
Presidenti amerikan Donald Trump konfirmoi se kishte folur në telefon me homologun Venezuelian, Nikolas Maduro, po nuk dha detaje mbi atë që ishte diskutuar.
Nju Jork Times raportoi fillimisht për një telefonatë mes të dyve më herët gjatë muajit ku ishte diskutuar mbi një takim të mundshëm në Shtetet e Bashkuara.
Zbulimi i telefonatës vjen teksa Trump vijon të përdorë retorikë luftarake ndaj Venezuelës, por duke mos ja mbyllur plotësisht derën diplomacisë.
Të shtunën ai njoftoi se hapësira ajrore mbi dhe rreth Venezuelës duhej të konsiderohej plotësisht e mbyllur por nuk tha detaje të mëtejshme, duke shkaktuar ankth dhe konfuzion në Karakas.
Kur u pyet nga gazetarët nëse komentet mbi hapësirën ajrore nënkuptonin se sulmet ndaj shtetit të Amerikës Latine ishin të afërta, Trump tha se nuk duhej te kërkonin nënkuptime tek deklarata.
Ndërkohë Maduro u shfaq të dielën në publik pas disa ditësh mungese në një aktivitet me prodhuesit e kafes, duke thënë se Venezuela ishte e pathyeshme, e paprekshme, dhe e pamposhtur, teksa fliste për ekonominë.
Prej muajsh administrata Trump po eksploron një sërë opsionesh për të luftuar rolin e Maduros në trafikun e paligjshëm të drogave që po vrasin amerikanet, me mediat që flasin për mundësinë e rrëzimit të Maduros apo sulmeve tokësore.
SHBA ka grumbulluar forca të mëdha ushtarake në Karaibe, dhe ka ndërmarrë sulme mujore kundër anijeve të dyshuara me drogë nga Venezuela, me pasojë vrasjen e të paktën 80 personave.
Debate të nxehta ka nxitur në SHBA, raportimi se sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth kishte urdhëruar një sulm të dytë ndaj një anije venezueliane, pasi dy persona i kishin mbijetuar sulmit të parë.
“Vritini të gjithë”, citoi Washington Post fjalët e tij, por Hegseth ka mohuar pretendimet. Ligjvënësit i kanë kërkuar administratës të japë llogari lidhur me sulmet në Karaibe.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
1 Dhjetor14:39
Zviceranët votojnë kundër taksës për super të pasurit
Zviceranët hodhën poshtë me shumicë aplikimin e një takse mbi trashëgiminë për super të pasurit. Nisma e organiza...
BOTA
1 Dhjetor14:06
Bisedimet për paqe në Ukrainë, Kallas: Javë vendimtare për diplomacinë
Kryediplomatja e Bashkimit Evropian tha të hënën se përpjekjet për paqe për t'i dhënë fund luftës së Rusis&e...
BOTA
1 Dhjetor13:55
151 viktima nga zjarri në Hong Kong, arrestohen të tjerë të dyshuar
Autoritetet e Hong Kongut thanë të hënën se kishin arrestuar 13 persona për vrasje të dyshuar nga pakujdesia në një he...
BOTA
1 Dhjetor13:14
Aksident zinxhir në SHBA/ Përfshihen 45 makina, shkak stuhia e borës
Një aksident zinxhir që përfshinte 45 automjete ndodhi në një autostradë ndërshtetërore në Indiana, SHBA.
Akside...
BOTA
1 Dhjetor12:27
Rusia dhe Arabia Saudite nënshkruajnë marrëveshje ndërqeveritare për heqjen e vizave
Rusia dhe Arabia Saudite kanë nënshkruar një marrëveshje ndërqeveritare mbi heqjen reciproke të vizave për mbajtësit e...
BOTA
1 Dhjetor12:25
Maduro i gatshëm të japë dorëheqjen brenda 18 muajsh
“Maduro i gatshëm të japë dorëheqje brenda 18 muajsh”, raporton CNN.
Gjatë bisedimeve joformale me zyrtarë amerikan...
BOTA
1 Dhjetor12:05
Macron mikpret Zelenskyn për të shqyrtuar negociatat e paqes
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u prit sot nga homologu i tij francez, Emmanuel Macron, në Pallatin Elysee, për të shqyrtuar negociatat ...
BOTA
1 Dhjetor11:54
Miliarderi zviceran kërkon taksa më të larta për të pasurit
Një miliarder zviceran ka bërë thirrje për taksa më të larta për të pasurit, disa orë pasi vendi i tij hodhi...
BOTA
1 Dhjetor09:51
Fermerët në Greqi përshkallëzojnë protestat, bllokohet përkohësisht aksi rrugor Kakavijë-Janinë
Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, &eu...
BOTA
1 Dhjetor09:38
Gjendet i vdekur tregtari i njohur i antikiteteve dhe gruaja e tij në Firence
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Firencen të dielën pasdite, ku tregtari i njohur i antikiteteve Franco Giorgi, 74 vjeç, dhe b...