BOTA

A mund të dëbohen migrantët në vendin ku kanë hyrë në BE?

I.A Përditësimi i fundit 26 Prill 2025, 21:29

A mund të dëbohen migrantët në vendin ku kanë hyrë

GJERMANI- Vendet që nuk janë në kufirin e Bashkimit Evropian, si Gjermania, kanë probleme të mëdha me të ashtuquajturin migrim "dytësor". Po si është puna me migrantët që kanë aplikuar për azil në vendin e parë ku kanë hyrë në BE – pra zakonisht në Greqi Itali dhe Spanjë, dhe më pas kanë shkuar në një vend më të pasur të BE-së, si Gjermania, dhe kanë aplikuan sërish për azil atje?

Sipas marrëveshjes së Dublinit, gjithçka është e qartë këtu - megjithëse vendet e jugut të BE-së janë jashtëzakonisht të pakënaqura: vendi i parë i hyrjes është përgjegjës dhe ata mund të deportohen atje derisa të vendoset lidhur me kërkesën e tyre për azil.

Megjithatë, situata në kampet e refugjatëve, veçanërisht në Greqi, është e njohur. Gjykatae Lartë Administrative në Münster vendosi në janar 2021: jo, shërbimeve gjermane u ndalohet të deportojnë emigrantë të veçantë që janë ankuar në gjykatë sepse kërcënohen edhe nga mungesa e nevojave elementare njerëzore si shtrati, ushqimet dhe mundësia për higjienë personale në kampe në Greqi. Kjo kërcënon të drejtat e tyre themelore si nga Karta e Bashkimit Evropian ashtu edhe nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Një ankesë shkruhej në mënyrë rutinore

Por gjendja ka shkaktuar debate të shumta në Gjermani. Në dhjetor 2022, Gjykata e Lartë Administrative e landit Saarland nxori një vendim që zgjeronte madje të drejtën e qëndrimit të migrantëve në Gjermani. Sipas këtij vendimi, migrantët nuk do të mund të fitojnë jetesën në Greqi, që do të thotë se mund të qëndrojnë në Gjermani.

Autoritetet gjermane u gjendën kështu mes dy zjarreve: e djathta politike i akuzoi për "mosrespektim të Dublinit" dhe kërkon dëbimin e migrantëve nga Gjermania në vendin e parë të hyrjes. Nga ana tjetër, kishte vendime gjyqësore sipas të cilave migrantët kundërshtonin vendimet dhe dëbimet.

Jurisprudenca filloi të ndryshojë në gusht të vitit të kaluar përpara Gjykatës Administrative të Kasselit, e cila vlerësoi se refugjatët "të shëndetshëm dhe të aftë" në Greqi nuk po përballen me ndonjë trajtim çnjerëzor. U kërkua që për këtë çështje të vendosë edhe Gjykata Administrative Federale më të lartë në Leipzig, por pa sukses.

Gjykim pragmatik në Leipzig

Pikërisht kjo gjykatë këtë të mërkurë (16.04.) ka nxjerrë një vendim për rastin e ankesës së një 34-vjeçari pa shtetësi nga Gaza dhe një shtetasi somalez 32-vjeçar. Të dy erdhën në BE në Greqi nga Turqia në vitin 2017 dhe 2018, ku iu dha statusi i refugjatit. Megjithatë, të dy vazhduan për në Gjermani, ku aplikuan për azil. Sipas marrëveshjes së Dublinit, autoriteti kompetent - Zyra Federale për Migrim dhe Refugjatë (BAMF), dëshironte t'i kthente ata në Greqi, dhe çështja tani ka ardhur në gjykatën në Lajpcig.

Vendimi ishte pragmatik: këta burra të rinj, të shëndetshëm, të aftë për punë mund të deportohen në Greqi. Atje ata nuk do të kërcënohen me "kushte degraduese apo çnjerëzore të jetesës”, as nuk do të kërcënohen me shkelje të të drejtave themelore të njeriut, thotë gjyqtari i Gjykatësmë të lartë administrative të vendit.

Edhe pse tingëllon logjike, ende ka disa dyshime për këtë vendim. Kush do të vendosë nëse një person është "i ri, i shëndetshëm dhe i aftë për të punuar"? Pse vetëm meshkujt? Kjo ndoshta mund të trajtohet edhe nga Gjykata Kushtetuese, por kjo nuk do të vonojë zbatimin e vendimit për dëbimin në vendin e parë të hyrjes në BE.

Evropa ka nevojë për reforma në këtë çështje

Por e gjithë marrëveshja e Dublinit ka nevojë për reforma rrënjësore. Fillimisht, vendet e Evropës Jugore ishin jashtëzakonisht të pakënaqura me të, por ministri i Brendshëm në mandatin e fundit të Angela Merkelit, Seehofer, kërkoi mbikëqyrje të të gjithë udhëtarëve nga Greqia për të parandaluar këtë migrim "dytësor".

Por Athina pretendon se këta persona specifikë kishin edhe dokumente të vlefshme identiteti dhe se Greqia nuk mund t'i pengonte ata të vazhdonin udhëtimin e tyre në një vend tjetër të BE-së.

Kjo u diskutua edhe gjatë vizitës së kancelarit Scholz në Greqi në vitin 2023, ku ai avokoi për një zgjidhje "dypalëshe" dhe "evropiane" të problemit të migracionit, por konsensusi në BE për këtë çështje është shumë larg./DW

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan