BOTA

A është e rrezikshme t'i mbajnë gjithë kohën? Policët në Kosovë nuk heqin dorë nga arma në brez pavarësisht sëmundjeve

r.ll Përditësimi i fundit 13 Prill 2025, 14:48
A është e rrezikshme t'i mbajnë gjithë kohën?
foto ilustruese

KOSOVË- Për major Beratin, pjesëtar i Policisë së Kosovës, arma nuk është vetëm pjesë e punës së tij. Ai e cilëson atë pjesë të pandashme të identitetit të tij. Ai dhe mbi 200 pjesëtarë të tjerë të Policisë së Kosovës vazhdojnë t’i mbajnë armët e tyre, megjithëse janë në pushim mjekësor. Edhe pse, shkaku i gjendjes së tyre shëndetësore, nuk janë të aftë t’i kryejnë detyrat e përditshme policore dhe nuk dalin në terren, armët i bartin me vete.

Por, a përbëjnë ato armë rrezik për vetë policët, apo për të tjerët? Besnik Peci, psikolog klinik dhe ofrues i shërbimeve sociale dhe familjare, druhet se po. Ai thekson se, në rrethanat kur një person përballet me probleme të rënda shëndetësore, posedimi i armës nuk duhet të lejohet, pasi që mund të përbëjë rrezik serioz jo vetëm për individin që e mban, por edhe për familjen dhe shoqërinë në tërësi.

“Në situata të tilla, është jashtëzakonisht e rrezikshme të lejohet qasja në armë për personat që kanë probleme të rënda shëndetësore, qofshin ato organike, emocionale apo psikologjike. Besoj se edhe në rastin më të vogël të dyshimit për një shqetësim emocional, apo psikologjik, punonjësi duhet menjëherë t’i nënshtrohet një vlerësimi dhe përkrahjeje profesionale”, thekson Peci.

Me gjithë rrezikun, deri më tani në Kosovë nuk është raportuar asnjë incident i përdorimit të armëve të zjarrit nga zyrtarët policorë në pushim mjekësor. Jozyrtarisht, burime brenda Policisë së Kosovës thonë për Radion Evropa e Lirë se policëve në pushim mjekësor nuk u kërkohet dorëzimi i armës, pasi që mbikëqyrësit e tyre ndiejnë keqardhje.

“Ne e kuptojmë se ata po kalojnë një periudhë të vështirë dhe nuk duam të ushtrojmë presion shtesë mbi ta, duke u marrë diçka që për ta ka një vlerë të madhe emocionale dhe simbolike”, thotë një zyrtar policor.

Ai e pranon se ekziston rreziku që arma të përdoret në mënyrë të dëmshme kur gjendja shëndetësore apo psikologjike e një zyrtari përkeqësohet. Zyrtarisht, Policia e Kosovës ka thënë vetëm se Drejtoria e Shërbimeve Shëndetësorë përcjell rekomandimet mjekësore për lirimin nga përdorimi i armës dhe pajisjeve profesionale vetëm kur raportet mjekësore tregojnë se një gjë e tillë mund të jetë problematike.

“Në kushte emergjente, kur sjellja e punonjësit të policisë paraqet rrezik të lartë për vetveten apo për të tjerët, atëherë mbikëqyrësi ka të drejtë ta marrë përkohësisht pajisjen zyrtare, armën, dhe të kontaktojë sektorin e psikologjisë në kuadër të departamentit shëndetësor”, thuhet nga Policia e Kosovës.

Rregullorja për operativët e Policisë së Kosovës parasheh që arma t’i merret policëve kur ata janë të suspenduar, të arrestuar, përkohësisht të pezulluar nga puna, për shkaqe shëndetësore dhe psikike, si dhe nëse dështojnë në ricertifikim për përdorimin e armës. Në Shqipëri, rregullorja e Policisë së Shtetit përcakton që një policit i merret arma nëse ai shkel rregullat për përdorimin e saj, kur është në një proces penal, kur dyshohet se mund ta përdorë atë si mjet krimi, apo kur nuk kalon testin për përdorimin e armëve të zjarrit.

Në SHBA, ligjet ndryshojnë nga shteti në shtet. Por, në fillim të këtij viti, tre policëve në Detroit të Miçiganit u ishin marrë armët, pasi ishte vlerësuar se ata rrezikojnë ta dëmtojnë veten ose dikë tjetër me to. Në këtë rast, ata ishin akuzuar për dhunë në familje. Psikologu klinik, Besnik Peci nënvizon se arma është një mjet pune dhe duhet të mbetet e tillë vetëm për aq kohë sa zyrtari policor është në shërbim aktiv.

“Arma është pjesë e detyrës dhe e përgjegjësive zyrtare, por në momentin që shërbimi përfundon, ajo nuk mund të trajtohet si pronë personale. Ashtu siç largohet uniforma dhe detyrimet zyrtare pas përfundimit të shërbimit, edhe arma duhet të trajtohet në të njëjtën mënyrë”, përfundon ai.

Beratit, ashtu si edhe shumë kolegëve të tij, nuk i është kërkuar ta dorëzojë armën. Ai thotë se një gjë të tillë s’do ta bënte edhe po t’i kërkohej.

“Veç në spital nuk e kam pasur me vete, se gjithë e mbaj. Nuk ma ka thënë askush ta dorëzoj. Kam shumë merak në të dhe, për aq sa të jam gjallë, nuk e dorëzoj”, thotë ai.

Në Kosovë, edhe policët e pensionuar mund të kërkojnë ta mbajnë armën e tyre zyrtare edhe pas largimit nga shërbimi aktiv. Arma do t’iu lejohej nëse ata nuk kanë probleme shëndetësore që do të përbënin pengesë. Polici i pensionuar fillimisht duhet të bëjë një kërkesë, në bazë të së cilës atij i lëshohet një leje për përdorimin e armës për një periudhë të caktuar kohore.

Megjithatë, pas përfundimit të kësaj periudhe, ai është i detyruar t’u përmbahet rregullave dhe procedurave të përcaktuara me Ligjin për armët, ashtu si çdo qytetar tjetër që zotëron një armë me leje. Me Ligjin për armët, çdo person që ka së paku 21 vjet, mund të kërkojë leje për t’u pajisur me armë. Aplikuesi duhet të posedojë aftësi psiko-fizike dhe të kalojë testin teorik dhe atë praktik për përdorimin e armës. Po ashtu, duhet të ketë arsye të besueshme përse ka nevojë për armë, si dhe të kaluar të pastër kriminale.

Vetëm gjatë vitit të kaluar, 25 pjesëtarë të Policisë së Kosovës humbën jetën si pasojë e sëmundjeve të rënda. Policia e Kosovës u mundësohet pushimi mjekësor me pagë të plotë dhe rimbursim për shpenzimet për trajtime dhe terapi mjekësore që nuk mund të realizohen në sektorin publik. Në vitin 2024, Policia e Kosovës shpenzoi 183 mijë euro për mbulimin e shpenzimeve mjekësore të zyrtarëve me sëmundje të rënda./REL

policia ne kosove

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan