“Çfarë do të bëni, mundje, grushte…”/ Policët i ndalojnë t’u bashkohen protestës së studentëve te Kuvendi, pedagogët heqin barrierat
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...

TIRANË- Euro ka rënë përsëri në kursin e këmbimit me Lekun ditën e sotme, duke zbritur njëkohësisht në nivelin më të ulët të të gjitha kohërave, që kur doli si monedhë fizike në vitin 2022. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye me 97.99 lekë, në rënie të mëtejshme me 0.21 lekë krahasuar me ditën e djeshme. Në harkun e 30 ditëve të fundit, Euro ka humbur afërsisht 1.3 lekë ose rreth 1.3% në kursin e këmbimit me Lekun.
Nëse shohim të dhënat e katër viteve të fundit për të njëjtin horizont kohor, zhvlerësimi i Euros në kursin e këmbimit me Lekun duket në linjë me tendencat historike. Vitin e kaluar, në të njëjtin interval 30 ditor, Euro u zhvlerësua me afërsisht 1.9%, në 2023 me 1.7% dhe në 2022 me 0.9%.
Afrimi i sezonit veror sjell një shtim të vizitave turistike në vend, me një përqendrim në rritje veçanërisht gjatë fundjavave, duke rritur rrjedhimisht edhe flukset valutore hyrëse. Megjithatë, agjentët nuk përjashtojnë që ditët e fundit të fushatës zgjedhore të kenë ndikuar edhe në një rritje të ofertës dhe këmbimeve valutore.
Tregu valutor duket se edhe këtë vit po shfaq tendenca të mbiçmimit të monedhës vendase, që janë më të forta me afrimin e sezonit veror. Agjentët vënë në dukje se tashmë sezoni turistik është më i shtrirë në kohë dhe efektet e tij në kursin e këmbimit janë shumë më pak të përqendruara në periudhën korrik-gusht.
Një tjetër burim i rëndësishëm i valutës në vitet e fundit janë bërë investimet e huaja në pasuritë e paluajtshme. Këto investime kanë kryesuar strukturën e investimeve të huaja direkte në tre vitet e fundit.
Të dhënat nga tregu dëshmojnë se tregu i pasurive të paluajtshme vazhdon të shfaqë kërkesë të kënaqshme, ku blerësit jorezidentë luajnë një rol të rëndësishëm veçanërisht në zonat bregdetare. Sipas vrojtimit periodik të Bankës së Shqipërisë, në gjysmën e dytë të vitit 2024 çmimet e banesave u rritën me 44.5% me bazë vjetore.
Nga ana tjetër, politika fiskale shtrënguese, me suficite të mëdha, e viteve të fundit tenton të shtrëngojë ofertën e Lekut me kalimin e muajve, duke shtuar presionin për mbiçmimin e monedhës vendase. Deri në në fund të 3-mujorit, buxheti ishte përsëri në suficit të dukshëm, në vlerën e pothuajse 34 miliardë lekëve, me një rritje të mëtejshme me 4% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Ecuria e javëve të fundit tregon se, me shumë të ngjarë, presionet rënëse mbi kursin e Euros do të vazhdojnë edhe gjatë muajve të ardhshëm. Vitin e kaluar, këto presione u përthithën nëpërmjet blerjeve të mëdha dhe të paprecedente të Bankës së Shqipërisë.
Banka Qendrore bleu afërsisht 933 milionë euro në tregun e brendshëm valutor në 2024, në vlerën më të lartë historike. Sasia e valutës së blerë është rritur me 249% krahasuar me një vit më parë. Me inflacionin që vazhdon të qëndrojë poshtë objektivit prej 3%, është e arsyeshme të pritet që Banka e Shqipërisë të ndërhyjë përsëri, në rast se rënia e kursit të këmbimit Euro-Lek do të vazhdojë./ Monitor
gjkko TIRANË- Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë fuqi vendimin e GJKKO për shpalljen e kryebashkiakut të Devoll...
SPAK TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka publikuar të dhënat statistikore për...
ardit beshiri KLOS- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Klosit më 3 maj, ku shembja e një masivi minerali çau...
foto ilustruese TIRANË- Policia ka dalë sot me një deklaratë për mediat lidhur me devijimin e qarkullimit të automjetev...
foto ilustruese LEZHË- Një 24-vjeçar me banim në Gjermani është proceduar penalisht nga policia e Lezhës, pasi publiko...
DIBËR- Shoferi 27-vjeçar i cili përplasi pasditen e djeshme në Dibër një efektiv policie është vënë në...
LEZHË- Një 38-vjeçar është proceduar penalisht pas kallëzimit të zëvëndës kryetarit te Bashkisë Lezh&...
DURRËS- Autori i dyshuar i plagosjes së 21-vjeçarit në Durrës është vënë në pranga nga policia. Mësoh...
FIER- Një aksident është regjistruar paraditen e sotme në aksin Roskovec-Ura Vajgurore. Raportohet se një makinë ka humbur kontr...
ELBASAN- Dy aksidente janë regjistruar brenda pak minutash në dy segmente të ndryshme të rrugëve kombëtare në Qarkun e Elba...