
Departamenti i Arsimit ka njoftuar se po ul përkohësisht normat e interesit për disa huamarrës të kredive studentore federale, një masë që synon të lehtësojë kostot e shlyerjes së kredive në një kohë kur vonesat në pagesa kanë arritur nivelin më të lartë të gjashtë viteve të fundit.
Ulja – një reduktim i përkohshëm prej 1 pikë përqindjeje në koston e huamarrjes – vjen në një moment kur 10.3% e kredive studentore rezultuan me pagesa të vonuara gjatë tremujorit të parë të vitit. Kjo përfaqëson përqindjen më të lartë në gjashtë vjet dhe një rritje njëzetfish krahasuar me mesin e vitit 2024, sipas të dhënave të Bankës Federale të Rezervës së Nju Jorkut.
Nënsekretari i Arsimit, Nicholas Kent, tha se ky ndryshim është një mënyrë për ta bërë “shlyerjen e kredive studentore më të lehtë se kurrë më parë” dhe për të përmirësuar “shëndetin e përgjithshëm të portofolit federal të kredive studentore”.
Portofoli federal i kredive studentore është rritur në pothuajse 1.7 trilion dollarë, ndërsa miliona huamarrës po hasin vështirësi për të mbajtur ritmin e pagesave.
Megjithatë, ky ndryshim nuk zbatohet për të gjithë huamarrësit dhe ata që duan të përfitojnë nga ulja duhet të plotësojnë disa kritere kualifikimi. Në të njëjtën kohë, administrata e Donald Trump po reformon sistemin e kredive studentore duke filluar nga 1 korriku, me kufizime të reja mbi shumat që amerikanët mund të marrin hua dhe mbi opsionet e shlyerjes.
Kush ka të drejtë të përfitojë nga ulja e normës së interesit?
Ndryshimi do të prekë vetëm një pjesë të huamarrësve: ata që kanë kredi federale Direct Loans të lëshuara pas 1 korrikut 2012 dhe që janë të regjistruar në pagesat automatike (autopay) ose regjistrohen tani.
Shumë huamarrës nuk do të përfitojnë menjëherë. Për t’u kualifikuar, ata duhet të ndërmarrin disa hapa, përfshirë regjistrimin në autopay dhe, në disa raste, konsolidimin e kredive të tyre.
Aktualisht, vetëm 40% e huamarrësve përdorin pagesat automatike. Departamenti shpreson që ky përqindje të rritet falë stimulit të ri të uljes së interesit.
Pothuajse 9 milionë huamarrës janë në mospagim (default), që do të thotë se kanë humbur pagesat për të paktën nëntë muaj. Për t’u bërë të pranueshëm për uljen e interesit, ata duhet së pari të rikthehen në status të rregullt, zakonisht duke konsoliduar kreditë e tyre dhe më pas duke aplikuar për një plan të ri shlyerjeje.
Çfarë ndodh nëse tashmë përdorni autopay?
Për huamarrësit që tashmë janë të regjistruar në autopay, kursimi do të jetë më i vogël.
Ata aktualisht përfitojnë një ulje të normës së interesit prej 0.25%, kështu që ulja e re do të shtojë vetëm 0.75% të tjera.
Kur përfundon kjo ulje e normës së interesit?
Për të gjithë huamarrësit që kualifikohen, ulja e normës së interesit është e përkohshme dhe do të zgjasë deri më 30 qershor 2028./Përktheu Piranjat News
Artikuj te sugjeruar
BOTA
22 Qershor11:23
Historia tragjike e avokatit që u hodh mbi dritare për të provuar se ishte e pathyeshme
Disa vdekje duken si legjenda moderne, si parabola që nuk i kemi kërkuar, por që vazhdojmë t’i tregojmë. Vdekja e Garry Hoy &eu...
BOTA
22 Qershor10:42
Kryeministri i Britanisë Keir Starmer jep dorëheqjen
Kryeministri i Britanisë Keir Starmer jep dorëheqjen nga posti i kryeministrit si dhe nga drejtimi i Partisë Laburiste....
BOTA
22 Qershor10:40
Japonia pesëfishon tarifat e vizave për të huajt/ Ndryshimi i parë që nga viti 1978
Japonia ka zbatuar një rritje pesëfish të tarifave të vizave për të gjithë të huajt, duke shënuar rritjen e par&e...
BOTA
22 Qershor10:27
Tragjedi në New York! U rrëzua gjatë koncertit, humb jetën 51-vjeçari
Një burrë 51-vjeçar ka humbur jetën pasi ra nga një lartësi e konsiderueshme gjatë një koncerti në Madison Squa...
BOTA
22 Qershor10:11
Tërmet politik në Britani! Starmer në prag të largimit mes rebelimit të brendshëm në parti
Kryeministri britanik Keir Starmer thuhet se është pranë shpalljes së planit të tij për t’u larguar nga Downing Street, me...
BOTA
22 Qershor08:40
Rritet sërish çmimi i naftës, shkon në mbi 81 dollarë për fuçi
Çmimet e naftës kanë shënuar rritje në hapjen e tregjeve aziatike, mes shqetësimeve në rritje për situatën n&eu...
BOTA
22 Qershor08:30
Mbyllen shkollat dhe anulohen fluturimet! Evropa po “digjet” nga anticikloni afrikan, rriten temperaturat
Një valë e fortë të nxehti ka përfshirë pjesën më të madhe të Evropës, me temperatura që në s...
BOTA
21 Qershor23:47
Trump fajëson Iranin për tensionet në Liban, kërcënon me bombardime
Presidenti i SHBA Donald Trump, ka lëshuar një paralajmërim të ri të ashpër ndaj Iranit, duke i kërkuar Teheranit t&eu...