili është larguar nga ky filial duke ndjekur mjetin e porsablerë ‘Range Rover’.

Persona që nga ana jonë janë evidentuar si Eris Mehmetaj, dhe Laert Maçi, ky i fundit në drejtimin e automjetit me të cilin, ata paraqiten në kompaninë ku ndodhej makina që do të blinin.

Të gjendur përballë pamjeve që nuk linin asnjë mëdyshje, Eris Mehmetaj dhe Laert Maçi, pranuan përpara grupit hetues se ishin ata që kishin marrë makinën ‘Land Rover’ nga ambientet e kompanisë së këpucëve. Por i vetmi që pranoi se ishte interesuar për të blerë makinën, ishte Eris Mehmetaj.

I cili zbuloi edhe emrin e personit që e kishte kontaktuar nga Dubai për të blerë automjetin në fjalë. Ky person sipas tij ishte Alesio Dobrozi. Një emër i njohur i krimit, i cili kohë pas kohe ka qenë i përfshirë në ngjarje të shumta kriminale.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan