AKTUALITET

“Vullneti politik i mazhorancës diktoi jetën parlamentare në vitin 2025”- BIRN: Paqja Fiskale pa transparencë, Avokati i Popullit i kontestuar!

Piranjat Përditësimi i fundit 30 Dhjetor 2025, 09:33

“Vullneti politik i mazhorancës diktoi jetën parlamentare

Nga reforma zgjedhore te zvarritja e heqjes së imunitetit për Ballukun, mazhoranca e kryeministrit Edi Rama diktoi agjendën parlamentare përgjatë një viti, duke votuar në mënyrë të njëanshme nismat ligjore dhe duke aneksuar edhe më tej forcat opozitare.

Në fund të sesionit parlamentar, me orientimin politik të kryeministrit, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi refuzoi të mblidhte Këshillin e Mandateve për të vendosur mbi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit të deputetit zv.kryeministes Belinda Balluku, pavarësisht se kjo bie ndesh me Rregulloren e Kuvendit dhe praktikën parlamentare.

Ky ishte akti i fundit në harkun e një viti, ku jeta parlamentare është diktuar gjithnjë e më shumë nga vullneti i kryeministrit Edi Rama dhe forca e kartonëve të mazhorancës së tij socialiste, ndërkohë që një sërë nismash ligjore u votuan në mënyrë të njëanshme dhe partitë opozitare u aneksuan edhe më tej në Parlament.

Gjatë vitit 2025, Kuvendi i Shqipërisë përjetoi kalimin në një legjislaturë të re parlamentare për shkak të zgjedhjeve të 11 majit, të cilat i dhanë kryeministrit Rama një shumicë thuajse të cilësuar prej 83 mandatesh. Në sesionin e vjeshtës, mazhoranca socialiste imponoi pushtetin e saj në vendimmarje të rëndësishme të Kuvendit.

Partia Socialiste miratoi në mënyrë të njëanshme ndryshimin e arkitekturës parlamentare duke shtuar komisionet, por duke zvogëluar aksesin e opozitës në to; zgjodhi pa konsensus Avokatin e ri të Popullit dhe miratoi pa transparencë “Paqen Fiskale” pavarësisht kritikave të opozitës dhe organizatave ndërkombëtare. Forca e kartonave u përdor gjithashtu për miratimin e ligjit kontrovers të njohur si “Paketa e Maleve” apo ligjin e ri për “Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve”.

Në fund të vitit pati shkëndija për një bashkëpunim parlamentar mazhorancë-opozitë me ngritjen e dy komisioneve të posaçme për Reformën Zgjedhore dhe Reformën Territoriale, por asnjëri prej tyre nuk ka bërë ndonjë përparim në agjendën e tyre të punës.

Tangoja PS-PD për reformën zgjedhore

Viti nisi me një konsensus mes mazhorancës dhe opozitës për disa ndryshime teknike në Kodin Zgjedhor vetëm 3 muaj para zgjedhjeve parlamentare, por partitë e humbën edhe një herë shansin që të bënin një Reformë të thellë Zgjedhore bazuar në rekomandimet e OSBE-ODIHR-it. Ndryshimet e miratura rritën tavanin e financimit dhe kohës për reklama televizive për partitë gjatë fushatës elektorale, si dhe disa afate të reja që lidheshin me votën e Diasporës.

Sipas ndryshimeve, partitë politike nuk do të pengohen më të shpenzojnë para në fushatë nga burime të tjera private, duke ngritur nivelin e këtij financimi deri në 5 herë më shumë se sa fondi i përfituar nga buxheti i shtetit. Më parë, kushtëzimi i këtij financimi ishte deri në 3-fish më shumë se sa buxheti publik. Po ashtu u rrit dhe pragu i financimit nga paratë personale të kandidatit nga 1 milionë deri në 3 milionë lekë.

Këto ndryshime erdhën vetëm disa muaj pasi PS-PD kishin bashkuar votat për të mbyllur listat e kandidatëve në një formulë që i lejonte kryetarëve të partive të paracaktonin deputetët e ardhshëm në listë të mbyllur dhe ndërkohë kandidatët në pjesën e hapur të listës të luftonin për vota brenda të njëjtin subjekt politik për një mandat deputeti më tepër.

