BOTA

19 vite nga ndarja nga jeta/ Osmani dhe diplomatët e huaj kryejnë homazhe për ish-presidentin e Kosovës Ibrahim Rugova

M.B. Përditësimi i fundit 21 Janar 2025, 10:23

19 vite nga ndarja nga jeta/ Osmani dhe diplomatët e huaj kryejnë

KOSOVA- Në 19-vjetorin e vdekjes së presidentit të parë të Kosovës, Ibrahim Rugovës, presidentja aktuale, Vjosa Osmani, dhe diplomatët e huaj në Kosovë kanë bërë homazhe dhe nderime te varri i Rugovës, në lagjen Velania në Prishtinë.

Në mesin e pjesëmarrësve në këtë ceremoni ishin e ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane, Anu Prattipati, amabasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, shefi i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Giovanni Pietro Barbano, dhe ambasadorë të tjerë të huaj. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e quajti Rugovën “atin themeltar të shtetit tonë” pasi tha se ai kishte dhënë “kontribut të jashtëzakonshëm në ndërtimin e themeleve të forta të shtetit tonë”.

“Presidenti Rugova jo vetëm që bëri bashkë të gjithë qytetarët e Kosovës rreth kauzës për liri, pavrësi dhe demokraci, por njëkohësisht u bë edhe zëri i Kosovës në botë duke ndërtuar aleanca të rëndësishme që na u deshën më së shumti në ato kohë të vështira”, tha Osmani.

Ajo e lavdëroi Rugovën për vizionin e tij, që tha se tani shërben si udhërrëfyes dhe shembull jo vetëm për liderët shtetërore të Kosovës, por për liderët kudo në botë.

Rugova kishte shërbyer si president i parë i Kosovës dhe ishte lider i partisë Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe njihet për rolin e tij në lëvizjën paqësore për pavarësinë e Kosovës nga Serbia gjatë viteve të 90-ta. Nën udhëheqjen e Rugovës, LDK-ja, në bashkëpunim me forcat tjera politike shqiptare në Kosovë, më 2 korrik të vitit 1990 kishte shpallur Kosovën Republikë dhe më 7 shtator të po të njëjtit vit kishte miratuar edhe Kushtetutën e saj.

Në Kosovën e para luftës, ai ishte zgjedhur kryetar i Republikës së Kosovës në zgjedhjet presidenciale, që nuk janë njohur ndërkombëtarisht, të cilat janë mbajtur më 24 maj të vitit 1992 dhe më 22 mars të vitit 1998. Më vonë, Rugova fitoi edhe në dy garat e përgjishme zgjedhore të njohura ndërkombëtarisht në Kosovën e pasluftës.

Më 27 gusht të vitit 2005, Rugova kishte udhëtuar për në spitalin ushtarak në bazën amerikane në Landstuhl të Gjermanisë dhe qëndroi aty deri më 3 shtator për trajtim mjekësor. Dy ditë më vonë, më 5 shtator të vitit 2005, presidenti i Kosovës, Ibrahim njoftoi se vuan nga kanceri në mushkëri. Ai vdiq më 21 janar të vitit 2006, në moshën 62-vjeçare./ REL

kosova

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan