10 vjet burgim Millorad Gjokoviçit për krime lufte ndaj popullsisë civile
Kryetarja e trupit gjykues, Donika Shala-Abdyli shpalli fajtor Millorad Gjokoviçin për krime lufte ndaj popullsisë civile. Ai në Gjykat&...
Kryetarja e trupit gjykues, Donika Shala-Abdyli shpalli fajtor Millorad Gjokoviçin për krime lufte ndaj popullsisë civile. Ai në Gjykat&...
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...

SHBA- Agjencive të ndihmës së Kombeve të Bashkuara u janë dërguar pyetësorë nga SHBA, duke u kërkuar atyre të deklarojnë nëse kanë besime ose përkatësi anti-amerikane. Ndër 36 pyetjet në formular, të dërguara nga Zyra e Menaxhimit dhe Buxhetit të SHBA-së (OMB) pyet nëse ata kanë ndonjë lidhje me komunizmin.
Disa nga organizatat më të mëdha humanitare në botë kanë marrë pyetësorin, duke përfshirë Agjencinë e OKB-së për Refugjatët dhe Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq. Administrata Trump ka nisur një përpjekje për uljen e kostove në të gjithë qeverinë amerikane, të udhëhequr nga miliarderi Elon Musk, dhe ka mbyllur shumë nga ndihmat e saj të jashtme.
Grupet e OKB-së kanë frikë se masa e OMB-së është një shenjë që SHBA po planifikon të braktisë punën humanitare, apo edhe vetë OKB-në, krejtësisht. SHBA-të u tërhoqën nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në ditën e parë të mandatit të dytë të Presidentit Donald Trump. Dhe këtë javë Sekretari i Shtetit Marco Rubio njoftoi se shumica dërrmuese e programeve të Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) ishin ndërprerë.
Sondazhet tregojnë se shumica e amerikanëve besojnë se vendi shpenzon tepërt për ndihmën e huaj. SHBA shpenzon një përqindje më të ulët të PBB-së së saj për ndihmë sesa vendet evropiane, por, për shkak të ekonomisë së saj të madhe, ende furnizon 40% të fondeve humanitare globale. Shumë prej agjencive të ndihmës të OKB-së, të cilëve iu dërgua formulari, marrin fonde, jo vetëm nga USAID, por drejtpërdrejt nga qeveria e SHBA.
Një pyetje shtron: ''A mund të konfirmoni se organizata juaj nuk punon me entitete të lidhura me parti komuniste, socialiste ose totalitare, ose me ndonjë parti që përkrah bindjet anti-amerikane?
Një tjetër u kërkon agjencive të konfirmojnë se nuk marrin asnjë fond nga Kina, Rusia, Kuba apo Irani, këto vende mund të mos jenë miqtë më të mirë të Uashingtonit, por, si të gjitha 193 vendet anëtare të OKB-së, ato financojnë agjencitë e mëdha humanitare.
Pyetje të tjera u kërkojnë agjencive të ndihmës që të sigurohen që asnjë projekt të mos përfshijë ndonjë element të DEI-së (diversitet, barazi dhe përfshirje) ose ndonjë gjë që lidhet me ndryshimet klimatike.
Kjo mund të jetë e vështirë për agjencitë si Unicef, e cila mbështet aksesin e barabartë në arsim për vajzat, ose Programi Botëror i Ushqimit, i cili përpiqet të parandalojë urinë duke mbështetur komunitetet e prekura nga thatësira për të kaluar në kultura më elastike ndaj klimës.
Profesor Karl Blanchet, i Qendrës për Studime Humanitare të Universitetit të Gjenevës, beson se agjencitë e ndihmës po krijohen për të dështuar: Vendimi është marrë tashmë. Ka shumë të ngjarë që SHBA do të ndalojë përfshirjen e saj në çdo sistem të OKB-së. Është multilateralizmi kundrejt Amerikës së pari, këto janë dy skajet e një spektri.
Agjencitë e ndihmës që punojnë në operacione komplekse humanitare janë më të hapura.
"Është njësoj si të pyesin 'a ke ndalur së rrahuri fëmijën tënd, po apo jo?", tha një punonjës i ndihmave i frustruar.
OKB për të Drejtat e Njeriut tashmë ka zgjedhur të mos e plotësojë formularin.
“Duke pasur parasysh se ato ishin kryesisht pyetje po/jo me hapësirë shumë të kufizuar për shtjellim, dhe se disa nga pyetjet nuk ishin të zbatueshme për OKB-në, ne nuk ishim në gjendje t'u përgjigjenim drejtpërdrejt pyetësorëve në internet. Në vend të kësaj, ne dhamë përgjigje me email me shpjegime për ato pyetje ku mund të jepnim një përgjigje," tha një zëdhënës për BBC.
Disa nga pyetjet pasqyrojnë gjithashtu interesat ekonomike të administratës së Presidentit Trump. Ekziston një pyetje në lidhje me projektet që mund të ndikojnë në përpjekjet për të forcuar zinxhirët e furnizimit në SHBA ose për të siguruar minerale të rralla të tokës.
SHBA- Themeluesi i SpaceX, Elon Musk ka thënë se raketa e tij Starship do të shkojë në Mars deri në fund të vitit të a...
IRAN- Irani po përpiqet t'i detyrojë gratë të veshin hixhabin në çdo mënyrë. Kombet e Bashkuara ankohen se...
GREQIA- Qeveria greke ka përfunduar sot ceremoninë e betimit të anëtarëve të rinj. Kjo ngjarje u zhvillua në Pallatin ...
SERBI- Tre persona u plagosën në Beograd ditën e sotme kur një makinë u përplas me një turmë protestuesish që po ...
KROACIA- Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç është shtruar në Qendrën Spitalore Klinike të Zagrebit të pr...
SHKODRA- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Shkodër nga ku raportohet se një 19-vjeçare ka plagosur ...
SERBIA- Një protestë e madhe anti-qeveritare zhvillohet sot në Beograd, ndërsa autoritetet po përpiqen ta pengojnë në ...
SHBA- Miq dhe të afërm të Gene Hackman dhe gruas së tij Betsy Arakawa në rrëfimet e tyre për mediat kanë nxjerrë ...
SERBIA- Mijëra qytetarë dolën në rrugët e Beogradit mbrëmjen e së premtes për t’i mirëpritur studentët...
GJERMANIA- Partitë konservatore CDU/CSU të fituesit të zgjedhjeve parlamentare në Gjermani Friedrich Merz dhe&nbs...