BOTA

Aktivistët thonë se është riaktivizuar baza sekrete e nëndetëseve të Krimesë të epokës sovjetike

n.f Përditësimi i fundit 2 Mars 2025, 18:39
Aktivistët thonë se është riaktivizuar baza sekrete e
FOTO

KRIME- Në një video të postuar në Telegram në fillim të shkurtit, dy barriera lundruese janë parë në hyrje të portit natyror në Balaklava në Krimenë e kontrolluar nga Rusia. Aktivistët proukrainas pretendojnë se barrierat, të cilat mund të mbyllin portin për dronët detarë, janë provat më të fundit që një bazë e madhe e nëndetëseve, e njohur dikur si Object 825 GTS, po kthehet në shërbim.

"Pushtuesit [rusë] po përdorin përsëri një bazë nëtokësore të vjetër nëndetësesh, e cila më parë funksiononte si muze, për qëllime ushtarake", postoi së fundi në Telegram grupi gueril i Krimesë Tatar Atesh.

Grupi beson se barrierat kundër dronëve tregojnë se baza e nëndetëseve po përdoret për qëllime ushtarake pasi nuk ekzistojnë objekte të tjera të ndjeshme aktualisht në këtë gji. Porti Balaklava u çmilitarizua nga Ukraina në vitin 2008, dhe më pas duke filluar nga viti 2016, derisa ishte nën kontrollin rus, atje u ndërtuan obejkte për ankorimin e jahteve.

Baza e nëndetëseve Balaklava u përfundua në vitin 1961 kur Krimea ishte qendër kryesore e flotës detare sovjetike. Peizazhi unik i Balaklavës i lejoi planifikuesit sovjetikë të bënin tunele rreth 600 metra drejt detit, përmes një mali mjaft të madh për t'i mbrojtur njerëzit dhe anijet brenda nga një goditje e drejtpërdrejtë bërthamore.

Objekti sekret përmbante strehimore për deri nëntë nëndetëse dhe ekuipazhet e tyre, si dhe një dok të thatë ku mund të riparoheshin anijet, si dhe dhoma ku mund të ruheshin dhe përgatiteshin për vendosje armët bërthamore.

Fshehtësia rreth bazës sovjetike bëri që porti i Balaklavës të shndërrohej në një zonë "të mbyllur", në të cilën mund të hyje vetëm me leje të veçantë. Gjatë Luftës së Ftohtë, nëndetëset hynin dhe dilnin nga baza nëntokësore vetëm pasi binte errësira.

Pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, baza ra nën kontrollin e Ukrainës, por mbeti e pambrojtur. Një vizitor në vitin 1994 kujtoi hyrjen në vendin dikur sekret që dukej sikur "ishte braktisur si rezultat i ndonjë katastrofe të papritur", duke shtuar se "në mënyrë të pavullnetshme, të vjen në mendje Çernobili".

Pjesa e brendshme e saj, konsiderueshëm u prish nga hajdutët gjatë viteve 1990 përpara se Ukraina ta rihapte objektin si muze më 2003. Pas aneksimit të Gadishullit të Krimesë nga Rusia në vitin 2014, baza ra nën kontrollin rus, por vazhdoi të funksionojë si muze.

Raportet e fundit se baza po riaktivizohet për përdorim ushtarak është vetëm një pretendim ndër të tillët. Në tetor të vitit 2022, ushtria ukrainase vuri në dukje një ndërtim që po ndodhte pranë një hyrjeje në bazën e nëndetëseve si dëshmi se po kthehej për përdorim ushtarak. Muzeu, megjithatë, duket se mbetet i hapur për publikun.

John C. K. Daly, një ekspert i mbrojtjes për Fondacionin Jamestown i tha Radios Evropa e Lirë foli lidhur me atë nëse objekti që aktualisht po përdoret nga Marina Ruse, do të ishte për anije dhe jo për nëndetëse.

"Duke pasur parasysh kufizimet e madhësisë së nëndetëseve të klasës Kilo të Flotës së Detit të Zi (rrezja e tyre është shumë e gjerë për konfigurimin aktual të Balaklavas), përdorimi i saj aktualisht përpara rinovimit do të ishte domosdo për anijet sipërfaqësore".

Me portet detare ruse të shënjestruara nga dronët detarë të Ukrainës, që evoluojnë me shpejtësi, është e mundur që anijet detare ruse të strehohen në pjesë të bazës, duke përfshirë anijet e ankoruara më parë në bazën detare pranë Sevastopolit, e cila është goditur në mënyrë të përsëritur nga dronët e detit dhe raketat ukrainase.

Daly thotë se zhvillimi i shpejtë i teknologjisë së dronëve detarë nga Ukraina, ka qenë "një nga zhvillimet më të papritura dhe më domethënëse" të pushtimit rus./REL

baza sekrete e nendetesve te krimese

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë