Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy dënoi përdorimin nga ana e Rusisë të një rakete të re, të shpejtë dhe të fuqishme, për të sulmuar qytetin e Dnipros të enjten. Ai e quajti atë një "aventurë bërthamore" dhe një përshkallëzim të fortë të luftës. Sulmi ka rritur frikën për një fazë të re e të rrezikshme të luftës. Në një fjalim të tij më vonë, Presidenti rus Vladimir Putin konfirmoi përdorimin e një rakete balistike me rreze të mesme veprimi.
Zoti Zelenskyy e cilësoi sulmin si një shenjë të strategjisë më të gjerë të Moskës, duke thënë: "Është e qartë se Putini po përdor Ukrainën si një terren provash për armët që kërcënojnë botën".
Komentet e tij nënvizuan alarmin në rritje në Kiev për dislokimin e sistemeve të avancuara raketore ruse kundër objektivave civile. Në fjalimin e tij, zoti Putin e cilësoi përdorimin e raketës ‘Oreshnik’ me aftësi bërthamore, si një provë rutinë brenda konfliktit.
"Federata ruse testoi një raketë balistike me rreze të mesme, të njohur si Oreshnik, gjatë operacionit të saj në Ukrainë", tha ai.
Ai ofroi pak detaje teknike rreth sulmit. Analistët thanë se përdorimi i raketës dhe fakti që zoti Putin e pranoi sulmin, duket se synojnë t'i tregojnë NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara aftësitë ushtarake të Rusisë. Kjo shënoi herën e parë që Rusia pranon hapur përdorimin e një rakete të tillë gjatë luftës.
Ish-ambasadori i Ukrainës në Shtetet e Bashkuara Valeriy Chaly, e cilesoi sulmin si një "fazë të re" të agresionit rus. Duke folur për Zërin e Amerikës ai theksoi se sulmi nuk ishte vetëm një sfidë për Ukrainën, por edhe për aleatët e saj perëndimorë.
"Kjo nuk ka të bëjë vetëm me Ukrainën", tha zoti Chaly. “Është një sfidë për sistemin evropian të sigurisë dhe për Shtetet e Bashkuara. Moska po sinjalizon gatishmërinë e saj për t'i përshkallëzuar tensionet në mënyrë dramatike për të ndikuar në Perëndim”.
Ai tha se përgjigja ndaj sulmit “duhet të jetë e qartë, e bashkuar dhe vendimtare – çdo gjë më pak, rrezikon të inkurajojë Rusinë dhe të rrezikojë sigurinë globale”. Udhëheqësit perëndimorë e dënuan sulmin. Kryeministri britanik Keir Starmer e cilësoi atë "të papërgjegjshëm dhe të rrezikshëm", ndërsa zëdhënësi i Çështjeve të Jashtme të BE-së, Peter Stano, e cilësoi atë si një "përshkallëzim domethënës" të taktikave të Rusisë./ VOA
anijet qe furnizohen me nafte RUSI- Rusia raportohet të ketë furnizuar Korenë e Veriut me më shumë se një milion fuçi ...
kim jong un KOREJA E VERIUT- Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un akuzoi Shtetet e Bashkuara për shtim të tensioneve dhe...
pam bond SHBA- Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, ka emëruar prokuroren veterane Pam Bondi si zgjedhjen e tij të re për...
BEOGRAD- Presidenti serb Aleksandar Vuçiç dhe kryeministri sllovak Robert Fico, gjatë takimit tyre ditën e sotme në...
RUSI- Kremlini ka mohuar raportet se kishte informuar SHBA-në përpara se të godiste Ukrainën me raketa balistike me rreze të...
Vlaidmri Putin RUSI- Vladimir Putin ka thënë se Rusia gjuajti një raketë balistike eksperimentale në një zonë ushtarake ...
Jair Bolsonaro BRAZIL- Autoritetet braziliane kanë paditur ish-presidentin Jair Bolsonaro, duke e akuzuar atë për "njohje të plotë...
SHBA- Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump ka reaguar në lidhje me tërheqjen e të nominuarit të tij për prokuror të përgj...
BRUKSEL- Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikën e jashtme dhe sigurinë, Josep Borrell, vlerësoi sot se duh...
RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin e ka konfirmuar se se sulmi i mëngjesit të sotëm në qytetin qendror të Ukrainës, Dnipro...