I biri hapi zjarr drejt policëve, nëna e Violand Braçellarit merret në pyetje nga autoritetet
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Një qytetar i është drejtuar redaksisë me një denoncim lidhur me një situatë që, sipas tij, po ndodh në zonë...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
MAQEDONI E VERIUT- Partitë opozitare, si ato shqiptare edhe maqedonase vlerësojnë se qeveria e kryeministrit Hristijan Mickovski për 100 ditët e para në detyrë ka vënë në rrezik arritjet e deritanishme dhe se po nënçmon sidomos komunitetin shqiptar. Ndërkaq, kryeministri thotë se rruga evropiane mbetet me përparësi për qeverinë e tij.
Koalicioni i partive opozitare të “Frontit Evropian” e vlerëson punën 100-ditëshe të qeverisë së Maqedonisë së Veriut si një periudhë përplot me nënçmime, sidomos ndaj shqiptarëve dhe me dështime e skandale.
Ali Ahmeti, kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim i vlerëson veprimet e kabinetit qeveritar të Hristijan Mickovskit si një fushatë histerike anti-shqiptare. Ndërkohë, zoti Ahmeti i hedh poshtë spekullimet se Fronti Evropian mezi pret të bëhet pjesë e qeverisë:
“Nuk meritojnë shqiptarët dhe komunitetet e tjera këtë nënçmim dhe përbuzje. Nuk e lejojmë këtë. Ne nuk jemi të interesuar të bëhemi pjesë e kësaj qeverie, sepse nuk jemi gomë rezërvë. Ne nuk jemi përfaqësues të anarkisë e revanshizmit; ne nuk veprojmë sipas instiktit, sepse jemi ndërtuar sipas ideologjisë kombëtare”, u shpreh zoti Ahmeti të mërkurën para zyrtarëve dhe përkrahësve të koalicionit opozitar.
Fronti Evropian i hedh poshtë edhe akuzat e zotit Mickovski se opozita shqiptare në krye me BDI-së synon ta destabilizojë vendin.
“Ne do ta mbrojmë me shumë vendosmëri demokracinë e këtij vendi. Protestat nuk janë destabilizim, por janë demokratizim i një shoqërie; proces që nuk përfundon kurrë”, tha Ziadin Sela, kryetar i Aleancës për Shqiptarët.
Venko Filipçe, kryetar i Lidhjes Social Demokrate shprehet se VMRO-ja për këto 100 ditë e la vendin në fund të Ballkanit.
“Mickovski vendosi në mënyrë të njëanshme t’i ndërpresë bisedimet me Bashkimin Evropian sikur shteti të ishte pronë e tij. Ai nuk ka as mandat e as të drejtë ta bëjë një gjë të tillë”, tha kreu social-demokrat.
Ndërkaq, kryeministri Hristijan Mickovski thekson arritjet, siç është ngritja e pensioneve për 40 euro për mbi 330 mijë pensionistë, ivestime kapitale, sipas tij prej 250 milionë eurosh për komunat, punësimin e 600 mjekëve, investime të huaja në një shumë prej 600 milionë euro.
“Nuk duhet t’u kthehemi atyre politikanëve të cilët kaluan dekada në politikën e vendit dhe ajo për çka do të mbahen mend janë dy gjëra: shumë korrupsion dhe shumë tradhëti për interesa personale”, u shpreh një ditë më parë zoti Mickovski .
Ai thotë se e ardhmja e vendit është në familjen evropiane, por se “nuk do t’ua lustrojë këpucët disa politikanëve evropianë”, siç u shpreh ai lidhur me kushtet që BE-ja i ka vënë Maqedonisë së Veriut për vazhdimin e bisedimeve me Bllokun.
“Me mua mund të bisedohet vetëm mbi bazën e argumenteve dhe jam i gatshëm t’i pranoj argumentet e tjetrit kur janë më të fuqishme se ato të miat”, tha ai.
Ndërkohë, analisti Isen Saliu vlerëson se në këto 100 ditë të qeverisë pati kundërthënie të dyfisha si në relacionin qeveri – opozitë, po ashtu edhe në mes vetë partnerëve të koalicionit qeverisës.
SB “Këto antagonizma patën efektin negativ në veprimin e qeverisë. është herët për të bërë vlerësimin e saktë sepse 100 ditë janë ndoshta një e dhjeta e mandatit të një qeverie, mirëpo ka shumë çështje që janë hapur dhe ka pak çështje që janë realizuar”, thotë zoti Saliu.
Analisti thotë se janë hapur çështje të rëndësishme prej të cilave varet se në ç’drejtim do të lëvizë ky koalicion qeveritar, dhe vetë Maqedonia e Veriut, e veçanrisht çështjet që kanë të bëjnë me marrëdhëniet ndëretnike. Në këtë kuadër, ai nënvizon atë që njihet si ‘balancues’ e që është një instrument për përfaqsimin e drejtë në bazë të përkatësisë etnike në administratën publike dhe Ligjin për gjuhën shqipe, të cilat do t’i rishikojë Gjykata Kushtetuese.
SB: “Këto janë tregues që flasin dhe paralajmërojnë zhvillime të bujshme brenda koalicionit qeveritar që shumë lehtë në momente të caktuara mund të rezultojnë edhe me shpërbërjen e koalicionit (qeveritar) dhe formimin e një koalicioni tjetër”, thekson analisti Saliu.
Analastët nuk e përjashtojnë mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare vitin e ardhshëm edhepse kjo shumicë parlamenatre është shumë afër dy të tretave të votave në parlamentin prej 120 vendesh./VOA
Foto ilustruese DANIMARKË- Dy granata dore janë hedhur pranë ambasadës izraelite në Kopenhagen. Ky incident ka ndodhur nj&eum...
Foto ilustruese KOSOVË- Pavarësisht se në përbërjen e “Listës për familjen” ka drejtues dhe anëtarë...
Vucic SERBI- Ish-deputeti serb, Dragan Shormaz së fundmi është shprehur se Kosova nuk përballet me ndonjë rrezik nga veprimet usht...
Joe Biden SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden thotë se ai nuk e mbështet një sulm hakmarrës nga Izraeli ndaj programit bërthamor...
HAMAS- Hamasi merr përgjegjësinë për sulmin terrorist vdekjeprurës në Jaffa mbrëmë, i cili la shtatë persona t&eu...
RUSI- Më shumë se 20.000 ushtarë nga Povolzhei e Rusisë territore që përbjënë disa rajone përreth Lumit Volga &nd...
Truri i mizes ANGLI- Studiuesit kanë prodhuar diagramin e parë të lidhjes së qelizave në të gjithë trurin e një ins...
IZRAEL- Ushtria izraelite njoftoi vdekjen e tetë ushtarëve të saj në Liban. Më herët ushtria tha se personi i parë i vrar&e...
ambasadorja e shba SHBA- Këshilli i Sigurimit të OKB-së ka zhvilluar mbledhje të menjëhershme lidhur me sulmet e mbrëmjes s&e...
PORTUGALI- Një sulm me armë ka ndodhur në Lisbonë, ku si pasojë kanë humbur jetën tre persona. Siç raportohet d...