“Spiunët” brenda institucioneve nuk po funksionojnë, vetëm 2 raste sinjalizimi në ILDKPKI në 2025
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) raporton se gjatë vitit 2025 ka vijuar ...
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) raporton se gjatë vitit 2025 ka vijuar ...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Lozhan, ku mbeti i vrarë nj&e...
Kanë dalë pamjet nga ngjarja e rëndë e regjistruar mëngjesin e kësaj të enjte në Maliq, ku u vra me armë zjarri g...
Violand Braçellari, i cili vrau me armë zjarri efektivin e Forcave Shqiponja Enea Mekolli gjatë një operacioni mëngjesin e së ...
Presidenti Bajram Begaj ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje në Maliq, ku gjatë...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka dënuar ngjarjen e rëndë që ndodhi në Maliq ku gjatë një operacioni u vra nj...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv i Policisë humbi jetën gjat...
Violand Bracellari, autori i ngjarjes së rëndë Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Lozhanit në Maliq ku një efektiv i forcave ‘Shqiponjave’ ka mbetur i ...
Zbardhen detaje rreth profilit të autori ttë ngjarjes në Maliq, që vrau një polic dhe plagosi një tjetër. Violand Bracellar...

SHBA- Festa e 4 korrikut, Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka në bazë të saj ushqimet dhe kulturën amerikane: paradat, gatimet në mjedise të hapura shoqëruar me birrë të ftohtë dhe sigurisht fishekzjarret.
Pushimet që përkojnë me 4 korrikun dhe fundjavën pas, pritet të sjellin një rekord të ri, sa i përket njerëzve që do të udhëtojnë.
Agjencia amerikane që merret me çështje të sigurisë së transportit, TSA, parashikon që oficerët e saj do të kontrollojnë më shumë se 3 milionë udhëtarë në aeroportet amerikane të dielën, duke thyer rekordin që ishte vendosur më 23 qershor.
Sipas autoriteteve numri i udhëtarëve do të jetë 5% më i lartë se sa ishte verën e kaluar. Po ashtu më shumë se 60 milionë njerëz pritet të udhëtojnë me makinë gjatë periudhës së pushimeve.
Ekspertët thonë se për rritjen e udhëtimeve ka një ndikim edhe rënia e lehtë e inflacionit edhe pse amerikanët mbeten të shqetësuar për ekonominë.
Paralajmërimet për temperatura të larta kanë bërë që amerikanët të rimendojnë planet e tyre të udhëtimit të 4 korrikut dhe kanë shkuar drejt vendeve më të freskëta ose drejt destinacioneve pranë ujit, treguan të dhënat nga Booking.com, sipas agjencisë së lajmeve Reuters.
Për periudhën 3 korrik deri më 7 korrik, Panama City Beach në Florida, shënoi një rritje prej 32% në rezervime, ndërsa Myrtle Beach në Karolinën e Jugut regjistroi një rritje prej 30%.
Kompania “United Airlines” pret që kjo fundjavë të jetë më e ngarkuara në histori dhe prishmëritë janë të fluturojë mesatarisht 520 mijë njerëz.
Festa e 4 korrikut në përgjithësi bashkon amerikanët në dashurinë e tyre të përbashkët për vendin, festimet e këtij viti ndodhin teksa ka një polarizimi të thellë politik për zgjedhjet presidenciale.
Dita e Pavarësisë përkujton 4 korrikun e vitit 1776, kur Kongresi Kontinental miratoi bashkarisht Deklaratën e Pavarësisë, një dokument përmes së cilit kolonitë amerikane njoftuan shkëputjen nga Britania e Madhe.
Një vit më vonë, sipas Bibliotekës së Kongresit, në Filadelfia pati festime spontane për të shënuar përvjetorinë e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara.
Gjatë periudhave të zhvillimit të kombit, festimet nuk u bënë të zakonta deri pas luftës së vitit 1812. Biblioteka e Kongresit vë në dukje se ceremonitë përuruese për veprat kryesore historike në shekullin e 19-të, si kanali Erie në Nju Jork dhe hekurudhat në Baltimore dhe Ohajo, ishi planifikuar të përkonin me veprimtaritë festive të 4 korrikut.
Ndezja e fishekzjarreve ka qenë pjesë e festimeve të Ditës së Pavarësisë që në krye të herës.
John Adams, një prej etërve që themeluan Amerikën, e kishte të qartë se çfarë domethënie do të kishte kjo festë.
Përkujtimi i pavarësisë së Amerikës “duhet të kremtohet plot madhështi, me parada, shfaqje, lojëra, sporte, kambana, zjarre, dhe ndriçime nga njëri skaj i kontinentit tek tjetri, tani dhe përgjithmonë”, shkruante ai në një letër drejtuar bashkëshortes, Abigail në 3 korrik të vitit 1776./VOA
Në një praktikë prej dekadash, disa parti politike kryesore po bashkëpunojnë në një përpjekje për të bllokua...
BRITANIA E MADHE- Votuesit në Britani të Madhe votojnë sot në zgjedhje parlamentare që pritet të largojnë nga qeverisja par...
KOSOVË- Ministria e Mbrojtjes së Kosovës ka mohuar deklaratat e presidentit serb Aleksandar Vuçiç, i cili pretendoi se dronë...
SERBI- Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiç tha se policia serbe e ka arrestuar një person të dy...
Viktor Orban HUNGARI- Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, do të udhëtojë për në Moskë më 5 korrik, për t&r...
ITALI- Disa automjete të blinduara që po transportonin tre milionë euro në zonën e Puglias në Itali janë sulmuar nga n...
ANGLI- Aminan Rahman përballet me burgim të përjetshëm në Londër pasi mbyti për vdekje bashkëshorten Suma Begum dhe m&...
Annalena Baerbock GJERMANI- Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock ka deklaruar gjatë një debati në Bundestagun gjerman, se Rusia ...
Foto ilustruese UKRAINA- Ushtria e Ukrainës ka pranuar se është tërhequr nga pjesë të qytezës kyçe të &Ccedi...
SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden e ka konfirmuar se nuk do të largohet nga gara për president dhe se do të vazhdojë deri në fund. ...