Shtyhet sërish gjyqi Meta-Kryemadhi
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...

BRUKSEL- Bashkimi Evropian u zotua të premten t'i japë Ukrainës deri në 39 miliardë euro si pjesë e një kredie të organizuar nga grupi i shtatë (G7) vendeve kryesore industriale të botës. Qëllimi i ndihmave të G7-ës është të ndihmojë vendin të rindërtojë ekonominë dhe rrjetin energjetik të tij të shkatërruar nga lufta.
Udhëheqësit e G7-ës ranë dakord në qershor për të krijuar një hua prej 50 miliardë dollarësh për të ndihmuar Ukrainën në luftën e saj për mbijetesë. Interesi i fituar nga pasuritë e bllokuara të bankës qendrore të Rusisë do të përdoren si kolateral, por përparimi në shpërndarjen e kredive ka qenë i ngadaltë.
“Ne duhet ta detyrojmë Rusinë të paguajë për shkatërrimin që shkaktoi”, u tha gazetarëve presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në një konferencë shtypi në Kiev me Presidentin Vlodymyr Zelensky.
Zonja von der Leyen tha se BE-ja tashmë i ka dhënë Ukrainës më shumë se 118 miliardë euro ndihmë ushtarake dhe ekonomike që nga fillimi i luftës në shkurt të vitit 2022, "por sulmet e Rusisë nënkuptojnë se mbështetja e mëtejshme është e nevojshme".
“Kjo kredi do të kalojë drejtpërdrejt në buxhetin kombëtar ukrainas. Kjo do të përmirësojë stabilitetin makro-financiar të Ukrainës dhe do t'ju ofrojë hapësirë fiskale të rëndësishme dhe shumë të nevojshme. Ju do të vendosni se si t'i përdorni më mirë fondet, duke ju dhënë fleksibilitet maksimal për të përmbushur nevojat tuaja", tha ajo, duke iu drejtuar Presidentit Zelensky.
Kreditë do të dërgohen nga fitimet e siguruara nga pasuritë e bllokuara ruse. Këto pasuri, me vlerë prej gati 300 miliardë dollarësh, u bllokuan për shkak të agresionit në Ukrainë. Shumica dërrmuese e këtyre fondeve mbahen në vendet e BE-së, veçanërisht në Belgjikë.
Zonja von der Leyen tha se blloku evropian është i "bindur se mund t'ia dorëzojë këtë kredi Ukrainës shumë shpejt". Blloku 27-vendesh shpreson se vendet e tjera të G7-ës do të ndjekin shembullin e tij dhe do të fillojnë të japin gjithashtu kredi.
Presidenti Zelensky tha se prioritetet e tij janë rindërtimi i rrjetit energjetik të Ukrainës, ngritja e më shumë strehimoreve, përmirësimi i shkollave dhe blerja e më shumë armëve dhe municioneve.
Shefja e BE-së von der Leyen mbërriti në Ukrainë të premten duke u përqëndruar në ndihmat për të rikthyer në funksion rrjetin elektrik ukrainas dhe për të rritur kapacitetin e tij të ngrohjes me afrimin e dimrit.
Rreth gjysma e infrastrukturës energjetike të Ukrainës është shkatërruar gjatë luftës me Rusinë. Autoritetet ndërpresin me grafik energjinë elektrike, duke lënë pjesë të lindjes së vendit në errësirë për katër orë me radhë. Zonja von der Leyen tha se energjia që mund të prodhohej nga pjesa e dëmtuar e rrjetit energjetik ukrainas është e barabartë me sasinë e energjisë elektrike që është e nevojshme për të gjithë Letoninë, Lituaninë dhe Estoninë.
Ndërkohë dimri po afron.
“Sezoni i ngrohjes fillon pas dy javësh dhe sulmet e pamëshirshme të Rusisë ndaj infrastrukturës së energjisë të Ukrainës synojnë të shkaktojnë dëme maksimale”, tha zonja von der Leyen. “Ne do ta ndihmojmë Ukrainën në përpjekjet e saj të guximshme për ta kapërcyer këtë”.