Pasi Kryeministri Edi Rama e prezantoi në publik si “ilaçi” për problemin tridhjetë e kusur vjeçar të mungesës së dokumenteve të pronësisë të banorëve që jetojnë në zonat rurale, qeveria solli në Kuvend nismën “Paketa e Maleve”, një ligj kontravers i ngjashëm me atë të “Investimeve Strategjike” që ka ngjallur shumë kritika dhe kundërshtime që nga miratimi i tij në pranverë të 2025-ës.

Ligji parashikon që bashkitë janë nismëtare të procedurës që do të çojë në kalimin e pronave shtetërore apo private në pronësi të “investitorëve”, duke i kërkuar qeverisë që tokat në territorin e tyre të shpallen “zona zhvillimi”.

Ekspertë të pushtetit vendor dhe juristë e shohin këtë nismë ligjore si mbivendosje me ligjet e tjera që kanë tentuar prej vitesh të zgjidhin problemet e pronësisë dhe si mekanizëm që rrezikon të nxisë konflikte sociale në zonat ku do të aplikohet.

Ndërsa opozita ka akuzuar qeverisë se po ndërmerr një nismë “klienteliste” që tenton t’u marrë pronën qytetarëve për t’ua dhënë atë oligarkëve.

Neglizhenca për raportimin e institucioneve

Deputetët u angazhuan herët në fushatë zgjedhore për zgjedhjet e 11 majit duke bërë që Kuvendi të merrte ‘pushime’ më të gjata se sa e parashikon rregullorja për rastet e fushatave.

Pas një mungese më shumë se dy-mujore, aktiviteti parlamentar u rikthye në qershor, por pa seriozitetin për të mbyllur detyrimet parlamentare pasi deputetët e legjislaturës së 10-të ishin tashmë në fund të mandatit të tyre, shumica dhe në fund të ‘karrierës’ si deputetë pasi nuk ishin rikonfirmuar në listat e majit.

Kështu, Kuvendi dështoi të realizonte në afatin kohor raportimet e institucioneve të pavaruara duke ia pasuar ato legjislaturës së re në vjeshtë, një neglizhencë që për ekspertë të politikës sillte pasoja në funksionalitetin e këtyre institucioneve dhe vetë demokracisë.

Raportimi në Kuvend i këtyre institucioneve konsiderohet si një proces thelbësor demokratik dhe transparent, ku publiku ka mundësinë të njihet me gjendjen e gjyqësorit, për ecurinë e luftën kundër krimit dhe korrupsionit, për problematikat e ekonomisë, etj..

Arkitektura e re dhe aneksimi i opozitës

Pa nisur ende punë legjislatura e re parlamentare, ku PS rikthehej në një shumicë gati të cilësuar me 83 mandate deputetësh, kryeministri Edi Rama prezantoi publikisht idenë e tij për një ‘arkitekturë’ të re parlamentare; riorganizim të komisioneve parlamentare dhe shtimin e tyre në numër.

Juristë dhe aktivistë të shoqërisë civile e konsideruan nismën në kundërshtim me Kushtetutën dhe rrezik për përqendrimin e pushtetit në ekzekutiv, por mazhoranca vijoi me planin “Rama” dhe krijoi 11 komisione të përhershme, vetëm 4 prej tyre drejtonte opozita dhe dy komisione të posaçme për për rishikimin e reformës territoriale dhe për reformën zgjedhore.

Në riformatimin e komisioneve, PS vendosi të shkrijë komisionin për Integrimin Europian që drejtohej nga opozita dhe po ashtu t’i hiqte të drejtën asaj për të drejtuar Këshillin Kombëtar për Integrimin Europian, një strukturë që siguron komunikimin mes parlamentit, shoqërisë civile dhe institucioneve të pavarura për procesin e integrimit.

