Facebook, Instagram dhe Messenger jashtë funksionit për shumë përdorues/ Raportohen probleme në disa vende
Përdoruesit e platformave Facebook, Instagram dhe Messenger kanë raportuar probleme me funksionimin e tyre pasditen e së mërkurës, 22...
Përdoruesit e platformave Facebook, Instagram dhe Messenger kanë raportuar probleme me funksionimin e tyre pasditen e së mërkurës, 22...
Teksa vendi ynë prej 53 ditësh po përballet me protesta masive, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, mesazhi i arkitekti i...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një dalje për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, ka sulmuar qeverin&eu...
Policia e Shtetit bën të ditur se në pranga ka rënë Sabri Sopoti, 60 vjeç, i cili ishte dënuar nga Gjykata e Dibrës ...
Spanja po përballet me një nga zjarret më të mëdha dhe më të vështira të viteve të fundit. Mbi 600 zjarrfik&...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet për një tjetër grup të ...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në afërsi të ishujve të Ksamilit, ku është gjetur i pajetë n...
Sami Sheen, vajza e aktorit të njohur Charlie Sheen dhe aktores Denise Richards, ka reaguar publikisht ndaj pretendimeve se jeta e saj luksoze financohet...
Çdo gjë që ndodh rreth e qark nesh, drejtëpërdrejtë nga kryeqyteti. Revista ditore e ndodhive brenda dhe jashtë vendit vj...
Stuhia e fuqishme që ka përfshirë zonën bregdetare të Sarandës ka shkaktuar probleme për disa mjete lundruese, duke detyrua...

Afganistani dhe Pakistani kanë arritur marrëveshje për një armëpushim të përkohshëm të mërkurën pasdite, pas bombardimeve vdekjeprurëse dhe luftimeve tokësore që ngjallën frikë për një luftë të përgjithshme midis dy vendeve fqinje. Pakistani kreu sulme ajrore në provincën jugore të Afganistanit, Kandahar, duke shkaktuar viktima të shumta, thanë banorët vendës për Radion Azadi të Radios Evropa e Lirë (REL).
Sipas banorëve të Kabulit, të cilët folën për Radion Azadi, shpërthime janë dëgjuar edhe në kryeqytetin afgan. Pamje të paverifikuara në rrjetet sociale shfaqin re tymi që ngrihen në qiell mbi Kabul. Nuk është ende e qartë se çfarë i ka shkaktuar shpërthimet. Luftimet tokësore shpërthyen gjithashtu përgjatë kufirit 2.600 kilometra të gjatë midis dy vendeve, duke lënë disa të vdekur nga të dyja palët.
Në një deklaratë më 15 tetor, Ministria e Jashtme e Pakistanit tha se palët kanë arritur pajtueshmëri për një “armëpushim të përkohshëm për 48 orët e ardhshme”, duke filluar nga ora 6:00 e pasdites me orën lokale të Pakistanit.
Dhuna shpërtheu pas luftimet të ashpra mes luftëtarëve talibanë dhe forcave të sigurisë së Pakistanit më 11 dhe 12 tetor, duke lënë dhjetëra të vdekur dhe duke shkaktuar mbylljen e pikëkalimeve kryesore kufitare. Këto ishin përleshjet më vdekjeprurëse ndonjëherë mes këtyre dy palëve. Përplasjet kufitare ndodhën vetëm disa ditë pasi Pakistani kreu sulme me dronë në qendër të Kabulit, si dhe sulme ajrore në lindje të Afganistanit.
Dhuna ka nxitur frikën e një konflikti të plotë mes Pakistanit dhe talibanëve afganë, aleatëve të moçëm por tani të përçarë. Islamabadi i akuzon talibanët afganë se po strehojnë grupin ekstremist Tehrik-e-Taliban Pakistan (TTP), i cili po zhvillon një kryengritje gjithnjë e më vdekjeprurëse kundër Pakistanit.
Talibanët afganë, të cilët morën pushtetin në vitin 2021, e mohojnë këtë akuzë.
Civilë nga të dy anët e kufirit thanë se përleshjet e fundit i kanë detyruar disa prej tyre t’i braktisin shtëpitë nga frika e një lufte më të gjerë.
“Shumë njerëz në të dy anët e kufirit kanë lënë shtëpitë dhe janë larguar drejt zonave më të sigurta, nga frika se luftimet mund të përhapen”, tha për Radion Mashaal të REL-it Muhammad Naeem, një gazetar vendës në qytetin kufitar Çaman.
Banorët e Spin Boldakut, një distrikt në provincën afgane të Kandaharit që kufizohet me Çamanin, thanë se helikopterët ushtarakë pakistanezë bombarduan një treg.
“U goditën makina dhe shtëpi civile”, tha një banor, që foli në kushte anonimiteti. “Shumë civilë u vranë dhe u plagosën”.
Qeveria talibane në Kabul tha se 12 civilë u vranë në sulmin në Spin Boldak.
Valët e fundit të dhunës kanë çuar në mbylljen e pikave kufitare, duke ndikuar në bizneset vendëse dhe në lëvizjen e njerëzve.
“Mbylljet e kufirit çojnë në rritje çmimesh dhe ndikojnë në jetën e njerëzve”, tha një banor i Kabulit, që gjithashtu nuk dëshironte të identifikohej. “Shpresoj që lufta të përfundojë”.
Islamabadi i ka mbështetur talibanët që nga shfaqja e grupit në vitet ‘90, dhe thuhet se e ka vazhduar këtë mbështetje gjatë dy dekadave të kryengritjes së tyre kundër qeverisë afgane të mbështetur nga SHBA-ja. Ekspertët thonë se qëllimi i Pakistanit ishte vendosja e një qeverie miqësore në Kabul që do të avanconte interesat e tij, një strategji që tani duket se i është kthyer kundër. Luftëtarët talibanë dhe ushtarët pakistanezë janë përplasur herë pas here përgjatë kufirit 2.600 kilometra që nga viti 2021.
Por, ashpërsia e dhunës së fundit dhe retorika shpërthyese konsiderohen si një përshkallëzim i madh./REL
Karabinierët gjetën dyqind kilogramë kokainë në apartamentin e tij në Tor Vergata, Romë, një sasi që do të k...
Në një intervistë të dhënë për Corriere Della Sera, Bilal Ajarmeh, një nga 250 palestinezët e dënuar me...
Dimri po afron dhe Rusia po godet kryesisht infrastrukturën energjetike të Ukrainës. Çfarë i duhet Ukrainës për t'u b&eum...
Autoritetet në Serbi kanë konstatuar se në kampin për stërvitje luftarake-taktike të shtetasve moldavianë dhe rumunë n...
Irani ekzekutoi sot tre persona të dënuar për grabitje të armatosur, sipas një raportimi nga agjencia e lajmeve e sistemit gjyqë...
Një grua 29-vjeçare italiane e identifikuar si Pamela Genini, u vra në shtëpinë e saj në Milano nga një 52-vjeçar, G...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth tha se SHBA-të presin që aleatët e NATO-s të blejnë dhe dhurojnë "edhe më shum&e...
Izraeli thotë se trupi i dorëzuar nga Hamasi nuk përputhet me asnjë nga pengjet. Ushtria izraelite ka thënë se trupi i katërt...
Sipas njoftimeve të medias brenda grupit parlamentar socialdemokrat kishte pasur rezistencë lidhur me ndryshimet në modelin e planifikuar ...
Ministria Kineze e Tregtisë njoftoi në Pekin se Republika Popullore do të mbajë qëndrimin e saj në "luftën tregtare dhe tar...