Bill Gates bën renditjen, ja katër profesionet që do t’i mbijetojnë Inteligjencës Artificiale
Bill Gates shton një profesion të katërt që, sipas tij, do t’i mbijetojë Inteligjencës Artificiale Rritja e shpejtë ...
Bill Gates shton një profesion të katërt që, sipas tij, do t’i mbijetojë Inteligjencës Artificiale Rritja e shpejtë ...
Këngëtari Alban Skënderaj ka reaguar me një mesazh të gjatë në rrjetet sociale, ku shpreh mbështetjen e tij për p...
Turqia e eliminuar, largohet me nder nga Botërori pas fitores 3-2 kundër SHBA-ve në Los Angeles, duke regjistruar kështu fitoren e tyre t&...
Kushtet atmosferike gjatë ditës së premte do të jenë kryesisht të qëndrueshme, megjithëse në orët e mesdit&e...
Detyrimet që lidhen me vendimet e arbitrazheve ndërkombëtare dhe proceset gjyqësore ndaj shtetit shqiptar arritën në rreth 179.6...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me 82.2 lekë, në shitje me 83.2 lekë. Euro do të blihet me 93...
Namrata Samra, një vajzë nga India rezervoi Shqipërinë për Alpet, por u largua duke promovuar një protestë shqiptare para q...
Dashi Nëse keni pasur zënka me partnerin tuaj, hidheni vete hapin e pare drejt pajtimit. Ne këtë mënyrë marrëdhë...
Një qytetar ka ngritur shqetësime në redaksinë e “Piranjat news”, se në plazhin e Tales në Lezhë, janë vendo...
Gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes zona e Gjirokastrës është përfshirë nga moti i keq me reshje intensive dhe s...

Pas 3 muaj e gjysmë në burg, Gjykata e Apelit Tiranë, ka vendosur të ndryshojë masën e sigurisë për të arrestuarin Kujtim Pisha, i cili u ndalua nga policia kriminale e Elbasanit, natën e vrasjes së biznesmenit, Edmond Mëhalla.
Kujtim Pisha, ishte rroja i karburantit “Xhaxhi Oil” të Mëhallës por u arrestua nga policia si i dyshuar për akuzën e “Moskallëzimit të krimit” dhe më pas ishte Gjykata e Elbasanit që caktoi ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”.
Por pak ditë më parë Gjykata e Apelit Tiranë, vendosi të ndryshojë masën e sigurisë nga “Arrest në burg” në “Detyrim paraqitje” për punonjësin e karburantit, Kujtim Pisha.
Sipas dosjes hetimore Kujtim Pisha është arrestuar pasi prokurori i çështjes ka argumentuar se ai nuk ka telefonuar sallën operative të policisë së Elbasanit, megjithëse ishte vënë në dijeni se në ambientet e punës së tij, ishte vrarë pronari i biznesit, Edmond Mëhalla.
Në dëshminë e tij, Pisha, ka pretenduar se nuk ka telefonuar policinë, pasi një veprim të tillë e kishte kryer punonjësja e kompanisë “Green Taxi”. Por ky pretendim, nuk mjaftoi për ta shpëtuar nga arrestimi.
Aktualisht Pisha është liruar. Ndërsa pak kohë më parë, Aldo Buzhani, vëllai i viktimës Mondi Mëhalla është marrë në pyetje për herë të dytë lidhur me vrasjen e ndodhur më 30 nëntor 2025 në qytetin e Elbasanit.
Buzhani, ka dhënë shpjegime para grupit të hetimit lidhur me konfliktet e mundshme që ka pasur vëllai i tij, Mondi.
Mësohet se Buzhani, ka treguar se me ortakun e tij, Xhino Ago, që sot vijon të qëndrojë në burg, Mondi Mëhalla, nuk ka pasur asnjë konflikt, dhe për pasojë, e ka përjashtuar nga dyshimet e tij se Ago mund të ketë marrë pjesë në vrasje.
Për më tepër, Aldo Buzhani dhe motra e tij kanë dorëzuar në Prokurorinë e Elbasanit edhe deklarata noteriale, duke sqaruar pozicionin e ortakut në biznes të Mondi Mëhallës, Xhino Ago.
Buzhani ka pohuar para noterit se: “…deklaroj me përgjegjësi morale dhe para autoriteteve se marrëdhënia me Xhino Agon ka qenë dhe është shumë e mirë. Ne e konsiderojmë si vëllain tonë. Kisha dy vëllezër, tani kam një vëlla: Xhinon…”.
Ndërsa motra e viktimës, Brunilda Mëhalla, ka pohuar:
“…Unë, Brunilda Mëhalla, deklaroj se Xhino Ago, ortaku i vëllait tim, nuk ka pasur kurrë konflikte me askënd. Marrëdhënia jonë familjare me të është shumë e mirë. Ai është vëllai ynë. S’kemi asgjë kundër tij…”.
Ndërkohë, Buzhani ka folur për konfliktet që ka pasur vëllai i tij me Marselo Aranin, lidhur me dhënien me qira të disa automjeteve, që më pas, sipas dijenisë së tij, Mondi ka diskutuar për marrjen e dy vilave në Tiranë, por edhe ato rezultuan me probleme.
Hetimet për këtë çështje janë duke vijuar me ripyetjen edhe të disa personave të tjerë, ndërsa të arrestuar për këtë ngjarje të rëndë, aktualisht Prokuroria e Elbasanit mban të izoluar në burg Nevzat alias Nevi Spahon nga Prenjasi, punonjësin e karburantit Kujtim Pisha, si dhe ortakun e Mëhallës, Xhino Agon.
Ndërsa në kërkim vijojnë të jenë elbasanlliu Marselo Arani dhe shoku i këtij të fundit nga Laçi, shtetasi Armando Kola.
Lidhur me këtë çështje, Nevzat Spaho, që dyshohet se ka marrë pjesë direkt në vrasjen e Mondi Mëhallës, nuk e ka pranuar në asnjë moment akuzën, duke pretenduar rrethana të tjera. /Syri.net/
Policia e Vlorës ka arrestuar tre persona të cilët dyshohet se grabisnin me dhunë në qytetin e Vlorës dhe të Sarandës....
Një qytetar nga Lezha, i është drejtuar redaksisë së Piranja News për të denoncuar shpërndarjen e ushqimeve. Përm...
Një 85-vjeçare është gjetur e pajetë në një liqen në fshatin Kalldrun, në Malësinë e Madhe, ndër...
Në Ditën Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin, prefektja e Korçës, Florinda Zegullaj, ka ndarë një mesa...
Të rinjtë shqiptarë po konsumojnë gjithnjë e më pak pije alkoolike, sipas raportimeve të fundit që tregojnë nj&eu...
Rruga e Vaqarrit në Tiranë është kthyer në një tmerr të vërtetë për drejtuesit e mjeteve pasi trafiku kilome...
Një qytetar i është drejtuar redaksisë së Piranja News, për problemin me qentë endacakë në Milot. Siç shi...
Një 78-vjeçar i identifikuar si Gëzim Vija është gjetur i pa jetë dhe me shenja dhune në trup, në banesën e tij...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë tonë një rast shqetësues të një personi që hedh mbeturina në lumin Dri...
Karabinierët italianë të stacionit Comiso në Raguzza, arrestuan një 36-vjeçar shqiptar me dyshime serioze për vënien...