Një ligj i ri për mbetjet, pa faturë financiare

Në tetor, mazhoranca socialiste miratoi nismën e re të qeverisë për menaxhimin e mbetjeve që parashikon rikthimin e politikave të saj qeveritare në hirearkinë e menaxhimit të mbetjeve duke i dhënë prioritet ndarjes në burim, ripërdorimit, riciklimit dhe kompostimit, duke lënë në hije rolin e inceneratorëve dhe incenerimin si proces për të cilin qeveria socialiste investoi me dhjetra-milionë euro në një dekadë.

Nisma u miratua në Kuvend vetëm nga votat e mazhorancës, pa debat dhe pa sqaruar faturën financiare të zbatimit të tij.

Dispozitat ligjore dhe relacioni që shoqëron ligjin i mëshojnë parimit “ndotësi paguan” duke nënkuptuar rritje të tarifave dhe kostove për menaxhimin e mbetjeve, por pa arritur të ofrojnë një faturë transparente financiare se sa realisht do t’u kushtojë taksapaguesve zbatimi i këtyre dispozitave.

Po ashtu, ligji parashikon kthimin e Agjencisë Kombëtare të Ekonomisë së Mbetjeve, AKEM, në një shoqëri aksionere përgjegjëse për menaxhimin fundor të mbetjeve në të gjithë Republikën dhe vendosjen e bashkive në pozitat e klientëve të kësaj shoqërie për depozitimin dhe trajtimin e mbetjeve.

Shoqatat e bashkive dhe vetë kryetarët e bashkive paralajmëruan se bashkitë do të gjenden në vështirësi financiare për të përballuar kostot që u ngarkon zbatimi i këtij ligji.

“Paqja Fiskale” pa transparencë

Kuvendi votoi në prag të mbylljes së sesionit të vjeshtës Buxhetin 2026 dhe Paketën Fiskale që e shoqëronte, ku parashikohen dy nisma për falje dhe shuarje të detyrimeve ndaj tatimeve dhe doganave dhe “Marrëveshjen e paqes fiskale”, një amnisti për fitimet e padeklarura të subjekteve tregtare.

Mashoranca socialiste injoroi kontestimin ndaj këtyre nismave që erdhën nga opozita, Komisioni Europian, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Dhoma Amerikane e Tregtisë, sipas të cilave ‘paqja fiskale’ që po përgatiste qeveria ishte në fak një rikthim tek ideja e vjetër e ‘amnistisë fiskale’, një nismë e cila u refuzua nga Bashkimi Europian.

Socialistët gjithashtu refuzuan dhjetra amendamente që erdhën nga deputetët e opozitës dhe nga deputeti socialist, Erion Braçe, duke miratuar variantin e ardhur nga qeveria. Amandamentet kërkonin kryesisht përfshirjen e mekanizmave të transparencës për përfituesit e faljes dhe shuarjes së detyrimeve dhe hetimin e burimit të parave që do të rideklaroheshin dhe përjashtimin nga falja të kompanive që përfitojnë kontrata konçensionare.

Opozita këmbënguli se ‘paqja fiskale’ rrezikonte të kthehej në një “kanal zyrtar për pastrimin e parave”.

Avokati i Popullit, pa konsensus dhe i kontestuar

Endrit Shabani, një politikan i ri, vendosi të linte partinë e tij dhe të kandidonte për vendin e mbetur vakant prej të vitesh të Avokatit të Popullit, një institucion i pavarur që kërkon sipas traditës një konsensus politik për emrin që do të marrë detyrën.

Në fakt, procesi i zgjedhjes së Shabanit u kontesua fort nga Partia Demokratike, e cila ka vendosur ta ankimojë në Gjykatën Kushtetuese zgjedhjen e tij, edhe pse paradoksalisht dhjetra deputetë të kësaj partie firmosën kandidimin e tij dhe më pas u tërhoqën nga kjo mbështetje.

Gjithsesi, mazhoranca socialiste vendosi të mos e njohë tërheqjen e mbështetjes për Shabanin dhe e votoi kandidaturën e tij në në mënyrë të njëanshme.

Me profesion pedagog i së drejtës, Shabani e ndërtoi karrierën e tij si politikan i ri që luftonte kundër mendësisë së politikës së vjetër dhe dualitetit të dy partive të mëdha, deri në zgjedhjen e tij si Avokati i ri i Popullit./BIRN

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?