Kushte atmosferike të paqëndrueshme/ Parashikimi i motit, 22 Korrik 2026
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vran&eu...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vran&eu...
DashiSot fuqitë tuaja bindëse janë në nivelin më të lartë. Kjo është një ditë e mirë për t&eu...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
SHËNGJIN- Pas shumë ditësh në luftë për shuarjen e zjarreve, qyteti i Shëngjinit është gdhirë i qetë këtë mëngjes. Qindra trupa të ushtrisë, emergjencave civile, bashkive dhe dy avionë italianë dominuan zjarret që rrethuan qytetin në të gjitha anët. Për fat të mirë nuk pati viktima në njerëz, por qyteti në kulmin e sezonit turistik u zbraz nga vizitorët, të cilët janë kryesisht shqiptarë nga Kosova.
Gjatë orëve të mbasditës se djeshme dhe natës mijëra turistë lanë hotelet në plazhet e Ranës së Hedhun dhe hotelet në qytet. Rruga dalëse e qytetit u përfshi në kaos nga ikjet në panik të turistëve dhe mjeteve të zjarrfikëseve dhe ambulancave që hynin në qytet për të luftuar me flakët. Gati 60 për qind e turistëve janë larguar gjatë natës duke e lënë qytetin të zbrazur. Shumë prej tyre janë të indinjuar sepse kishin bërë pagesat dhe kanë ikur me shpejtësi pa ditur se si do të bëhen rimbursimet.
Një pjesë e madhe e kurorës me pisha mbi qytet u dogj dhe gjithashtu pylli në brigjet e Ranës së Hedhun një nga më të bukurit e bregut ranor në vend. Vendasit besojnë se zjarri është vënë me dashje fillimisht në zonën e Ranës së Hedhun dhe më pas u përhap dhe doli jashtë kontrollit nga erërat e forta. Të tjerë besojnë se zjarret janë një sabotim që po i bëhet zhvillimit të turizmit në qytet.
Megjithëse qyteti ishte në prag të katastrofës, dëmet e mëdha në banesa dhe në njerëz u shmangën, por ndërkohë është shkrumbuar e gjithë kurora e gjelbër në kodrat pranë detit që zbukuronte peizazhin, po aq sa deti. Zjarri fillimisht ishte i lokalizuar në kodrat mbi repartin ushtarak pranë disa banesave dhe hoteleve pjesë e Ranës së Hedhun. Një helikopter dhe shumë zjarrfikëse nuk mundën të dominonin situatën nga erërat e forta të veriut. Në më pak se dy orë zjarri u përhap në të gjithë kodrën mbi qytet shumë afër banesave.
Në orën 17:00 të mbasditës së djeshme situata u bë kaotike kur tymi mbuloi qytetin dhe zjarri mbërriti në shtëpitë mbi rrugë. Dy avionë italianë ishin vendimtarë për frenimin e zjarrit që gati sa nuk shkrumboi një qytet të tërë. Shëngjini prej më shumë se 15 vitesh është shndërruar në destinacionin kryesor të pushuesve nga Kosova. Duke qenë destinacioni më i afërt me Kosovën, qyteti ka pësuar një zhvillim të madh vitet e fundit. Në ndryshim nga qytetet e tjera turistike, Shëngjini ka investuar në infrastrukturë dhe ka një menaxhim shumë të mirë të trafikut të mjeteve, lëvizjes së njerëzve dhe menaxhimit të mbetjeve.
Qyteti po zgjerohet me hotele në dy periferitë e tij. Nga jugu drejt Kunës janë ndërtuar hotele të nivelit mbi mesataren me 4 dhe 5 yje, ndërsa në zonën e Ranës së Hedhun ka një projekt për të ndërtuar resorte luksoze. Shëngjini ka një oferte diverse për shume nivele, duke ofruar çmime shumë ekonomike si në hotele dhe restorante ashtu edhe shërbime luksi. Këtë vit zjarri ka dëmtuar rëndë turizmin në kulmin e tij./ Monitor
Foto ilustruese LUSHNJE- Një 29-vjeçar është arrestuar në Lushnje pasi Gjykata e Apelit Juridiksionit të Për...
pamje nga ngjarja TIRANË- Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Brrylit në Tiranë. Mësohet se drejtue...
pamje nga ngjarja KONISPOL- Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në afërsi të fshatit Vrinë të K...
aurel zarka TIRANË- Gjykata e Posaçme ka lënë në burg kreun e Prokurorisë Vlorë, Aurel Zarka. Ai akuzohet për nd&...
haki cako SHËNGJIN- Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako ka dhënë përditësime lidhur me situatën e zjarrit në S...
andi zylufi TIRANË- Nga operacioni i SPAK, vazhdim i "Plumbit të Artë" është zbardhur një tjetër vrasje e ndodhur disa v...
foto ilustruese KORÇË- Procedohet penalisht një 43-vjeçar. Mësohet se D.S 43 vjeç, po transportonte me furgon 7 em...
foto ilustruese KORÇË- Arrestohet një person dhe procedohet penalisht një tjetër në Korçë. Mësohet se...
pamje nga ngjarja GJIROKASTËR- Dy persona janë proceduar penalisht ditën e sotme pasi dogjën sipërfaqe toke në Gjirokastë...
pamje nga ngjarja LEZHË- Arrestohen gjashtë persona në Lezhë. Mësohet se këto persona kishin përshtatur një lo...