AKTUALITET

Zbardhet dosja hetimore e SPAK/ "Të bëj likuidimet më ka shkruajtur dy her Bujari..." Suel Çela bleu 50 kg lëndë narkotike nga Ekuadori, pagesën e bëri Bruno Hazizolli në një lokal në Tiranë

r.ll Përditësimi i fundit 26 Nëntor 2024, 22:51
Zbardhet dosja hetimore e SPAK/ "Të bëj likuidimet më ka
suel cela

TIRANË- Janë zbardhur pjesë nga dosja hetimore e Prokurorisë së Posaçme, siguruar nga Dosja.al lidhur me goditjen e grupit kriminal të Suel Çelës alias Marjus Lulaj.

Në dosjen e SPAK thuhet se organizata kriminale që drejtohej nga Suel Çela me qëllim kontrollin e territorit kishte si synim kryesor eleminimin fizik të anëtarëve të një grupi tjetër të strukturuar kriminal i cili vepronte po në qytetin e Elbasanit dhe që konsiderohej si kundërshtar i organizatës kriminale në fjalë. Sipas Prokurorisë së Posaçme, i gjithë aktivitetit financohej nga paratë që përfitoheshin nga aktiviteti kriminal i trafikimit të lëndëve narkotike nga Amerika Latine drejt vendeve si: Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Italia, Belgjika dhe Holanda. 

Më poshtë shihen edhe komunikimet e Çelës me shtetasin me Gazment Disha lidhur me një pagesë që sipas SPAK, do të kryhet për blerjen e lëndës narkotike në Ekuador, që dyshohet se është në sasinë e 50 kilogramëve. Pas kësaj Çela i kërkon Bruno Hazizolli (të cilit SPAK i ka caktuar “arrest në burg”) që paratë t’i dorëzohen një personi së cilit i referohej me emrin “Bujar”.

Dhënia e parave do të bëhej në një lokal që ndodhet në Tiranë ne Rrugën Dervish Hima, në katin e parë pranë kompleksit "Ambasador 3". Në dosje zbardhet gjithashtu edhe biseda ku dyshohet së Suel Çela (Marjus Lulaj) ka planifikuar investimin në blerjen dhe trafikimin dy sasive të ndryshme lëndësh narkotike me dy grupe të ndara nga njëri tjetri, ku njëra sasi është organizuar me shtetasin të cilit Çela i referohet me emrin Bujar dhe grupi tjetër si grupi i gjermanisë.

PJESË NGA DOSJA E SPAK: 

Më datë 30.09.2020, ora 10:09 Marjus Lulaj komunikon me Gazmend Dishan të cilin e pyet. "...sa lek jan akoma te neri...ta di pak a shum...mir te baj dhe 300 bashk me i ven...tjerat nisi belgjik...ta lekujdojm bujarin ktu...kto qe u ndrrun i ndrrova me 8%...kto qe u cun me kinez ekuador...ato paret ktu ca ore vin sot...sh mir ti numeroi mir ose ti numerojm ktu bashk me makin...sa lek bahen gjithse?...sa lek bahen me gjith kte sot, "sa bahen total bashk me tujat?...bahen rreth 600 total?..".

Më datë 01.10.2020 Marjus Lulaj komunikon me Gazmend Disha të cilit i shkruan "...mos me bli mall mu per kte her...shiko mi nis ktu leket...tbaj lekujdimet mka shkrujt dy her bujar mshkrujti dhe tani...". Nga konteksti i bisedës dyshohet së Marjus Lulaj i kërkon Gazmend Dishës ti dërgojë para në Shqipëri. Kjo shumë parash dyshohet se do t'i shërbejë Marjusit për pagesën e pjesës së tij të investimimit në blerjen e lëndës narkotike në Ekuador, pagesë e cila dyshohet se do ti bëhet shtetasit të cilin Marjus Lulaj e identifikon me emrin "Bujar", ky i fundit dyshohet se do të organizojë trafikimin e e lëndëve narkotike nga Ekuadori në Evropë.

Më datë 01.10.2020, Marjus Lulaj komunikon sërish me Gazmend Dishan të cilit i kërkon që ditën e nesërme ti dërgoj 100 mijë euro, pasi ka për të bërë pagesën për pjesën të lëndës narkotike e cila dyshohet së është në sasinë 50 kilogramë.

Në kontekst të bisedave të mësipërme, në të njëtën datë në orën 11:51 Marjus Lulaj komunikon me shtetasin Bruno Hazizolli të cilit i shkruan "...ca po ban...po vjen te cojm paret tr...ok po tpres ktu...". Në orën 13:02 i dërgon sërish mesazh me tekst "...nisu po tpret bujar atje...." dhe në në vijim i dërgon dy fotografi dhe pas tyre i shkruan "...ktu po tpret bujari...".

Nga përmbajtja e bisedës së mësipërme dyshohet Marjus Lulaj i kërkon Bruno Hazizollit të dërgojë një shumë parash në Tiranë. Fotografitë e dërguara prej tij tregojnë pamjet të lokalit ku duhet të dorëzojë paratë të cilat dyshohet se do të shërbejnë për pagesën e pjesës së lëndës narkotike të Marjus Lulaj. Marrësi i kësaj shume është një shtetas të cilit Marjus Lulaj i referohet me emrin "Bujar". Nga verifikimet e kryera rezulton se ky lokal ndodhet në Tiranë ne Rrugën Dervish Hima, në katin e parë pranë kompleksit "Ambasador 3".

Më datë 15.10.2020 Marjus Lulaj komunikon me Gazmend Disha te cilit i thotë se po komunikon me Bujarin, ku sipas Marjus Lulaj, Bujari i ka kërkuar që 5 "copë", duke nënkuptuar 5 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar kokainë t'i dërgoheshin një bashkëpunëtori të Bujarit i cili e merrte vetë përsipër rrezikun. Marjus Lulaj i kërkon që para se t'i dërgonte lëndën narkotike në Itali t'i dërgonte fotografi.

Më datë 16.10.2020 Marjus Luaj komunikon me Gazmend Disha të cilit i shkruan "...pregatitu do kesh 100 tjera tani...200...", dyshohet se kjo bisedë ka të bëjë me sasinë e lëndës narkotike e cila pritet të mbërrijë në Belgjikë së shpejti. Per këtë qëllim ai shkruan "...do te jap ma shum se 100 pra...i ke 1.5 posht tregut...do i zgjedhesh para...ato qe zbajn i kthen nvend...e para esht me bujar e dyta me nje tjeter ai i gjermanis... jo do bahet dalja belgjik...e ke llokum aty...". Nga biseda dyshohet së Marjus Lulaj ka planifikuar investimin në blerjen dhe trafikimin dy sasive të ndryshme lëndësh narkotike me dy grupe të ndara nga njëri tjetri, ku njëra sasi është organizuar me shtetasin të cilit Marjus Lulaj i referohet me emrin Bujar dhe grupi tjetër si grupi i gjermanisë. Marjus Lulaj i premton Gazmend Dishës së do t'i japë më shumë se 100 kilogramë lëndë narkotike me çmim 1.5 mije euro poshtë vlerës së t tregut me qëlim shpërndarjen dhe shitjen ë lëndëve narkotike, pasi lënda narkotike do të shkonte në Belgjikë.

Zbardhet dosja hetimore e SPAK/ "Të bëj likuidimet më ka

Dosja.al po publikon dosjen hetimore te SPAK për Suel Çelën, por nuk merr përsipër vërtetësinë e bisedave e përgjimeve dhe rrethanat në këtë dosje dhe as nuk komenton dosjen hetimore. Po e publikojmë dosjen për transparencë të publikut dhe në fund kur te zbardhet ngjarja e plotë do të kemi një shënim redaksional./DOSJA AL

suel çela gazment disha bruno hazizolli

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë