AKTUALITET

Zv/Guvernatorja Ahmetaj: Bankat të përfshijnë rreziqet klimatike në analizat kreditore

n.f Përditësimi i fundit 11 Korrik 2024, 17:10
Zv/Guvernatorja Ahmetaj: Bankat të përfshijnë rreziqet klimatike
Foto ilustruese

TIRANË- Banka e Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën mbi Ekspertizën e Tranzicionit Ekonomik (CETEx – Centre for Economic Transition Expertise) në London School of Economics (LSE), organizoi sot në Tiranë një workshop me temë “Navigimi i Rreziqeve të Ndërlidhura: Ndikimet e Degradimit Mjedisor dhe Ndryshimeve Klimatike”.

Workshopi mblodhi në një tryezë të përbashkët përfaqësues nga institucione kyçe publike dhe private në Shqipëri, ekspertë të shquar kombëtarë dhe ndërkombëtarë, politikëbërës dhe ekonomistë, me qëllim kryesor përfshirjen e aktorëve të ndryshëm në një dialog mbi sfidat që paraqiten nga ndryshimi i klimës dhe implikimet e saj në ekonomi dhe financa.

Në fjalën e saj, zëvendësguvernatorja e Bankës së Shqipërisë, Natasha Ahmetaj, paraqiti një pasqyrë të Strategjisë së Gjelbër të Bankës së Shqipërisë, të hartuar në bashkëpunim me Bankën Botërore, në linjë me objektivat globalë për një ekonomi dhe sisteme financiare të qëndrueshme.

Zëvendësguvernatorja Ahmetaj theksoi rëndësinë e rolit të sektorit financiar për një qasje të guximshme ndaj këtyre objektivave, duke mbështetur progresin teknologjik dhe inovacionin.

Kjo kërkon së pari përfshirje të rreziqeve të ndryshimit të klimës në analizat e ekspozimit të sektorit financiar, duke e konsideruar stabilitetin financiar ai parakusht për tranzicionin e gjelbër.

Sesioni i parë u fokusua në prezantimin e Progres-Raportit Vjetor të Strategjisë së Gjelbër të Bankës së Shqipërisë. Ky sesion përfshiu prezantimin e arritjeve dhe sfidave të vitit të kaluar në përmbushje të objektivave të përcaktuar në Strategji, duke u fokusuar te analiza e vlerësimit të dytë të ekspozimit të sektorit bankar shqiptar ndaj rreziqeve klimatike.

Kjo analizë vijoi me prezantimin e draftit të parë të udhëzimit për administrimin e rrezikut të lidhur me ndryshimet e klimës dhe mjedisit, në sektorin bankar.

Gjatë dy sesioneve të tjera u trajtuan çështje që lidhen me plotësimin e kërkesave të Agjendës 2030 si dhe ato të integrimit evropian, të tilla si hartimi i Taxonomisë dhe modelimi i matjes së ndikimit në sistemin financiar nga humbja e natyrës dhe biodiversitetit, duke përfshirë diskutime teknike mbi mënyrën se si FinTech mund të përdoret për integrimin e ESG-së. Në këtë sesion u prezantuan edhe studime mbi raste specifike të ndikimit të ndryshimit klimatik në prodhimin e hidroenergjetikës.

Workshopi u përmbyll duke theksuar domosdoshmërinë e përfshirjes aktive dhe koordinimit të gjithë aktorëve kombëtarë dhe ndërkombëtarë në adresimin e rreziqeve klimatike dhe mjedisore për të siguruar një të ardhme të qëndrueshme.

Gjithashtu, u nënvizua rëndësia e shkëmbimit të praktikave më të mira dhe përkthimit të njohurive për t’i bërë ato të përdorshme nga të gjithë, në mënyrë që të orientojmë energjitë drejt zgjidhjeve më kreative dhe efiçente./ Monitor

zv/guvernatorja ahmetaj: banka e shqiperise rreziqe klimatike

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë