Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...

VATIKAN- Pas ndarjes nga jeta të Papa Françeskut më 21 prill, kanë nisur spekulimet për pasuesin e tij në krye të Selisë së Shenjtë. Një nga kandidatët kryesorë është Peter Erdo, kryepeshkopi i Esztergom-Budapestit.
Kardinali hungarez 72-vjeçar ka mbajtur poste të rëndësishme në Kishën Katolike gjatë dekadave të fundit dhe u përmend si kandidat potencial edhe në vitin 2013, kur përfundimisht u zgjodh Papa Françesku. A ka shanse Erdo të pasojë argjentinasin? Dhe, ndoshta më intriguese, cila është marrëdhënia e tij me kryeministrin gjithnjë e më autoritar të Hungarisë, Viktor Orban?
Kush është Peter Erdo?
Erdo konsiderohet gjerësisht si “papabile” – një term që përdoret për kandidatët me gjasa reale për t’u bërë papë.
Teorikisht, çdo mashkull i pagëzuar katolik është i pranueshëm për papatin, por që nga shekulli i 14-të, vetëm kardinalët janë zgjedhur. Aktualisht ka 252 kardinalë, por vetëm 135 prej tyre kanë të drejtë vote, pasi vetëm ata nën moshën 80-vjeçare mund të marrin pjesë në konklavë. Erdo mund të arrijë të sigurojë dy të tretat e votave në Konklavën Papnore që pritet të nisë në fillim të majit (jo më herët se 16 ditë pas ndarjes nga jeta të papës, sipas rregullave aktuale).
Kredencialet e tij janë të fuqishme: nga viti 2006 deri më 2016 ai ka drejtuar Këshillin e Konferencave Ipeshkvnore Evropiane – një organizatë e rëndësishme që përfaqëson ipeshkvijtë katolikë në Evropë.
Kjo është me peshë, pasi kardinalët evropianë vazhdojnë të përbëjnë bllokun më të madh të votuesve. Por Erdo nuk ka ndërtuar lidhje vetëm në Evropë. Nëpërmjet punës së tij në këshill, ai ka krijuar kontakte të rregullta me përfaqësues të Kishës nga Afrika, Azia dhe Amerika Latine – rajone që po fitojnë gjithnjë e më shumë ndikim në Kishën Katolike.
Ai flet rrjedhshëm italisht dhe latinisht – gjuhë kyçe në hierarkinë e Vatikanit – dhe është një ekspert i njohur i së drejtës kanonike, që rregullon funksionimin e brendshëm të Kishës. Një nga arritjet e tij më të mëdha është sjellja e Kongresit Ndërkombëtar Eukaristik në Budapest, në vitin 2021 – një ngjarje madhore e cila mblodhi klerikë dhe besimtarë nga mbarë bota, përfshirë edhe papën.
Ky aktivitet i dha Erdos një platformë të fuqishme për të rritur dukshmërinë dhe për të ndërtuar rrjete të rëndësishme si në Vatikan, ashtu edhe në famullitë katolike në mbarë globin. Por, ndoshta arma e tij më e fortë është pragmatizmi.
Edhe pse konsiderohet konservator – për shembull, ai është kundër dhënies së Kungimit të Shenjtë për katolikët e divorcuar – Erdo ka bashkëpunuar me Papa Françeskun dhe ka shmangur kritikat publike ndaj tij, ndryshe nga shumë figura të krahut tradicionalist. Papa Françesku madje e kishte përfshirë Erdon në organizimin e takimeve të posaçme të Vatikanit për çështjet familjare, dhe vizitoi Hungarinë dy herë gjatë mandatit të tij.
A ka lidhje Erdo me Viktor Orbanin?
Por, çfarë mund të thuhet për lidhjet e Erdos me Qeverinë e Viktor Orbanit dhe partinë në pushtet, Fidesz – që vetëidentifikohet si mbrojtëse e vlerave judeo-kristiane dhe shpeshherë përballet me institucionet e Bashkimit Evropian?
Shteti hungarez financon Kishën Katolike dhe komunitete të tjera fetare të njohura përmes mbështetjes për edukimin fetar, kompensimit për pronat e konfiskuara nga regjimi komunist dhe organizimin e ngjarjeve si Kongresi Eukaristik. Gjatë krizës së emigrantëve në vitin 2015, Erdo e krahasoi pranimin e emigrantëve me ndihmën ndaj trafikimit të qenieve njerëzore – një qëndrim që përputhej më shumë me retorikën e Orbanit sesa me qëndrimin më tolerant të Papës Françesku.
Megjithatë, ai më pas paralajmëroi kundër përplasjes së feve dhe vuri në pikëpyetje nëse një kontinent mund të quhet vërtet i "krishterë", duke iu kundërvënë në mënyrë të tërthortë retorikës kundër "islamizimit të Evropës" nga ana e Orbanit.
Erdo duket se ndjek të njëjtën qasje pragmatike ndaj Qeverisë hungareze si ndaj fraksioneve brenda Kishës Katolike. Ai nuk e ka mbështetur publikisht partinë në pushtet, megjithatë shumë priftërinj në Hungari u kanë bërë thirrje besimtarëve që të votojnë për Fidesz.
Ai ka zgjedhur me kujdes betejat e tij me Budapestin. Ka qëndruar i heshtur ndaj disa ligjeve të debatueshme, por është shprehur hapur për të tjera. Për shembull, ai nuk e kritikoi ndalimin e njerëzve të pastrehë në vitin 2018 – një masë në kundërshtim me mësimet e Papës Françesku. Por, kur Qeveria ndërmori hapin për të shtetëzuar klinikat e fertilizimit (IVF) një vit më vonë, Erdo nuk kurseu kritikat.
Edhe pse shumë vëzhgues të Vatikanit mendojnë se mund të zgjidhet papa i parë afrikan apo aziatik, një kandidat kompromisi për të stabilizuar Kishën pas viteve progresive e sfiduese të Françeskut mund të jetë pikërisht primati i Hungarisë./ REL
VATIKAN- Priftërinjtë e Bazilikës së Santa Maria Maggiore po u kërkojnë pelegrinëve të bëjnë një lutje ...
foto ilustruese SHBA- Presidenti Donald Trump ka kërkuar tranzit falas për anijet tregtare dhe ushtarake amerikane përmes kanaleve të ...
shperthimi IRAN- Ka shkuar në 25 numri i viktimave dhe 800 të plagosurve nga shpërthimi masiv në një nga portet kryesore të ...
njerezit ROMË- Janë publikuar pamjet e varrit të Papa Françeskut në kishën Santa Maria Maggiore në Romë. Një...
letra SHBA- Një letër e shkruar nga një prej të mbijetuarve më të famshëm të Titanikut u shit së fun...
KUVENDI KOSOVË- Deputetët nuk kanë arritur ta konstituojnë Kuvendin e Kosovës as pas për tentimit të shtatë radhaz...
kuvendi i kosoves KOSOVË- Deputetët do të mblidhen mëngjesin e sotëm me qëllim për ta konstituuar Kuvendin e Kosovë...
foto ilustruese VATIKAN- Në prani të afro 200 mijë besimtarëve, krerëve të shumtë shtetesh, klerikëve të lart&...
trump, zelensky SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka vënë në dyshim gatishmërinë e presidentit rus Vladimir Putin p&eu...
vendngjarja KANADA- Disa persona kanë vdekur dhe të tjerë janë në Vankuver të Kanadasë, pasi një mak...