BOTA

A janë asetet e ngrira ruse me vlerë 176 miliardë euro arma e Evropës për të siguruar një vend në bisedimet për Ukrainën?

Piranjat Përditësimi i fundit 2 Dhjetor 2025, 08:12

A janë asetet e ngrira ruse me vlerë 176 miliardë euro arma e

Nëse ka ndonjë mënyrë sesi zyrtarët e Bashkimit Evropian mendojnë se mund të marrin pjesë në bisedimet për zgjidhjen e luftës në Ukrainë, ajo është përmes 176 miliardë eurove të aseteve të ngrira ruse, që po mbahen brenda bllokut dhe mënyrës se si ato mund të përdoren politikisht dhe ekonomikisht.

Muajin e kaluar, BE-ja u anashkalua kur Shtetet e Bashkuara e paraqitën një plan paqeje, i cili u “përpunua” më pas kur diplomatët amerikanë dhe ukrainas u takuan në Gjenevë disa ditë më vonë.

Zyrtarët evropianë, duke folur për Radion Evropa e Lirë nën kushtin e anonimatit, thonë se kanë arritur t’i heqin disa nga idetë fillestare të tekstit që lidhen drejtpërdrejt me anëtarësimin e Ukrainës në BE dhe NATO.

Por, Evropa ka një “biletë të artë” në dorë që mund t’ia sigurojë një vend në tryezën e bisedimeve: financimi për Ukrainën.

Duke u zotuar “për t’i mbuluar nevojat financiare të Ukrainës për vitet 2026 dhe 2027”, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, së fundmi u dha shteteve anëtare tri opsione për t’i siguruar rreth 140 miliardë euro për Kievin gjatë dy vjetëve të ardhshme.

Meqë Shtetet e Bashkuara po ngurrojnë të japin të holla shtesë për Ukrainën, gatishmëria e BE-së për të ndërhyrë është bërë vendimtare për Kievin, pasi pushtimi i plotë rus është aftër t’i mbushë katër vjet.

Opsioni i parë i shpjeguar nga von der Leyen në dokument është që shtetet individuale anëtare t’ia japin Ukrainës paratë.

Në opsionin e dytë, Komisioni Evropian do t’i grumbullojë fondet e nevojshme nga tregjet financiare. Por, është opsioni i tretë – një hua për dëmshpërblime duke shfrytëzuar asetet e ngrira ruse në BE – ai që është më popullori, pasi nuk do të ndikonte drejtpërdrejt në xhepat e taksapaguesve të BE-së.

Megjithatë, nuk është aq e thjeshtë.

Së pari, koha po soset dhe, Belgjika, ku shumica e këtyre aseteve janë të ngrira, ende e kundërshton këtë hap. Pastaj, janë edhe Shtetet e Bashkuara, të cilat në propozimin e tyre fillestar gjithashtu shprehën interesim për të marrë një pjesë të madhe të fondeve.

Von der Leyen i tha Parlamentit Evropian më 26 nëntor se nuk mund të “shoh asnjë skenar ku taksapaguesit evropianë do ta paguajnë të vetëm faturën” për Ukrainën dhe se ishte e gatshme të paraqiste tekstin ligjor për huan e dëmshpërblimeve.

Sigurimi i mbështetjes për një hua dëmshpërblimesh

Sipas burimeve të REL-it, Komisioni Evropian po punon tani në hiç më pak se në 11 akte ligjore lidhur me huan, dhe se kryeqytetet e BE-së janë shumë të zemëruara pasi ende nuk kanë parë hollësi konkrete se si do të funksionojë plani.

Një zyrtar i Komisionit Evropian i tha REL-it se ideja origjinale ishte të sigurohej së pari mbështetje politike për huan e dëmshpërblimeve kur udhëheqësit e BE-së të mblidhen në një samit në Bruksel më 18 dhjetor.

Hollësitë do të zgjidheshin në fillim të vitit të ardhshëm për ta mundësuar fillimin e rrjedhjes së parave drejt Kievit deri në tremujorin e dytë të vitit 2026.

Ekziston gjithashtu frika se diplomatët dhe avokatët kombëtarë mund të ngatërrohen në detaje dhe të jenë pengesë për shanset e arritjes së një marrëveshje nëse aktet ligjore prezantohen shumë herët.

Belgjika, e cila strehon kompaninë e tregjeve financiare Euroclear ku shumica e obligacioneve ruse janë të ngrira, dëshiron të shohë garanci të përshtatshme nga shtetet e tjera anëtare të BE-së pasi pret një hakmarrje ligjore nga Moska.

Marrja përsipër e kërkesave për 140 miliardë euro nga Rusia – një shumë që është një e treta e PBB-së vjetore të Belgjikës – do të ishte katastrofë për vendin.

