Çfarë e pret Serbinë tani pas rënies së Vuçiçit?
Për dy vjet, një lëvizje protestuese e udhëhequr nga studentët u përpoq ta largonte nga pushteti Aleksandar Vuçiqin, i cili...
Për dy vjet, një lëvizje protestuese e udhëhequr nga studentët u përpoq ta largonte nga pushteti Aleksandar Vuçiqin, i cili...
Një përbindësh i madh betoni, i cili fillon si një strukturë dhe më pas degëzohet në disa drejtime, do të ngrihet n...
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, synon të ashpërsojë gjatë ditëve të ardhshme legjislacionin që rregullon demonstratat, duke ...
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka thënë medias greke "Kathimerini” se dëshiron të mbetet në krye të vendit...
Një valë protestash ka përfshirë disa vende të Evropës, ndërsa Franca përballet me përshkallëzimin e trazirave...
Protestat studentore në Shqipëri kanë hyrë sot në ditën e 14-të radhazi, ndërsa një numër i madh të rinjs...
Deputetja demokrate Ina Zhupa ka reaguar ndaj qëndrimit të Edi Ramës për rastin e Erjon Vishkullit, duke e akuzuar për degradimin e s...
Një i ri protestues, i sapodiplomuar në Fakultetin e Drejtësisë, i ka dërguar një mesazh të drejtpërdrejtë kryemi...
Momente tensioni janë regjistruar në Aeroportin Ndërkombëtar të Birminghamit, në Britaninë e Madhe, pasi një avion pasag...
Sali Berisha deklaron se Belinda Balluku duhet të ishte prapa hekurave dhe jo të ecte e lirë. Në një komunikim me gazetarët, kre...

Finalizohet operacioni policor antidrogë, i koduar “Black Scale”, ndërsa janë zbuluar 51 kg kanabis, të ndarë në 48 pako, me qëllim trafikimin në Greqi.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra 30-vjeçari me inicialet N. P., 30 vjeç, banues në fshatin Rusan, Delvinë, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit E. P., 38 vjeç (vëllai i shtetasit N. P.), banues në fshatin Rusan, D. C., 41 vjeç, banues në Sarandë dhe Sh. A., 30 vjeç, banues në Tepelenë.
NJOFTIMI I POLICISE
Arrestohet 30-vjeçari që transportonte lëndën, fshehur në një hapësirë të improvizuar tek shasia e automjetit. Identifikohen dhe shpallen në kërkim 3 shtetas (njëri prej tyre, vëllai i të arrestuarit), bashkëpunëtorë për këtë rast, dyshohet me rolet organizator dhe ndihmës.
Si rezultat i një pune të mirorganizuar hetimore dhe operacionale, të kryer nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Sektorin Operacional dhe me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, me qëllim goditjen e një tentative për të trafikuar në Greqi, sasi të madhe lënde narkotike Cannabis Sativa, u finalizua operacioni “Black Scale”.
Në kuadër të këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi N. P., 30 vjeç, banues në fshatin Rusan, Delvinë, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit E. P., 38 vjeç (vëllai i shtetasit N. P.), banues në fshatin Rusan, D. C., 41 vjeç, banues në Sarandë dhe Sh. A., 30 vjeç, banues në Tepelenë.
30-vjeçari u kap në flagrancë, në vendin e quajtur “Shkalla e Zezë”, duke transportuar me automjet tip “Nissan”, 48 pako me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa (me peshë totale 51 kilogramë e 25 gramë), me qëllim trafikimin në Greqi.
Shtetasi N. P. e kishte fshehur lëndën narkotike tek shasia e automjetit, në një hapësirë të improvizuar.
Nga hetimet e mëtejshme të kryera nga strukturat hetimore të DVP Gjirokastër, në drejtimin e prokurorit të gatshëm dhe në bashkëpunim me strukturat e DVKM Gjirokastër dhe me ato të DVP Vlorë, dyshohet se 3 shtetasit e shpallur në kërkim, në rolet organizator dhe ndihmës, kanë bashkëpunuar me 30-vjeçarin, për kryerjen e kësaj veprimtarie kriminale.
Lënda narkotike u sekuestrua me cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin tip “Nissan” dhe me 3 celularë të të arrestuarit. Punohet për kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe vijojnë hetime me qëllim individualizimin dhe dokumentimin e përgjegjësisë penale të të gjithë shtetasve të përfshirë në këtë rast. Materialet proceduarale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.
Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Vasel Koçeku...
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe god...
Gjykata e Lezhës ka shpallur fajtorë dhe ka dënuar në total me 17 vite e 8 muaj burg tre persona të akuzuar për kultivimin e bim...
Në pikën kufitare të Kapshticës është shënuar një rritje e numrit të personave, të cilët kanë hyr&...
Vijojnë kontrollet nga Policia e Shkodrës në zbatim të planit të masave për ndalimin e tregtimit të kundërligjshë...
Në nisje të mandatit të dytë, kryeministri Edi Rama kishte në krye të agjendës qeverisëse automatizimin e shërbim...
Raporti i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) vlerëson se Shqipëria vazhdon të shënojë një nga normat më t&eum...
Udhëzimi i ndryshuar i ministrit të Financave “Për vlerësimin e mallrave për qëllime doganore”, tashmë në ...
Do të zhvillohet këtë të mërkurë seanca për konfirmimin e masave të sigurisë për 4 protestuesit e arrestuar ...
Në portin detar të Vlorës vijon fluksi në ardhje i festave të fundvitit. Fluks ky që ka nisur prej ditës së premte t&e...