Inteligjenca artificiale mund të vijë një ditë kur do ta fuqizojë ndjeshëm aftësinë njohëse të njeriut, duke sjellë përparime të mëdha në shkencë, teknologji dhe fusha të tjera. Por, sipas një studimi të ri akademik, ajo mund të na bëjë edhe më pak të mprehtë mendërisht.
Kjo ndodh sepse të ashtuquajturat modele të mëdha gjuhësore (LLM), që fuqizojnë aplikacionet e inteligjencës artificiale, zakonisht prodhojnë informacione që janë të parashikueshme dhe përfaqësojnë zgjedhjen më të zakonshme të shumicës së njerëzve.
Si rezultat, kompleksiteti i jetës reduktohet në ide të përgjithshme dhe të zbehta.
"LLM-të parashikojnë fjalën ose ngjarjen që ka më shumë gjasa të vijë më pas, dhe sipas përkufizimit kjo është mesatarja," tha për CBS News profesorja e Sandra Matz nga Columbia Business School, autore e studimit.
"Nëse i kërkon një rekomandim për një film apo çfarë ngjyre të lyesh muret e shtëpisë, AI të jep përgjigjen që ka më shumë gjasa të zgjedhë shumica. Ajo i homogjenizon vendimet dhe në fund të gjithë marrim të njëjtin rezultat."
Për të arritur në këto përfundime, Matz dhe bashkautorët e saj analizuan më shumë se 110 mijë vendime reale të marra nga 1.000 persona dhe i krahasuan ato me zgjedhjet e bëra nga agjentë të inteligjencës artificiale, si të përgjithshëm ashtu edhe të personalizuar.
Ata përdorën gjithashtu të dhëna nga projekti myPersonality në Facebook, i cili realizonte teste personaliteti me përdorues që kishin pranuar të ndanin profilet e tyre për qëllime kërkimore.
"AI nuk e pëlqen rrezikun"
Sipas Matz, kur njerëzit mbështeten te inteligjenca artificiale për të marrë vendime – për shembull, ku të kalojnë pushimet apo çfarë këpucësh të blejnë për ecje – ata priren të orientohen drejt zgjedhjeve më të zakonshme dhe larg preferencave më të veçanta apo më origjinale.
Ajo shpjegon se, në praktikë, AI kufizon atë që përdoruesit eksplorojnë, si në tema të ndryshme ashtu edhe në prirjet e tyre psikologjike. Sipas saj, "LLM-të luajnë gjithmonë në mënyrë të sigurt brenda preferencave të përdoruesit."
Me fjalë të tjera, edhe nëse një agjent i inteligjencës artificiale e di se përdoruesi herë pas here bën zgjedhje të pazakonta – për shembull, për darkën – ai sërish e shtyn atë drejt alternativave më konvencionale, duke ngushtuar gamën e mundësive që eksploron.
"AI nuk e pëlqen rrezikun, sepse kështu e kemi trajnuar," tha Matz.
"Ajo dëshiron të të mbajë në platformë, ndaj të shfaq atë që tashmë e pëlqen dhe jo gjëra që janë jashtë zonës së zakonshme të interesave të tua."
Sipas saj, aplikacionet e inteligjencës artificiale nuk janë të detyruara të funksionojnë në këtë mënyrë, por kështu janë programuar aktualisht.
Për të shmangur varfërimin e përvojës njerëzore dhe uljen e larmisë së ideve, Matz u bën thirrje zhvilluesve të teknologjisë që të krijojnë një "modalitet eksplorimi" (exploration mode), i cili do t'u ofronte përdoruesve rekomandime më të papritura, më pak konvencionale dhe më të larmishme.
Kjo, sipas saj, do të ndihmonte që njerëzit të mos bëhen më pak interesantë dhe kultura të mos reduktohet në një grup të vetëm preferencash./Përktheu Piranjat News
Artikuj te sugjeruar
BOTA
2 Korrik12:11
A është mania për salcën Ranch gjatë Kupës së Botës e vërtetë, apo thjesht një bujë mediatike?
Salca amerikane Ranch, e njohur për shijen e saj kremoze dhe aromën e bimëve, është kthyer në një nga temat më të k...
BOTA
2 Korrik12:07
Çudia me çmimet e vezëve në SHBA, zbulohet skema e dyshuar e manipulimit
Departamenti Amerikan i Drejtësisë dhe disa shtete kanë arritur një marrëveshje paraprake me tre nga prodhuesit më të më...
Piranjat News
BOTA
2 Korrik09:14
Kjo është rruga më e shtrenjtë në botë
Arteria e re bregdetare e Ishullit të Reunionit, Nouvelle Route du Littoral, nuk është thjesht një autostradë. Është n...
BOTA
2 Korrik08:50
Putin mbledh Këshillin e Sigurimit me dyer të mbyllura! Diskutohen “zarfet e kuq” tepër sekret dhe…
Presidenti rus Vladimir Putin ka thirrur të mërkurën anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit në...
BOTA
2 Korrik08:43
Studimi i fundit: Foshnjat nuk duhet të përdorin fare ekranet digjitale në dy vitet e para
Përdorimi i ekraneve gjatë dy viteve të para të jetës shoqërohet me ndikime afatgjata në shëndet dhe cilësi t&eum...
BOTA
1 Korrik23:53
Gjermania ngre aktakuzë kundër ukrainasit për shpërthimin në gazsjellësin nën Detin Baltik
Prokurorët gjermanë kanë ngritur akuza kundër një shtetasi ukrainas për shpërthimin në gazsjellësin “Nord Str...
BOTA
1 Korrik23:32
Vance: Nuk i kthehemi luftës, veç nëse është e domosdoshme
Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance ka deklaruar se bisedimet teknike të së mërkurës mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit n&...
BOTA
1 Korrik21:59
Një frazë e vetme e Khameneit tronditi Iranin
Një shkrim i The Telegraph thotë se një deklaratë e paqartë e liderit suprem të Iranit, Ali Khamenei, ka shkaktuar tensione të...
BOTA
1 Korrik21:03
FOTO- "Varr" në akull/ Zbulohet pas 30 vitesh misteri i alpinistit "Çizmet e Gjelbra" në Everest
Identiteti misterioz i alpinistit të panjohur të malit Everest, i njohur si “Çizmet e Gjelbra”, është zbuluar më n...
BOTA
1 Korrik20:40
Rëndohet bilanci i viktimave nga temperaturat e larta/ 5 viktima në Itali në 24 orët e fundit
Vala ekstreme e të nxehtit që ka përfshirë Evropën po vijon të marrë jetë njerëzish, ndërsa Italia, Spanja dhe...