Nga Londra në Madrid, Vjenë, Stockholm e Hagë/ Vala e protestave për Zvërnecin prek qytete të tjera europiane
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
MAQEDONIA E VERIUT- Partitë e Frontit Evropian, që udhëhiqen nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), e miratuan të dielën në Tetovë, siç e quajtën ata, një deklaratë kundër “qeverisjes monoetnike” në Maqedoninë e Veriut. Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, tha se shumica e re parlamentare mes partisë fituese të zgjedhjeve, VMRO DPMNE, dhe koalicionit VLEN, i cili përbëhet nga katër parti shqiptare, “nuk përfaqëson legjitimitetin” e shqiptarëve nga zgjedhjet parlamentare të 8 majit.
VMRO DPMNE-ja dhe koalicioni VLEN pritet ta formojnë Qeverinë e re maqedonase në javët në vijim. Në zgjedhjet e majit, Fronti Evropian - në përbërjen e të cilit janë edhe katër parti të entiteteve tjera i fitoi 18 deputetë, katër më shumë se VLEN. Ahmeti pretendon se në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut gara zhvillohet ndërmjet partive të dy grupeve më të mëdha etnike dhe se fituesit e zgjedhjeve te komuniteti maqedonas dhe ai shqiptar duhet t'i formojnë institucionet e reja.
”Konstatojmë patjetërsueshmërinë e zbatimit të demokracisë konsensuale në përputhje me frymën e Marrëveshjes së Ohrit dhe Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut... Partnerët e koalicionit qeverisës duhet të përcaktohen nga vullneti politik i dy komuniteteve më të mëdha në vend, shqiptarëve dhe maqedonasve, si dhe përfaqësuesve legjitimë të komuniteteve të tjera të shprehur në zgjedhje të lira, fer dhe demokratike. Kjo është e drejtë zakonore e zbatuar në vendin tonë, që mundëson legjitimitet, demokraci funksionale, kohezion shoqëror, konsensualitet dhe përfaqësim të drejtë në vendimmarrje”, ka tha Ahmeti duke e lexuar deklaratën e miratuar nga partitë e Frontit Evropian.
Por VLEN thotë se BDI-ja nuk mund të pretendojë në legjitimitetin e votës shqiptare, pasi pjesë e Frontit Evropian ishin edhe katër parti të entiteteve tjera në Maqedoninë e Veriut që fituan vota në emër të koalicionit në zgjedhjet parlamentare.
“Mosrespektimi i legjitimitetit mundëson etablimin e hegjemonisë etnike dhe paraqet poshtërim ndaj shqiptarëve, turqve, romëve, boshnjakëve dhe të tjerëve. Ky majorizim monoetnik shkel mbi legjimitetin e komuniteteve të tjera etnike, rëndon bashkëjetesën, demokracinë dhe nuk duhet të lejohet nga të gjithë ne bashkërisht”, ka thënë Ahmeti.
Ai ka thënë se me mosrespektimin e “legjitimitetit të votës nënkupton kthim prapa, zhbërje të të arriturave të deritanishme të përbashkëta” andaj bëri thirrje që kjo të mos ndodhë pasi siç tha “të gjithë bashkë kemi përgjegjësi për paqen, sigurinë, stabilitetin e vendit dhe rajonit tonë”.
Kryetari i BDI-së tha se deklarata e nënshkruar të dielën nga Fronti Evropian “do t’i dërgohet qendrave ndërkombëtare të vendosjes, Bruksel, Uashington, Londër, Paris, vendeve të rajonit, me qëllim të rritet vëmendja se në çfarë drejtimi po rrezikohet Marrëveshja e Ohrit e arritur me sakrificë dhe me gjak në Maqedoninë e Veriut”.
Në Maqedoninë e Veriut deri në vitin 2017 ka pasur një rregull të pashkruar, që qeveritë të formohen nga partitë fituese shqiptare dhe maqedonase, pavarësisht orientimeve të tyre programore. Bashkimi Demokratik për Integrim, si fituese e zgjedhjeve te shqiptarët ka qenë pjesë e Qeverisë, si me LSDM-në, ashtu edhe me VMRO DPMNE-në, që fitonin zgjedhjet tek elektorati maqedonas. Ky rregull ka vazhduar deri në vitin 2017, kur Qeveria u formua nga LSDM-ja edhe pse i kishte humbur zgjedhjet tek elektorati maqedonas. Ajo arriti të formojë shumicën parlamentare me votat e partive shqiptare dhe më pas formoi edhe Qeverinë duke larguar nga pushteti VMRO DPMNE-që drejtohej nga Nikolla Gruevski asokohe. Pas kësaj, VMRO DPMNE-ja disa herë ka bërë të ditur se rregulli “fituesi me fituesin” më nuk do të vlejë./ REL
dy ministrat IZRAEL- Dy ministra izraelitë të ekstremit të djathtë kanë kërcënuar se do të largohen dhe do të ...
Balona AZIA- Koreja e Veriut dërgoi rreth 600 balona që transportonin mbeturina në Korenë e Jugut gjatë natës, tha Seuli...
Pamje nga ajri i qytetit Gotteshofen në Gjermani pas shirave të mëdha më 2 qershor 2024. GJERMANIA- Një zjarrfikës ësht&...
Kancelari gjerman Olaf Scholz. GJERMANIA- Vendimi i NATO-s së voni për ta përforcuar kufirin e vet lindor ka për qëllim ta frenoj&...
Mahmoud Ahmadinejad e dorëzon kandidaturën për president të Iranit në Teheran, 1 qershor 2024. IRANI- Ish-presidenti i Iranit, Mah...
Foto ilustruese SERBIA- Qytetarët serbë po votojnë më 2 qershor në zgjedhjet lokale në Beograd dhe në 88 qytete dhe komu...
Foto Ilustruese KOSOVË- Policia e Kosovës ka njoftuar se ditën e shtunë ka kryer disa kontrolle në shtatë lokacione në k...
TURQI- Një godinë është shembur mëngjesin e sotëm në Stamboll, ndërkohë që arsyet nuk dihen ende. Deri m&eum...
Keir Starmer ANGLI- Udhëheqësi laburist i Britanisë Keir Starmer, partia e të cilit është favorit për të fituar zgj...
MEKSIKË- Pothuajse njëqind milionë votues po përgatiten sot për të zgjedhur presidentin e parë në historin&e...