AKTUALITET

Zgjedhjet parlamentare/ Raporti i OSBE/ODHIR: Pakicat kombëtare gëzojnë të drejta të plota politike, civile dhe sociale për pakica

r.ll Përditësimi i fundit 29 Prill 2025, 19:37
Zgjedhjet parlamentare/ Raporti i OSBE/ODHIR: Pakicat kombëtare
foto ilustruese

TIRANË- Misioni i OSBE/ODIHR ka publikuar një raport lidhur me zgjedhjet parlamentare që do të zhvillohen më 11 maj. Raporti përfshin periudhën 1-21 prill 2025.

OSBE shprehet se Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë parashikon të drejta të plota politike, civile dhe sociale për pakicat. Përmendet po ashtu se fushata në gjuhët e pakicave kombëtare lejohet. Gjithashtu thuhet se KQZ-ja deklaron se do të prodhojë disa materiale zgjedhore në gjuhët e pakicave kombëtare dhe ka nisur një sërë aktivitetesh informuese për votuesit për të nxitur pjesëmarrjen e grupeve të nënpërfaqësuara.

Më tej në raport thuhet se Kodi Zgjedhor parashikon vëzhgim qytetar dhe ndërkombëtar në të gjitha nivelet. Deri më 11 prill, ishin akredituar 26 organizata kombëtare dhe 10 ndërkombëtare. OSHC-të kanë informuar MVZ-në e ODIHR-it se mungesa e fondeve do të ndikojë në kapacitetin e tyre për të ndërmarrë një vëzhgim gjithëpërfshirës në ditën e zgjedhjeve. Mund të vëzhgojnë edhe përfaqësues të partive, koalicioneve dhe kandidatëve të pavarur.

PJESË NGA RAPORTI: 

XII. PJESËMARRJA E MINORITETEVE KOMBËTARE

Në Shqipëri njihen nëntë pakica kombëtare.  Sipas regjistrimit të vitit 2023, rreth 2.5 për qind e popullsisë identifikohet si nga një pakicë kombëtare. Kushtetuta parashikon të drejta të plota politike, civile dhe sociale për pakicat, dhe Kodi Zgjedhor garanton të drejtën e votës dhe të zgjedhurit për të gjithë qytetarët shqiptarë, pavarësisht nga përkatësia etnike, raca, feja apo gjuha. Disa parti të pakicës pretendojnë se sistemi zgjedhor përfiton në mënyrë të padrejtë dy partitë më të mëdha dhe kufizon shanset për partitë më të vogla për të fituar një mandat.

Ligji për mbrojtjen e pakicave kombëtare konfirmon të drejtën e personave që u përkasin pakicave kombëtare për të themeluar dhe marrë pjesë në parti politike, shoqata dhe organizata të tjera civile. Një parti e pakicës kombëtare (minoriteti grek), përfaqësohet në parlamentin aktual, me një deputet të vetëm. Për zgjedhjet e vitit 2025 dy parti të pakicës kombëtare po konkurrojnë, të dyja si pjesë e koalicionit të udhëhequr nga PD. Fushata në gjuhët e pakicave kombëtare lejohet. KQZ-ja po përgatit disa materiale zgjedhore në gjuhët e pakicave kombëtare. Shumë nga çështjet e ngritura nga përfaqësuesit e pakicave të takuara nga MVZ-ja e ODIHR-it lidhen me problemet që prekin popullatën në tërësi, siç janë të drejtat pronësore, megjithëse komunitetet rome dhe egjiptiane përmendin gjithashtu diskriminimin socio-ekonomik.

XIII. VËZHGIMI I ZGJEDHJEVE

Kodi Zgjedhor parashikon vëzhgim qytetar dhe ndërkombëtar në të gjitha nivelet. Deri më 11 prill, ishin akredituar 26 organizata kombëtare dhe 10 ndërkombëtare. Organizatat vëzhguese qytetare do të dërgojnë disa vëzhgues afatgjatë dhe afatshkurtër në të gjithë vendin për të ndjekur procesin zgjedhor dhe do të fokusohen në keqpërdorimin e burimeve publike, performancën e administrimit zgjedhor dhe financimin e fushatës. OSHC-të informuan MVZ-në e ODIHR-it se financimi i kufizuar ka zvogëluar kapacitetin e tyre për të kryer një vëzhgim gjithëpërfshirës në ditën e zgjedhjeve. Subjektet zgjedhore, pasi janë regjistruar, mund të caktojnë një vëzhgues në KZAZ-të dhe KQV-të përkatëse dhe në çdo tryezë numërimi të votave.

MVZ-ja e ODIHR-it u hap në Tiranë me një konferencë shtypi më 2 prill 2025. MVZ-ja është takuar me Ministrinë e Punëve të Jashtme, KQZ-në, SPAK, Prokurorin e Përgjithshëm, AMA, drejtues dhe përfaqësues të partive politike, të shoqërisë civile, medias dhe anëtarë të komunitetit diplomatik dhe ndërkombëtar. Vëzhguesit afatgjatë kanë takuar palët e interesuara në nivel lokal. Asambleja Parlamentare e OSBE-së, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës dhe Parlamenti Evropian kanë njoftuar se do të dërgojnë delegacione vëzhguese. Kryesuesi i OSBE-së ka emëruar Farah Karimin (deputet, Holandë) si Koordinatore Speciale për misionin.

raporti i osbe odihr per 11 majin

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë