I biri hapi zjarr drejt policëve, nëna e Violand Braçellarit merret në pyetje nga autoritetet
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Një qytetar i është drejtuar redaksisë me një denoncim lidhur me një situatë që, sipas tij, po ndodh në zonë...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
GJERMANI- Një javë më parë Gjykata Ndërkombëtare Penale në Hagë e vuri qeverinë gjermane para një dileme të madhe: Gjykata lëshoi urdhër arresti kundër kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe ministritizraelittë Mbrojtjes të shkarkuar së fundmi, Joav Galant. Arsyeja: Të dy dyshohen për krime kundër njerëzimit në Rripin e Gazës. Që nga themelimi i Gjykatës Ndërkombëtare Penale në vitin 2002, Gjermania ka qenë një nga 124 shtetet nënshkruese dhe konsiderohet si mbështetëse e vazhdueshme e saj. Por si rezultat i gjenocidit ndaj hebrenjve evropianë gjatë epokës naziste, Gjermania është një aleate e ngushtë e Izraelit.
Barenboim: "Jeta e pamundur në Gaza"
Të premten disa ekspertë në Berlin e përshkruan vendimin e Hagës si një thirrje zgjimi edhe për qeverinë federale. Ajo gjithmonë theksonte se qeveria izraelite kishte të drejtë të mbrohej duke përdorur mjete të ashpra pas sulmit terrorist në tetor 2023.
Christine Binzel, profesoreshë e ekonomisë dhe shoqërisë në Lindjen e Mesme në Universitetin e Erlangen-Nurnberg, thotë se Gjykata Ndërkombëtare Penale ka denoncuar vazhdimisht veprimet e Izraelit. Megjithatë, Gjermania refuzoi të mbështesë Gjykatën: "Gjermania nuk e ka përmbushur këtë detyrim për 14 muaj. Gjermania nuk është vetëm vëzhguese, por qeveria federale vazhdon të mbështesë Izraelin politikisht, financiarisht, ushtarakisht dhe ligjërisht edhe sot e kësaj dite. Gjermania është furnizuesi i dytë më i madh me armë pas SHBA-së”.
Michael Barenboim, muzikant dhe profesor në Akademinë Barenboim-Said, shton: "Që nga fillimi i tetorit 2024, Izraeli e ka vendosur veriun e Gazës në një gjendje të plotë rrethimi, duke e bërë të pamundur jetën njerëzore atje."
Çfarë do të ndodhë nëse Netanjahu viziton Berlinin?
Që nga vendimi i Hagës, qeveria federale është fokusuar në një çështje tjetër: Çfarë do të ndodhë nëse kreu i qeverisë së shtetit mik të Izraelit do të vinte tani për vizitë në Berlin? Gjyqësia gjermane do të duhej të arrestonte Netanyahun. Një vizitë e tillë nuk është planifikuar që kur milicia terroriste Hamasi sulmoi Izraelin më 7 tetor të vitit të kaluar. Vizita e tij e fundit në Berlin ishte në mars të vitit 2023.
Zëdhënësi i qeverisë: Arrestimi vështirë i paramendueshëm
Një javë më parë, zëdhënësi i kancelarit Olaf Scholz, Steffen Hebestreit, tha se Gjermania duhet t'i marrë parasysh të dyja: solidaritetin me Izraelin si shtet dhe mbështetjen për të drejtën ndërkombëtare. "Nga njëra anë, është rëndësia e Gjykatës Ndërkombëtare Penale, të cilën ne e kemi fuqimisht. Dhe nga ana tjetër, rëndësia historike dhe përgjegjësia për Izraelin. Unë e kam vështirë të imagjinoj që ne të kryejmë arrestime në Gjermani mbi këtë bazë. Në këtë pikë, edhe ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock tha se qeveria duhet të shqyrtojë me kujdes procesin.
Baza juridike për arrestim
Por Baerbock tani tingëllon pak më ndryshe: "Qeveria federale i përmbahet ligjit, sepse askush nuk është mbi ligjin," tha politikanja ekologjiste në margjinat e një takimi të ministrave të jashtëm të G7 në Fiuggi të Italisë. Për më shumë: "Në Gjermani zbatohet pavarësia e gjyqësorit, e cila në këtë rast ka arritur në përfundimin se ka prova të mjaftueshme që ajo të ndërmarrë këtë hap tani”.
Sipas disa politikanëve gjermanë, një rrugëdalje nga situata e vështirë do të ishte: Gjykata Penale bëhet aktive vetëm nëse shteti në fjalë nuk mund të ndjekë ligjërisht politikanët e vet për krime. Prandaj, Gjermania duhet të punojë për të siguruar që pas përfundimit të luftës të zhvillohet një proces ligjor në Izrael, i cili mund të përfshijë edhe rolin e Netanyahut. Kështu argumenton edhe kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme në Bundestag, Michael Roth (SPD): "Gjykata Penale po humbet shumë nga besueshmëria e saj, sepse nuk merr masa kundër kriminelëve të luftës dhe diktatorëve si Bashar al-Assad. Por merr masa kundër kreut të qeverisë së një vendi me një gjyqësor të pavarur, ku ai mund të ndiqet penalisht”.
SHBA qëndron fort në anën e Izraelit
Presidenti amerikan Joe Biden, nga ana tjetër, qëndroi në anën e qeverisë izraelite. Ashtu si Izraeli, SHBA dhe Rusia nuk e njohin Gjykatën Penale Ndërkombëtare. Biden tha: "Më lejoni të jem i qartë përsëri: Çfarëdo që mund të sugjerojë Gjykata Ndërkombëtare Penale, Izraeli dhe Hamasi nuk janë të barabartë - aspak," tha Biden.
Ai e kishte fjalën për faktin se një urdhër arresti ishte lëshuar jo vetëm kundër dy politikanëve izraelitë, por edhe ndaj një anëtari drejtues të Hamasit. Biden vazhdoi: "Ne do të qëndrojmë gjithmonë me Izraelin kur siguria e tij kërcënohet". Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre tha se SHBA nuk do të ekzekutonte një urdhër arresti. Kryeministri hungarez, Viktor Orban bëri komente të ngjashme dhe madje e ftoi në mënyrë demonstrative Netanyahun për vizitë në Budapest. Ai shtoi se sigurisht që Netanyahu nuk do të arrestohej në vendin e tij./DW
foto ilustruese GJERMANI- Gazeta gjermane "Frankfurter Allgemeine Zeitung" shkruan: "Pas sulmit me bombë në kanalin në veri t&eum...
RUMANIA- Gjykata Kushtetuese e Rumanisë ka njohur rezultatin e rundit të parë të zgjedhjeve presidenciale dhe ka konfirmuar se rundi i dyt...
SHBA- Shtetet e Bashkuara njoftuan kufizime të reja për eksportet me synimin për të frenuar aftësitë e Kinës për prodh...
Barcelona SPANJË- Spanja ka ndryshuar rregullat e reja për turistët, me qëllim përmisimin e sigurisë kombëtare t&eu...
SERBIA- Prokuroria e Lartë e Beogradit njoftoi më 2 dhjetor se i ka parashtruar një kërkesë Policisë serbe që të mbled...
LINDJE E MESME- Ushtria izraelite u ka bërë thirrje banorëve nga disa zona në jug të Rripit të Gazës që të evakuo...
Biden dhe djali i tij SHBA- Shtëpia e Bardhë ka mbrojtur faljen e presidentit Joe Biden për djalin e tij, Hunter, pasi këmbënguli ...
Foto ilustruese KANADA- Ontario ka nisur një fushatë reklamimi prej shumë milionë dollarësh amerikanë, duke e shpallur veten ...
GJEORGJI- Kryeministri i Gjeorgjisë tha të hënën se nuk do të hyjë ne negociata me opozitën, ndërsa mijëra vet&eu...
FRANCË- Një aksident tragjik ka ndodhur në jug të Francës ku mbetën dy vikima dhe u plagosën më shumë se 30 t&eum...