BOTA

32 ushtarakë kubanezë të vrarë gjatë operacionit të SHBA-së për kapjen e Maduros

Piranjat Përditësimi i fundit 5 Janar 2026, 09:46

32 ushtarakë kubanezë të vrarë gjatë operacionit

Qeveria kubane ka njoftuar se 32 shtetas të saj janë vrarë gjatë operacionit të Shteteve të Bashkuara për kapjen e presidentit venezuelian, Nicolás Maduro.

Sipas autoriteteve në Havanë, viktimat ishin anëtarë të forcave të armatosura dhe agjencive të inteligjencës së Kubës. Me këtë rast, është shpallur dy ditë zie kombëtare.

Në një deklaratë të shkurtër, qeveria kubane nuk ka dhënë detaje mbi rolin konkret të shtetasve të saj në Venezuelë. Megjithatë, Kuba dhe Venezuela janë aleatë të hershëm, ndërsa Havana i ka ofruar Karakasit mbështetje sigurie në këmbim të furnizimeve me naftë.

Presidenti kuban Miguel Díaz-Canel deklaroi se forcat kubane kishin ofruar mbrojtje për Nicolás Maduro dhe bashkëshorten e tij, “me kërkesë të qeverisë venezueliane”. Në një komunikatë zyrtare thuhet se: Bashkatdhetarët tanë përmbushën detyrën e tyre me dinjitet dhe heroizëm dhe ranë pas një rezistence të ashpër, në përballje të drejtpërdrejta me sulmuesit ose si pasojë e bombardimeve të objekteve.

Nga ana tjetër, autoritetet venezueliane nuk kanë konfirmuar ende numrin e viktimave të operacionit amerikan të zhvilluar të shtunën në kompleksin presidencial në Karakas.

Pas kapjes së Maduro-s, janë shtuar spekulimet nëse administrata e presidentit amerikan Donald Trump mund të konsiderojë një operacion të ngjashëm edhe kundër Kubës, një tjetër vend që ka pasur për dekada marrëdhënie armiqësore me Shtetet e Bashkuara.

Duke folur për gazetarët të dielën, presidenti Trump deklaroi se një ndërhyrje ushtarake ndaj Kubës nuk do të ishte e nevojshme, pasi, sipas tij, “Kuba është gati të rrëzohet”.

“Nuk mendoj se kemi nevojë për ndonjë veprim. Duket se po bie. Është duke rënë plotësisht”, u shpreh Trump.

Ndërkohë, sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përshkroi Kubën si një “katastrofë”, e drejtuar nga “burra të paaftë dhe të mplakur”.

“Nëse do të jetoja në Havana dhe do të isha pjesë e qeverisë, do të isha të paktën pak i shqetësuar”, tha Rubio.

Në korrik të vitit të kaluar, Trump nënshkroi një memorandum që forconte më tej kufizimet ndaj Kubës, duke përmbysur disa masa lehtësuese të ndërmarra nga paraardhësi i tij, Joe Biden.

Shtëpia e Bardhë deklaroi se synon t’i japë fund “praktikave ekonomike që përfitojnë në mënyrë disproporcionale qeverinë, ushtrinë dhe shërbimet e sigurisë kubane, në dëm të popullit kuban”. Po ashtu, u njoftua se do të zbatohen më rreptësisht kufizimet ekzistuese për udhëtimet e qytetarëve amerikanë drejt Kubës.

Gjatë mandatit të tij të parë presidencial, Trump ndoqi një politikë të ngjashme ndaj Havanës, duke vendosur një sërë sanksionesh shtesë.

Administrata e tij ka vijuar embargon ekonomike ndaj Kubës, pavarësisht thirrjeve të organizatave ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara, për heqjen e saj. Bllokada u vendos për herë të parë në vitin 1962 dhe mbetet në fuqi edhe sot.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?