Qëllimi kryesor është të ndihmojmë Ukrainën të decentralizojë rrjetin e saj të energjisë dhe të bëhet më pak i varur nga termocentralet e mëdha që janë objektiva më të lehta për forcat ruse. Rusia sulmoi me rreth 260 raketa infrastrukturën energjetike ukrainase në fund të muajit të kaluar.
Evropianët kanë dërguar tashmë më shumë 10,000 gjeneratorë dhe transformatorë. Këto lloj pajisjesh që prodhojnë energji elektrike janë më të vështira për t'u goditur dhe më të lehta për t'u riparuar.
Dimri i Ukrainës zgjat nga fundi i tetorit deri në mars, me janarin dhe shkurtin që vlerësohen si muajt më të vështirë. Evropianët shpresojnë të ndihmojnë duke siguruar rreth 25% të 17 gigavatëve të energjisë që ka të ngjarë t'i nevojitet Ukrainës këtë dimër.
Një prej synimeve të ndihmës së BE-së është të ofrojë një nxitje për njerëzit që të qëndrojnë në Ukrainë. Rreth 4 milionë banorë kanë ikur që nga fillimi i luftës më 24 shkurt të vitit 2022, shpesh në Poloni dhe vende të tjera fqinje.
BE-ja po ofron ndihmë, si ndihma afatshkurtër për të gjetur një vend tjetër brenda Ukrainës për të jetuar, punë ose arsimim. Por kohët e fundit numri i njerëzve që largohen është rritur. Komisioni Evropian vlerëson se 10,000 njerëz të tjerë po aplikojnë për ndihmë çdo javë.
Nëse fluksi vazhdon, ai mund të minojë mbështetjen evropiane për Ukrainën.
Të enjten, komisioni njoftoi se do të sigurojë 160 milionë euro shtesë për të ndihmuar në forcimin e rrjetit energjetik të Ukrainës. Nga këto, 100 milionë euro vijnë nga pasuritë e bllokuara ruse brenda bllokut evropian.
Danimarka po kryeson në përdorimin e këtyre parave për të bërë porosi për armë dhe pajisje ushtarake drejtpërdrejt me industrinë e mbrojtjes të Ukrainës./VOA
SHBA- Ish-presidenti Donald Trump dhe kandidati republikan kritikoi hebrenjtë amerikanë që nuk votuan për të gjatë...
SHBA- Ish Presidenti Donald Trump thotë se vendet e punës në fabrikat e automjeteve në Miçigan kërcënohen nga politikat e...
SHBA- Presidenti amerika Joe Biden ka thënë se duhet të sigurohemi që populli i Izraelit verior, si dhe i Libanit jugortë kthehe...
Foto ilustruese IZRAEL- Izraeli vrau të premten një komandant të lartë të Hezbollahut në një sulm ajror në periferi...
Foto ilustruese SERBE- Qeveria e Serbisë i ka nisur të premten procedurat për rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak n...
Foto ilustruese KOSOVË- Të mërkurën, më 25 shtator, në orën 9:30, do të mbahet seanca e shqyrtimit fillestar lidhur...
Foto ilustruese KOSOVË- Të mërkurën, më 25 shtator, në orën 9:30, do të mbahet seanca e shqyrtimit fillestar lidhur...
Foto ilustruese UKRAINË- NATO-ja i përfundoi stërvitjet e madhe kundër dronëve këtë javë, në të cilat mor...
Foto ilustruese KANADA- Qumështi i gjirit rregullon mikrobiomën e foshnjës gjatë vitit të parë të jetës d...
Foto ilustruese MOSKË- Moska vendosi këtë javë të zgjerojë kapacitetet e saj ushtarake, një tregues i mbingarkesës ...