Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
Federata Shqiptare e Rafting iu ka bërë thirrje agjencive, operatorëve turistikë, si dhe mediave televizive, që të informojnë turistët e huaj për rrezikshmërinë e hyrjes në kanione pa informacionin dhe pajisjet përkatëse.
Kjo deklaratë vjen dy ditë pas zhdukjes së turistit hollandez në kanionin e Osumit, i cili po bënte rafting së bashku me bashkëshorten e tij, ku fatmirësisht kjo e fundit arriti të shpëtojë nga rrjedhja e ujit.
Më tej Federata këshillon turistët që duan të bëjnë aktivitete sportive, t’i referohen guidave profesioniste të licencuara dhe të trajnuara nga Federata e Rafting, për t’u pajisur me të gjitha informacionet dhe pajisjet e nevojshme për të hyrë në kanion në siguri të plotë.
DEKLARATË PËR SHTYP FEDERATA SHQIPTARE E RAFTING 10 MAJ 2023:
Të hënën më 8 maj 2023, ndërsa skuadra e Albania Rafting Group ishte në kanionet e Osumit me një grup turistësh, pa trupin e një njeriu pa ndjenja. Bëhej fjalë për shtetasen holandeze Helma Schurmmans, e cila ishte në hipotermi. Zonja u gjet vetëm me rrobat e trupit, pa jelek shpëtimi, pa skafandër, pa kostum dhe xhup termik, të cilat janë pajisjet e domosdoshme për të praktikuar rafting, kayaking dhe eksplorim kanioni në siguri.Shtetases holandeze iu dha ndihma e parë brenda në kanion nga guidat e Albania Rafting Group dhe më pas u transportua në spitalin e Çorovodes ku mori ndihmën mjekësore dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën. Fatkeqësisht rezulton ende i humbur bashkëshorti i saj, shtetasi holandez Jules Schurmmans.
Skuadra e Albania Rafting Group po bashkëpunon me Forcat Speciale RENEA dhe Policinë e Shtetit për ta gjetur atë. Federata Shqiptare e Rafting shpreh shqetësimin e saj për ngjarjen dhe bën thirrje që të gjithë personat, vendas apo të huaj, të cilët bëjnë aktivitete sportive dhe aventure si rafting, kayaking dhe eksplorim kanionesh, t’i referohen guidave profesioniste të licencuara dhe të trajnuara nga Federata Shqiptare e Rafting për t’u pajisur me të gjitha informacionet dhe pajisjet e nevojshme për të hyrë në kanion në siguri të plotë. Federata kërkon bashkëpunimin e të gjitha institucioneve qendrore dhe vendore, si dhe në mënyrë të veçantë, të të gjitha agjencive dhe operatorëve turistikë, të mediave televizive dhe të shkruara që të informohen turistët e huaj për rrezikshmërinë e hyrjes në kanion pa informacionin dhe pajisjet përkatëse.
Përveç kësaj i bën thirrje institucioneve përgjegjëse në nivel qendror dhe vendor që të gjitha destinacionet turistike natyrore dhe të sportit të aventurës të pajisjen me tabela informuese për nivelin e vështirësisë dhe pajisjet e nevojshme profesionale që kërkon eksplorimi apo aventura në zona të caktuara. Është e domosdoshme që të gjithë turistët të jenë të shoqëruar nga guida të trajnuara nga federata dhe institucionet e posaçme dhe me eksperiencë. Rafting, kanyoning dhe river hiking janë disiplina shumë të bukura por shumë komplekse dhe të rrezikshme nëse guidat nuk janë të trajnuara dhe të kenë eksperiencën e duhur. Kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e të gjithëve për ta bërë rafting si sport dhe aktivitet turistik sa më të sigurt.
Zhvillime të reja lidhur me krimin e tmerrshëm në familjen shqiptare në Itali ku Taulant Malaj vrau me thikë vajzën e tij të...
Takimi me një 18-vjeçar përmes Instagramit janarin e kaluar u kthye në një makth për një vajzë 17-vjeçare. Mb...
Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 10 Maj 2023 kanë ndryshime të çmimit nga ai i përcaktuar në mbledhje...
TIRANË- Trupat e pajetë të dy turisteve të huaja janë nxjerrë nga humnera në Valbonë, pasi ranë aksidentalisht te...
ITALI- Përpara avokatëve Michele Maiellaro dhe Giacomo Lattanzio, Taulant Malaj tha se nuk e dinte vërtet se çfarë po bën...
Dy turiste, një belge dhe një franceze u rrëzuan në terrenin e thepisur në Valbonë dhe për pasojë humbën jetë...
Një ngjarje e rënde ka ndodhur sot në fshatin Mzi, Njësia Administrative Firzë Bashkia Fushë Arrëz. Një grup i armato...
Një qytetar nga Berati denoncon në “Stop”, OPGJ-në në këtë qytet, Ledion Ferzaj. Qytetari thotë, se zyrtari Fer...
Leku e ka nisur këtë javë me një vrull të ri forcimi në kursin e këmbimit ndaj euros. Ditën e martë euro ka r&eum...
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka nisur hetim disiplinor për dy punonjës të Policisë, inspektor G. S., dhe K. A., t&e...