Në një letër drejtuar von der Leyenit, të cilën e ka parë REL-i, kryeministri belg Bart De Wever përsëri shprehu shqetësimet e tij.

“Ndërsa kam të gjithë simpatinë për argumentin që taksapaguesi evropian nuk duhet të jetë i vetmi që mbulon financimin e Ukrainës, realiteti brutal ligjor është se asnjëherë në histori asetet e palëvizshme sovrane nuk janë ‘ripërdorur’ një lufte”, shkroi ai.

“Këto asete kanë qenë objekt i vendimeve gjatë zgjidhjeve pas luftës, zakonisht në kontekstin e dëmshpërblimeve të luftës nga pala humbëse”.

Megjithatë, Komisioni Evropian beson ende se një marrëveshje mund të arrihet në dhjetor nëse mjaft shtete anëtare të BE-së ofrojnë garanci ligjërisht të detyrueshme për të mbështetur huan e dëmshpërblimeve bazuar në të ardhurat e tyre kombëtare bruto (GNI).

Kjo do të thotë se vendet më të vogla – dhe më skeptike – si Hungaria dhe Sllovakia mund të zgjedhin të mos marrin pjesë pasi pjesa e tyre totale e GNI-së së BE-së është minimale.

Por, vendet e tjera më të pasura dhe më të mëdha evropiane duhet të zotohen për ta ndarë marren e kostove. Dhe, Brukseli shpreson që edhe vendet e tjera të G7-ës, që nuk janë pjesë e BE-së, të kontribuojnë gjithashtu.

“Nëse Këshilli Evropian do të thirrej për të vendosur mbi një skemë huaje për dëmshpërblime në takimin e tij të ardhshëm, kjo do të ishte e mundur vetëm në bazë të mbulimit të plotë dhe të saktë të të gjitha shqetësimeve të shprehura më sipër”, shkroi De Wever në fund të letrës së tij për Von der Leyen.

“Kjo përfshin një garanci të plotë nga shtetet e gatshme që ia mundëson Euroclearit të mbajë likuiditetin e aseteve për shumën e tyre totale”.

Por, belgët nuk janë pengesa e vetme që duhet tejkaluar.

Ekziston gjithashtu “këndi amerikan”, siç e quajnë disa zyrtarë të BE-së.

Plani fillestar amerikan 28-pikësh për paqen përmendte se “100 miliardë dollarë të aseteve të ngrira ruse do të investohen në përpjekjet e udhëhequra nga SHBA për rindërtimin dhe investimin në Ukrainë” dhe se “SHBA-ja do të marrë 50 për qind të fitimeve nga ky projekt”.

Ky formulim shqetësoi vërtet politikanët dhe diplomatët evropianë, veçanërisht pasi ata kishin parashikuar që paratë e dhëna Ukrainës në formën e një huaje për dëmshpërblime do të përdoren nga Kiev për të blerë armë të prodhuara në Evropë.

Zyrtarët e BE-së thonë se shumica e pjesëve të propozimit origjinal amerikan janë dobësuar ose janë hequr plotësisht, por ata pranojnë se çdo dokument përfundimtar mund të ndryshojë ndjeshëm dhe ata nuk kanë qasje në diskutimet e fundit mbi formulimin.

Derisa BE-ja do të donte që huaja për dëmshpërblime të ishte projekt evropian, shumica e diplomatëve e pranojnë se është thelbësore që Uashingtoni të jetë i përfshirë, dhe i kënaqur. Kjo mund të nënkuptojë të jenë të hapur ndaj idesë që Shtetet e Bashkuara të marrin një pjesë të fondeve ose, të paktën, që Ukraina t’i përdorë paratë për të blerë armë amerikane.

Megjithatë, Brukseli duhet gjithashtu të sigurohet që Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të ushtrojnë trysni mbi Hungarinë për ta pranuar vazhdimin e sanksioneve të BE-së, që përfshijnë asetet e ngrira ruse, çdo gjashtë muaj.

Në korrik, kur erdhi koha për vazhdimin e masave, Hungaria nuk kërcënoi me veto, dhe kjo ndodhi kryesisht falë trysnisë amerikane.

Brukseli shpreson që Shtetet e Bashkuara do të luajnë të njëjtin rol kur të vijë koha që sanksionet të vazhdohen përsëri në janar./REL

Artikuj te sugjeruar

BOTA 1 Dhjetor22:43

VIDEO/ Aksidenti masiv me 45 makina

Rrugët e rrëshqitshme të mbuluara me akull shkaktuan një aksident masiv me 45 automjete në Indiana të shtunën (29 nëntor...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan