Zjarri në landfillin e mbetjeve në Fushë-Krujë, tymi toksik mbulon zonën nga Kruja deri në Kamëz
Flakët në malin me mbetje në fshatin Halil, Fushë-Krujë, janë shuar nga reshjet e shiut, por zjarri vijon të jetë akti...
Flakët në malin me mbetje në fshatin Halil, Fushë-Krujë, janë shuar nga reshjet e shiut, por zjarri vijon të jetë akti...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e fundit, Shqipëria mbetet një ekonomi ku një pjesë shumë e madh...
Ndërsa kryeministri Edi Rama akuzoi publikisht algoritmin e rrjeteve sociale për nxitje të protestave, të dhënat e siguruara nga BIRN...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Himarë, ku një punonjës ...
Pothuajse dy muaj pas fillimit të protestave, Kryeministri i Shqipërisë është rikthyer për të kundërshtuar mobilizimin...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vran&eu...
DashiSot fuqitë tuaja bindëse janë në nivelin më të lartë. Kjo është një ditë e mirë për t&eu...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...

Qeveria shqiptare ka pranuar zyrtarisht se vendi ka aktualisht 27.5 milionë metër katrorë ndërtesa të pabanuara, një shifër që nxjerr në pah përmasat e mëdha të një sistemi të paorganizuar të ndërtimit. Të dhënat janë bërë publike përmes Planit Kombëtar për Rinovimin e Ndërtesave, i hartuar nga studioja austriake Kommunalkredit Public Consulting GmbH, për llogari të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.
Sipas dokumentit, në vitin 2023, numri i përgjithshëm i ndërtesave rezidenciale në Shqipëri është 632,936, me një sipërfaqe totale prej 83.52 milion m2, nga të cilat 56.06 milion m2 janë të banuara. Kjo do të thotë se rreth 31% e stokut të ndërtimeve është bosh.

Çfarë e shkakton këtë mospërputhje?
Pjesa më e madhe e këtyre ndërtesave të pabanuara janë shtëpi të veçuara, që arrijnë në 14 milionë metra katrorë. Këto janë kryesisht banesa fshati, të cilat janë braktisur për shkak të zhvendosjes së popullsisë në zonat urbane dhe shpopullimit masiv të vendit. Megjithatë, Shqipëria ka një stok të madh banesash të pabanuara edhe në kategorinë e ndërtesave me shumë apartamente, me 9.63 milionë metra katrorë që janë bosh, kryesisht pallate.
Zgjerimi i sektori të ndërtimit dhe ndikimi i tij në ekonomi
Vitet e fundit, Shqipëria ka përjetuar një zgjerim të shpejtë të sektorit të ndërtimit rezidencial, me leje për kulla të larta dhe komplekse rezidenciale që po shtohen vazhdimisht, veçanërisht në qendrat urbane dhe zonat bregdetare. Megjithatë, ky zhvillim agresiv ka ngritur pyetje mbi orientimin e ekonomisë shqiptare, pasi ndërtesat e pabanuara po vazhdojnë të rriten në mënyrë të papërshtatshme me kërkesën reale për banesa.

Në fakt, shifrat tregojnë një mospërputhje të madhe mes kërkesës për ndërtime dhe ofertës në sektorin e ndërtimit. Një në tre apartamente dhe shtëpi janë të pabanuara, duke e bërë Shqipërinë një nga vendet me më shumë fshatra dhe qytete fantazmë në Europë. 31% e sipërfaqes totale të ndërtimeve është bosh, një nivel ndër më të lartat në kontinent.
Pse ka kaq shumë ndërtesa të pabanuara?
Një pjesë e ndërtimeve i përgjigjen kërkesës për banesa më moderne dhe me hapësira më të mëdha. Por mospërputhja e thellë mes kërkesës dhe ofertës ngre shqetësime për mënyrën se si ekonomia shqiptare është orientuar drejt një sektori që po krijon më shumë oferta se sa kërkesa reale për to. Pjesa më e madhe e këtyre banesave të pabanuara janë shtrirë në zona ku ka shpopullim të theksuar, dhe mund të cilësohen si një dëshmi e mospërdorimit të pasurive të krijuara.
Një 41-vjeçar shqiptar i kërkuar ndërkombëtarisht për një vjedhje prej 130 mijë eurosh të kryer në vitin 2...
SPAK i ka dërguar fletë-thirrje për t'u paraqitur dhe marrë në pyetje, zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Burime jozyrt...
Dhoma Kombëtare e Avokatisë ka marrë vendimin për të pezulluar bojkotin kombëtar të seancave gjyqësore, duke njoftuar ...
Strukturat doganore në Portin e Durrësit kanë bllokuar një sasi veshjesh të dyshuara për shkelje të të drejtave të...
Një aksion policor, ka çuar në arrestimin e një grupi gjuetarësh që ishin përfshirë në vrasjen e kafshëve ...
Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, për lirim nga qelia, lidhur me dënimin p&...
Një 61-vjeçar i kërkuar nga Prokuroria e Posaçme dhe i dënuar me burg me formë të prerë të Apelit të GJK...
Një mur anësor është shembur këtë mëngjes në lagjen “Pazari i Vjetër” në qytetin e Gjirokastr&eu...
Juxhin Koka, një shtetas 31-vjeçar, është ekstraduar nga Spanja dhe është dërguar në Shqipëri për t'u p&eu...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Tiranë një ditë më parë, ku Ronald Lacej,...