Banorët e Vlorës denoncojnë mungesën e ujit: Na e ndërpresin çdo natë
Banorët e zonës së Vlorës po përballen me mungesë të vazhdueshme të ujit të pijshëm. Në denoncimin p&e...
Banorët e zonës së Vlorës po përballen me mungesë të vazhdueshme të ujit të pijshëm. Në denoncimin p&e...
Skandalet e kësaj qeverie janë të shumta, por shembullin e ministrave dhe deputetëve e kanë ndjekur dhe një seri kryebashkiakë...
Dy drejtues mjetesh janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi u përfshinë në një konflikt të dhunshëm pranë kryq&eu...
Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti tragjik që ndodhi pasditen e sotme pranë rrethrrotullimit të TEG-ut, ku bëhet me dije ...
Një emigrant nga fshati Pocest, në Maqellarë të Dibrës, ka denoncuar për Piranjat News për mungesën e ujit të pij...
Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, humb jetën 1 person, plagoset një tjetër...
Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, duke shtuar monitorimet në akset ...
Parisi dhe Berlini synojnë organizimin e Botërorit 2038 ose 2042, ndërsa zgjerimi i mundshëm në 64 skuadra e bën më realist...
Manchester City është klubi që pritet të përfitojë më shumë nga Programi i Përfitimeve për Klubet i FIFA-s p...
Përdoruesit e platformave Facebook, Instagram dhe Messenger kanë raportuar probleme me funksionimin e tyre pasditen e së mërkurës, 22...

Në korrik të këtij viti Shqipëria nënshkroi një marrëveshje të gjerë ushtarake me Izraelin. Dokumenti i firmosur nga ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu dhe homologu i tij izraelit u miratua në Këshillin e Ministrave.
Për shumë muaj firma e Vengut u konsiderua thjesht një marrëveshje normale midis dy qeverive për të bashkëpunuar në fushën e mbrojtjes. Por pak kohë më parë u zbulua se se ajo nuk ishte thjesht një marrëveshje mes dy qeverive, por një biznes sekret qindra milionë dollarësh me kompaninë private, Elbit Systems.
Muajin e kaluar, një nga gazetat më të mëdha izraelite, Haaretz, zbuloi se Elbit System ka siguruar një kontratë multi milionë dollarëshe nga qeveria shqiptare për të furnizuar Shqipërinë me armatim të rëndë, përfshirë murtaja dhe dronë. Paralelisht, kompania izraelite do të hapë dhe shkollën e aviacionit në Vlorë.
[Zgjerohet skandali Elbit/ Rama kontratë sekrete qindra milionë]
Ndonëse shifra totale e kontratës me Elbit mbahet sekret, Kapitali ka hulumtuar se bëhet fjalë për një biznes, i cili varion nga 400 deri në 600 milionë euro. Gjithçka e firmosur në mënyrë sekrete.
Skemë e ngjashme si me arabët
Një burim konfidencial i tha Kapitalit se qeveria po shqyrton një skemë të ngjashme me atë të projekt Smart City, për të financuar faturën e rëndë që Shqipëria do t'i paguajë Elbit Systems.
Sipas këtij burimi, kompania izraelite do të gjejë vetë paratë në bankë. Shqipëria do të garantojë kredinë me garanci sovrane dhe pastaj do të marrë përsipër shlyerjen e saj duke përfshirë dhe interesat e majmë.
Nuk dihet saktësisht se sa është fatura totale e këtij operacioni. Disa burime e çojnë atë në rendin e miliardit të eurove. Por deri më tani gjithçka mbahet sekret. Megjithatë, tani që Elbit është vënë nën shënjestrën e NATO-s për korrupsion pritet të dalin më shumë detaje edhe për kontratën sekrete multimilionare të Edi Ramës me kompaninë izraelite.

Një burim i njohur me çështjen i tha Kapitalit se kumbari i marrëveshjes mes qeverisë shqiptare dhe kompanisë izraelite ka qenë biznesmeni kontrovers izraelit me nënshtësi shqiptare Ron Yeffet, i njohur si një mik i afërt i Edi Ramës.
Aktualisht zoti Yeffet ka hyrë fuqishëm në biznesin e luftës në Shqipëri përmes dy kompanive në ortakëri me shoqërinë shtetërore Kayo. Kompania e parë e quajtur Timak Defence ka monopolin e furnizimit të forcave të armatosura shqiptare me automjete. Përveç Timak Defence, zoti Yefet ka dhe një kompani tjetër në ortakëri me Kayon.
Kompania e dytë quhet Advanced Arms Technology dhe zotërohet në masën 20 për qind nga Kayo dhe 80 për qind nga Uno 18 e Ron Yeffet. Objekti i kësaj shoqërie është prodhimi, montimi dhe tregtimi i armëve të zjarrit te kalibrave të vegjël dhe të mesëm, si dhe i mjeteve ajrore pa pilot (dronëve) për përdorim ushtarak. Këto produkte do të përdoren nga Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, struktura të tjera të sigurisë, si dhe klientë të tjerë vendas apo ndërkombëtarë.
Ndërkohë buxheti ka filluar menjëherë të pompojë lumenj parash drejt kompanive. Kapitali publikoi pak kohë më parë dy pagesa në vlerë 10.5 milionë euro drejt Timak Defence, kompanisë së përbashkët mes Kayos dhe Timak.
Por ky është vetëm fillimi i biznesit miliarder të armëve, që shumë shpejt do të shpërfaqet plotësisht si fronti i ri më i madh i korrupsionit në Shqipëri. Dhe para këtij biznesi inceneratorët dhe tunelet do të duket lodra fëmijësh./KAPITALI
Konfliktet për motive pronësie shkaktojnë konfliktet të shumta veçanërisht midis të afërmve. Në Durrës, nj&...
Policia ka goditur gjatë natës grupin kriminal Rraja dhe ka vënë në pranga 6 persona. Ndërkohë raportohet se 3 anëtar...
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka depozituar në Kuvend një amendament për projektbuxhetin e vitit 2026, i cili parashikon vend...
Kanë dalë detaje të reja në lidhje me operacionin e SPAK dhe të policisë, ku u godit grupi kriminal “Rraja” të ...
Rexhep Rraja, djalit të ish-deputetit socialist Rrahman Rraja, është një nga 6 personat e arrestuar së fundmi në një operac...
Ish-drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH) dhe ish-ambasadori i Shqipërisë në NATO, Visho Ajazi, ka folur për sulmet ...
Nga Alessandra Ziniti, LA REPUBBLICA Ministria e Brendshme italiane (Viminale) ka tashmë një plan për të rifilluar funksionimin e qendrav...
Pronari i biznesit të reklamave “Lufa Print” në Shkodër ku mbrëmjen e djeshme 9 dhjetor u vendos tritoli, Lulzim Mehmeti ka dh...
Policia e Portit të Durrësit ka arrestuar 42 vjeçarin Dritan Ferrunaj në portin e Durrësit. Gjatë kontrollit u zbuluan 92 gra...
Policia ka goditur gjatë natës grupin kriminal Rraja dhe ka vënë në pranga disa persona. Mes të arrestuarve është edhe...