Denoncimi nga Tropoja/ Banori i fshatit Geghysen: Rruga në gjendje të degraduar, fondet i devijuan për një rrugë tjetër
Një banor nga fshati Geghysen i Tropojës ka ngritur shqetësimin për gjendjen e rrugës në fshatin e tij që e lidh atë m...
Një banor nga fshati Geghysen i Tropojës ka ngritur shqetësimin për gjendjen e rrugës në fshatin e tij që e lidh atë m...
Nëntë familje në Vorarlberg, Austri u përballën me një situatë kaotike pas kthimit nga pushimet, pasi banesat e tyre ishin gr...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka cilësuar rikthimin e tij në Shtetet e Bashkuara si një goditje ndaj asaj që ai e qua...
Banorë të zonës së Durrësit të Ri, e njohur ndryshe si Ish-Këneta, kanë protestuar mbrëmjen e sotme në Durr&eu...
Drejtor sportiv i AC Milan për dy vjet, deri në majin e kaluar, ish-sulmuesi i kombëtares Igli Tare dyshohet për pastrim parash në Shqi...
Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Karl Bergner i kujton kryeministrit Rama se në rrugën për integrimin në B...
Gjykata e Apelit në Bolonjë ka ulur nga 17 në 15 vjet dënimin për të riun, i cili në kohën e ngjarjes ishte 15 vje&ccedi...
George Desmond Kamurasi mund të kalojë së shpejti nga dorezat e portierit te një kurorë mbretërore. Kapiteni 36-vjeçar i ...
Turgutluspor ka bërë histori në futbollin turk. Klubi ka emëruar Zeynep Mestan si trajneren e re të skuadrës së parë t...
Autoritetet ukrainase kundër korrupsionit, NABU dhe SAPO, kanë nisur një aksion ndaj zyrtarëve të Prokurorisë së Përgj...

Cilia Flores, bashkëshortja e presidentit Nicolás Maduro, përballet me akuza të rënda nga prokurorët amerikanë, të cilët e lidhin atë me skema ryshfeti dhe lehtësim të trafikut ndërkombëtar të drogës, me pagesa që arrinin deri në 100 mijë dollarë për çdo fluturim me kokainë.
Sipas dokumenteve hetimore të autoriteteve amerikane, Flores dyshohet se që prej vitit 2007 ka qenë pjesë e një rrjeti ndikimi që siguronte kalim të lirë për avionë të ngarkuar me drogë, në këmbim të pagesave mujore. Një pjesë e këtyre shumave, sipas prokurorëve, përfundonte tek ajo përmes ryshfeteve.
Nga juriste në figurë kyçe të pushtetit
E lindur në vitin 1956 në Tinaquillo, Cilia Flores u rrit në lagje punëtore të Karakasit dhe u formua si juriste, e specializuar në të drejtën e punës dhe atë penale. Ajo u angazhua herët në lëvizjen e Hugo Chávez, duke i ofruar asistencë ligjore pas grushtit të dështuar të shtetit në vitin 1992.
Gjatë kësaj periudhe, Flores u njoh me Nicolás Maduro, me të cilin ndërtoi një aleancë politike dhe personale që zgjat prej më shumë se tri dekadash. Karriera e saj politike u konsolidua me zgjedhjen si deputete në Asamblenë Kombëtare në vitet 2000 dhe 2005, ndërsa në vitin 2006 u bë gruaja e parë presidente e parlamentit venezuelian.
Mandati i saj u shoqërua me kritika dhe akuza, përfshirë kufizimin e medias në parlament dhe punësimin e familjarëve, akuza që ajo i ka mohuar.
Akuzat amerikane dhe lidhja me trafikun e drogës
Sipas aktakuzave amerikane, Flores akuzohet se ka ndërmjetësuar një takim mes një trafikanti të madh droge dhe Néstor Reverol Torres, atëherë drejtor i Zyrës Kombëtare Kundër Drogës në Venezuelë. Në këmbim, rrjeti do të garantonte mbrojtje institucionale për trafikun ajror të kokainës, me pagesa mujore prej 100 mijë dollarësh për çdo fluturim.
Reverol Torres u padit në vitin 2015 në Nju Jork për vepra të rënda penale të lidhura me narkotikët dhe vijon të jetë në arrati. Hetuesit amerikanë e përshkruajnë Flores si pjesë të një strukture që, sipas tyre, ka ofruar mbështetje politike dhe institucionale për kartelet e drogës.
Hetime ndërkombëtare dhe rasti i nipërve
Emri i Cilia Flores u përfshi gjerësisht në hetime ndërkombëtare në vitin 2015, kur dy nipërit e saj u arrestuan dhe më pas u dënuan në SHBA për komplot për trafik droge. Ata u liruan në vitin 2022, në kuadër të një shkëmbimi të burgosurish mes Uashingtonit dhe Karakasit.
Ndërsa pritet që ajo të përballet zyrtarisht me akuzat në Nju Jork, një gjë mbetet e padiskutueshme sipas analistëve: Cilia Flores është e pandashme nga pushteti i Nicolás Maduro-s, dhe roli i saj konsiderohet kyç në funksionimin e regjimit venezuelian, i cili është vënë në shënjestër të drejtpërdrejtë nga administrata e Donald Trump në luftën kundër narkotrafikut ndërkombëtar.
Pas arrestimit së presidentit venezuelian Nicolás Maduro gjatë një operacioni ushtarak të Shteteve të Bashkuara, drejtimi i Ve...
Një problem serioz me radio-frekuencat e komunikimit ka shkaktuar kaos në hapësirën ajrore të Greqisë, duke detyruar Shërbi...
Këto fotografi tregojnë Fort Tiuna, vendin ushtarak ku u kap presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro. Fotografia e parë tregon vendin nga...
Pas një operacioni të suksesshëm të forcave amerikane në Venezuelë, që çoi në arrestimin e presidentit Nicolas ...
Të paktën 40 persona, përfshirë civilë dhe ushtarë, janë vrarë gjatë operacionit ushtarak amerikan në Venezu...
Më 17 shtator 2018, avioni i presidentit të Venezuelës, Nicolás Maduro, u ndal për pak orë në Stamboll me një që...
Koreja e Veriut ka lëshuar të paktën dy raketa balistike drejt Detit Lindor, të njohur si Deti i Japonisë, duke shënuar testin e...
“Ne i vendosëm kushtet. Presidenti Trump i përcakton kushtet,” Me këto fjalë, Sekretari i Luftës i SHBA-së, Pete Heg...
Pas arrestimit të tij, presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, është parë në publik me veshje të ndryshme në ç...
Arrestimi i presidentit venezuelian Nicolas Maduro ka hapur një kapitull të ri dhe potencialisht të rrezikshëm në marrëdhën...