Korçë, studentët vijojnë bojkotin e auditorëve, në mbështetje edhe pedagogë
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
MAQEDONI- Analistët në Maqedoninë e Veriut thonë se autoritetet shtetërore, institucionet arsimore dhe komuniteti fetar duhet të veprojnë për luftuar ekstremizmin fetar. Sipas tyre duhen identifikuar personat e prirur për dhunë apo pjesëmarrje në akte terroriste siç ishte rasti me një 19-vjeçar në Vjenë të Austrisë, prindërit e të cilit kishin origjinën nga Gostivari. Sipas analistëve, duhet bërë më tepër për riintegrimin e të kthyerve apo të burgosurve për pjesëmarrjen e tyre në luftërat e vendeve të Lindjes së Mesme.
Shoqëria civile në Maqedoninë e Veriut është angazhuar në procesin e riintegrimit të personave të rikthyer nga luftërat në Lindjen e Mesme. Por, siç vëren Samet Shabani i njërës prej orgnizatave joqeveritare, procesi nuk është treguar aq i sukseshëm. Rastin e fundit në Vjenë ai e shikon si rezultat i një krize të identitetit dhe të mospërshtatjes me ambientin në vendet e Perëndimit ku kanë lindur dhe jetojnë ata persona me origjinë nga Maqedonia e Veriut dhe rajoni.
Ai e quan këtë gjendje alarmante, ndërsa sugjeron që sistemi arsimor dhe bashkësitë fetare, si në vendet prëndimore ose këtu në Maqedoninë e Veriut duhet të bëjnë shumë më tepër për shmangien e atyre njerëzve nga tendencat e radikalizimit.
”Puna e bashkësive fetare, narracioni që krijohet nga bashkësitë fetare ndër vite ka të bëjë shumë me këto situata të cilat ne sot kur ballafaqohemi me këto lloj konsekuencash, ku një i ri pretendon se mund ta fitojë parajsën duke ua bërë jetën ferr të tjerëve”, thotë zoti Shabani.
Analisti Selim Ibrahimi, njohës i çështjeve të sigurisë e shikon ngjarjen e fundit në Austri si një kërcënim ndaj jetesës moderne në përgjithësi. Ai vlerëson se celulat e heshtura të organizatave terroriste kanë aftësi për kryerjen e akteve terroriste:
”Rritja e radikalizmit mund të bëhet nga grupe individuale dhe të vogla. Andaj duhet bërë shumë punë nga organizatat fetare të komunitetit shqiptar në shtetet e BE-së, si hapa për të ulur këtë forcë të radikalizmit që ka filluar. Ajo që duhet bërë është që në mësimet fetare feja të praktikohet dhe të përdoret si formë e individit për t’u lidhur jo me organizatat fetare ekstremiste por për qëllimin që e ka fej”, komenton zoti Ibrahimi.
Qindra shtetas të Maqedonisë së Veriut në vitet e fundit i janë bashkuar Shtetit Islamik. Një pjesë e atyre që u kthyen u dënuan me burg, por politika e riintegrimit të tyre nuk u tregua mjaft e suksesshme.
Samet Shabani vëren se radikalizimi i kësaj kategorie personash zë vend edhe nëpër burgje.
”Disa nga ta tashmë janë kthyer, disa e kanë përfunduar vuajtjen e burgut dhe tash një ballafaqim tjetër të cilin e përjeton shoqëria dhe institucionet publike është radikalizimi i mëtejshëm, qoftë në periudhën e burgut dhe atë pas burgut. Hapat që janë ndërmarrë për procesin e riintegrimit të këtyre rasteve janë relativisht të dobëta. Nevojitet një qasje shumë më efikase sidomos nga institucionet publike”, thotë Shabani.
“Mendoj se shqiptarët kanë një zgjidhje këtë radikalizëm andaj mënyra e vetme është predikimi i fejës si mënyrë për të ecur përpara dhe jo për të dominuar dhe bërë akte terrorizmi në BE ose në vendet tjera”, thekson Ibrahimi.
Analistët mendojnë se radikalizimi apo rekrutimi i të rinjve bëhet shumë më tepër nëpërmjet rrjeteve sociale sesa nëpërmjet bashkësive fetare.
Megjithatë, me ligjin për dënimin e atyre shtetasve të përfshirë në ushtritë dhe luftërat e huaja dhe me dobësimin e Shtetit Islamik, vlerësohet se numri i shtetasve të Maqedonisë së Veriut në organizatat terroriste të Lindjes së Mesme është ulur dukshëm në këto vitet e fundit./VOA
Stervitje AUSTRALI- Vrapuesit nga organizata Projekti për Maratonën e Indigjenëve ushtrojnë aktivitetin e tyre prej 15 vitesh. Ata jan&...
Abbas Araghchi IRAN- Abbas Araghchi, ish-negociatori i Iranit për çështje bërthamore, diplomat i edukuar në Perëndim, ë...
TURQI- Një zjarr i madh ka rënë në lagjet Avcılar dhe Ümraniye të Stambollit. Siç raportohet zjarri i rënë n&eu...
GREQI- Tymi i zi ka “mbytur” Atikën në Greqi, ndërsa zjarret vazhdojnë të përhapen në Megara dhe Varnava. Peiza...
UKRAINË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, konfirmoi në mënyrë indirekte një aksion të guximshëm ushtarak n&...
Usha Vance SHBA- Kandidati republikan Donald Trump muajin e kaluar njoftoi përzgjedhjen e Senatorit të Ohajos JD Vance si kandidat të republ...
Paris FRANCË- Autoritetet franceze evakuuan Kullën Eiffel pasi një burrë u pa duke u ngjitur në monument disa orë përpar...
Varrimi KOSOVË- Faton Hajrizi është varrosur sot në fshatin e tij të lindjes në Klinë të Ulët në Skë...
ATHINË- Zjarre masive kanë rrethuar në kryeqytetin grek. Siç raportohet zjarre të mëdha kanë shpërthyer njëkoh&...
Foto ilustruese SHBA- Mikroplastika dhe nanoplastika janë kudo. Pjesët e vogla të plastikës janë gjetur në ç...